Gjashtë vjet nga kur, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u pranua në familjen e përfaqësuesve të kombësive Evropiane dhe u bë anëtarе е barabartë e Unioni Federativ i Kombësive Evropiane (FUEN). Meritë e veçantë për pagesën e anëtarësimin tonë në FUEN ka Lëvizja Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut nga Kanadaja me Kryetar z. Bill Nikollov i cili ndihmon që Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë të jetë anëtare e barabartë e Unioni Federativ i Kombësive Evropiane (FUEN), për të cilën ne shprehim mirënjohje të veçantë.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tirana u bë anëtare e barabartë e Bashkimit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) në kongresin e FUEN të mbajtur më 15.05.2015 në Komotini, Greqi, organizuar nga Federata e Turqve nga Thrakina Perëndimorë në Evropë, Shoqata e Studentëve të Diplomuar të Minoriteteve të Trakës Perëndimore dhe Partia për Miqësi, Barazi, Paqe. Prej atëherë e deri më sot, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tirana jep një kontribut të madh në regjistrimin dhe kapërcimin e një numri çështjesh me interes për Maqedonasit në Shqipëri. Vazhdimisht punon për mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të maqedonasve në Shqipëri.
Për më tepër, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tirana mer pjesë rregullisht në këto gjashtë vjet në të gjitha kongreset e FEUN. Kështu, ne ishim të pranishëm dhe morëm pjesë aktivisht në punën e kongresit në Wroclaw, Poloni më 21 maj 2016, pastaj në Cluj-Napoca, Rumani më 20 maj 2017, si dhe në Leuvarden, Hollandë, më 23 qershor 2018 dhe në 15 qershor 2019 në Bratislava, Sllovaki, dhe për vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, asambleja u organizua dhe u zhvillua në internet. Në të gjitha kongreset, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tirana paraqiti rezoluta, përmbajtja dhe qëllimi i të cilave ishte të përmirësonin jetën e maqedonasve në Shqipëri dhe të gjitha u fituan nga Unioni Federativ i Kombësive Evropiane (FUEN). Ato janë dërguar në të gjitha institucionet ndërkombëtare në lidhje me çështjet e pakicave, si dhe në institucionet shtetërore të Shqipërisë. Sa dhe nëse këto rezoluta kontribuojnë në përmirësimin e pozitës së maqedonasve në Shqipëri do të jetë hapi tjetër që do të hedhim në kongresin e ardhshëm të FUEN.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, si anëtare e barabartë e FUEN dhe si pjesë e grupit punues të pakicave sllave në Evropë, ngre në mënyrë aktive çështjen e maqedonasve në Shqipëri në skenën ndërkombëtare. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me këtë rast shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për të gjithë anëtarët e Unionit Federativ i Kombësive Evropiane (FUEN) për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar për interesat e pakicës maqedonase në Shqipëri. Në të njëjtën kohë dërgojmë urime të sinqerta anëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të Shoqatës Maqedonase “Ilinden” -Tiranë për gjashtë vjetorin e anëtarësimit në organizatën më të lartë të pakicave në Evropë, duke dëshiruar të vazhdojmë të punojmë në mënyrë të qartë dhe këmbëngulëse për interesat dhe kërkesat e maqedonasve në Shqipëri. Të shumëfishojmë jubileët dhe miqësitë tona me të gjitha kombet dhe pakicat në botë.
Me respekt,
Nikolla Gjurgjaj
Kryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë