Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, vendimin e Komitetit Teknik i Ekspertëve për të karantinuar çdo person që hynë në territorin e Shqipërisë nga Maqedonia e konsideron të gabuar
Vendimi i Komitetit Teknik i Ekspertëve për të karantinuar për një periudhë dy javore çdo person që hynë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Maqedonia është një vendim i shpejtuar dhe i gabuar, pasi këto ditë shifrat e infektuarve janë në ulje. Ky vendim ekonomikisht penalizon banorët të cilat jetojnë në kufirin shqiptaro-maqedonas nga Prespa deri në Gollobërdë të Dibrës, të cilat duke përfituar nga afërsia e kufirit me Maqedoninë e kanë lidhur jetën e tyre me punë sezonale dhe aktivitete të tjera në rajonet kufitare të Maqedonisë. Për këta banor të ardhurat e sigurura nga puna sezonale në Maqedoni në disa muaj, janë të vetmet të ardhura për familjet e tyre. Komitetit Teknik i Ekspertëve duhet sa më shpejtë brenda javës ta rivlerësojë këtë vendim, pasi numri i të infektuarve në Maqedoni është në ulje dhe nuk e justifikon marrjen e këtij vendimi.