Etiketë: <span>Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë</span>

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me pikëllim dhe dhimbje të madhe mori lajmin e tmerrshëm të humbëjes të 46 shtetasve maqedonas

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, me pikëllim dhe dhimbje të madhe mori lajmin e tmerrshëm të humbëjes të 46 shtetasve maqedonas. Në emër të Minoritetit Maqedonas në Republikën e Shqipërisë shprehim ngushëllimet tona për familjarët e 46 viktimave të aksidentit automobilistik. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe u uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Fatri Fetahu emërohet kryetar, Ylli Halilaj emërohet nënkryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, në bazë të Statutit dhe në përputhje me kompetencat e tij më 7 nëntor 2021 ka miratuar:

  1. Kryetar të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë, Fatri Fetahu me mandat nga 2021 – 2025.
  2. Nënkryetar të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë, Yli Halilaj me mandat nga 2021 – 2025.

Fatri Fetahu ka lindur në fshatin Trebisht, zona e Gollobordës, me vendbanim në fshatin Trebisht zona e Gollobordës. Fetahu është anëtar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë që nga viti 2015, aktivist i pakicës kombëtare maqedonase në zonën e Golobërdës. Nga viti 2019 deri në vitin 2021 ka qënë nënkryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollbordë, dhe njëkohësisht është dhe korrespondent i gazetës maqedonase “Ilinden”. Në vitin 2016, Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Tiranë i dha falenderimin “Ilinden”.

Ylli Halilaj ka lindur në fshatin Trebisht, zona e Gollobordës, me vendbanim në fshatin Trebisht, zona Gollobordë. Halilaj nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, aktivist i pakicës kombëtare maqedonase në zonën e Gollobordës. Nga viti 2015 deri në vitin 2021 ka qënë kryetar i Shoqatës maqedonase “Ilinden” – Dega Gollobordë. Në vitin 2011, Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Tiranë i dha falenderimin “Ilinden”

Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë në mandatin 2021 – 2025, do të punojë në realizimin e detyrave dhe projekteve të filluara nga Shoqata Maqedonase “Ilinden” – Tiranë. Kryesia e re e Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë dhe anëtarët në zonën e Gollobërdës do të punojnë për mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe fetar të pakicës kombëtare maqedonase në zonën e Gollobërdës si dhe promovimin maqedonasve në zonën e Gollobërdës.

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendimin e Qeverisë, për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendimin e Qeverisë, miratuar më 18 shtator 2021 për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash). Në të njëjtën kohë, në emër të minoritetit maqedonase nga ajo zonë, falënderojmë Qeverinë e Shqipërisë për këtë Vendim. Ky vendkalim kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash) midis Shqipërisë dhe Kosovës do të jetë me përfitim të madh për banorët e zonës së Gorës, pasi hap mundësinë për një bashkëpunim më të madh tregtar dhe të përgjithshëm midis banorëve të zonave kufitare. Ky vendim do të ndihmojë komunitetin maqedonas në zonën e Gorës që të forcojë ekonominë e banorëve dhe të mundësojë zhvillimin e zonës së Gorës.

Shoqata maqedonase “Ilinden” -Tiranë i jep mbështetje të plotë Rezolutës së propozuar nga VMRO-DPMNE

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i jep mbështetje të plotë Rezolutës për vijat e kuqe maqedonase të propozuar nga VMRO-DPMNE e cila mbron identitetin. Rezoluta është fryt i bashkpunimit të përbashkë midis Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, Universiteti Shën. Kirili dhe Metodi në Shkup, dhe Kisha Orthodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit për linjat e kuqe kombëtare, rreth të cilave nuk duhet të ketë kompromis. Shoqata maqedonase “Ilinden” -Tiranë u bën thirrje të gjitha partive politike në Maqedoni dhe ju bën thirrje të gjitha organizatave maqedonase në botë që të mbështesin këtë Rezolutë. Gjuha, identiteti kombëtar dhe historia maqedonase nuk duhet të jenë pjesë e asnjë negocimi.

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Shoqërinë Civile

Maqedonasit në Shqipëri për herë të parë kanë një anëtar në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile, një institucion i krijuar nga Qeveria në vitin 2015.

Pas votimit në internet, Nikolla Gjurgjaj, kryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, u zgjodh antarë në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile cili është përfaqësuesi i vetëm nga pakicat.

Falënderim të veçantë për të gjitha organizatat që votuan për mua dhe më mbështetën për të qenë anëtar i Këshillit. Në mandatin tre-vjeçar si anëtar i pakicës kombëtare maqedonase, unë do të jem zëri i pakicave të tjera kombëtare në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile.

Qëllimi është demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE. Më konkretisht, misioni themelor i këtij Këshilli është garantimi i bashkëpunimit institucional me organizatat e shoqërisë civile për të mirën dhe në funksion të zgjerimit të demokracisë, thotë Gjurgјaj.

Kryetare e Këshillit është Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale antarë janë dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Nisma për krijimin dhe organizimin e Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile u mor nga qeveria, siç thuhet në vendimin e gjashtë viteve më parë, pasi njohu nevojat dhe synimet për përafrimin e legjislacionit, por jo vetëm në strukturat shtetërore, por edhe për më shumë funksionimi preciz i shoqërisë civile.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër sjelljen fyese të eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski ndaj Maqedonisë dhe Maqedonasve

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër sjelljen fyese të eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski i cili thotë se “Maqedonia është Bullgare”! Shoqata Maqedonase “Ilinden” -Tiranë e konsideron deklaratën e Xhambaski se populli maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk ekzistojnë si fashiste! Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë hedh poshtë politikën nacional-shoviniste të Sofjes ndaj popullit maqedonas në tërësi, duke mos njohur të drejtën e saj universale të patjetërsueshme për vetëvendosje dhe vetëidentifikim të shtetit të Maqedonisë!

Koordinatoria e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun e Elbasanit, Elsa Xhelili mori pjesë në tryezën e rrumbullakët për pakicat kombëtare në Elbasan (VIDEO)

Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Shqipëri i cili synon të rrisë cilësinë e përfaqësimit në organet e zgjedhura të vetëqeverisjes lokale. Shoqata e Komunitetit Malazez së bashku me 7 organizata të tjera si pjesë e këtij projekti, më 24 maj 2021, mbajti një tryezë e rrumbullakët në qytetin e Elbasanit me përfaqësues të të gjitha pakicave që jetojnë në Qarkun e Elbasanit. Puna bashkoi bashkësitë e ndryshme etnike që bashkëjetojnë në territorin e Qarkut të Elbasanit.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte të theksohet cilësia e përfaqësimit të secilit komunitet në organet e zgjedhura të vetëqeverisjes lokale. Përmirësimi i kësaj përqindjeje do të arrihej përmes diskutimeve dhe zgjidhjeve të mundshme. Prezantim jashtëzakonisht cilësor dhe produktiv u përgatit nga moderatori kryesor, Profesor Kristaq Kume. Ai është një ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një ekspert i jashtëzakonshëm për çështjet e zgjedhjeve dhe kreu i Institutit Zgjedhor.

Shoqata Maqedonase “Ilinden” -Tiranë ishte gjithashtu e pranishme në këtë tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesen  Znj. Elsa Xhelili, koordinatore për Qarkun e Elbasanit.