Shoqata maqedonase “Ilinden” -Tiranë është befasuar nga informacioni i sajuar në emisionin “Fshatrat e Shqipërisë”

Më 8 maj 2021, një emision për fshatin Kërçisht i epërm u transmetua në televizionin Top Channel. Pas publikimit të këtij emisioni për fshatin Kërçisht i epërm i cili ndodhet në afërsi të Maqellarës, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë reagon ndaj informacionit të sajuar në emisionin “Fshatrat e Shqipërisë” nga gazetarja Ilnisa Agoli.

Në emision janë paraqitur të pavërtetë historike se vllehët jetonin në fshatin Kërçisht i epërm, kështu shtrembërohet e vërteta, se maqedonasit janë ata që jetuan, studiuan, ndërtuan kisha në këtë fshat. Të dhënat në lidhje me emërtimin e kishave dhe të kaluarën e tyre janë gjithashtu të trilluara.

E njëjta gjë vlen edhe për shmangien e qëllimshme të mbishkrimeve në varrezat fshatin Kërçisht i epërm, ku do të shikoheshin qartë se ishin emra dhe mbiemra maqedonas.

Me këtë rast, dëshirojmë t’i referohemi dokumentacionit origjinal që i referohet për fshatin Kërçisht i epërm, të cilin autorët patjetër duhet ta kenë parasysh. Përveç nëse qëllimi i tyre ishte të falsifikonin historinë dhe të vërtetën. Dhe në emër të së vërtetës do të tregojmë një dokument origjinal nga dokumentacioni i shumtë për këtë fshat.

VDEKJE FASHIZMIT

LIRI POPULLIT

Tiranë më 11/2/1946

REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARËSIMIT

Nr. Prot 92/13

Shkurtimi: Mbi hapjen e shkollës maqedonase në Kërçisht

Gjegje shkr. Nr. 316 dt 28.01.1946

KOMITETIT EKZEKUTIV TË PREFEKTURËS

(Seksionit të Arsimit)

PESHKOPI

Merret parasysh lutja e banorëve të katundit Kërçisht i epërm për çeljen e njij shkolle në gjuhë maqedonisht në atë katund. Në shkollën në fjalë mësimet do të zhvillohën në gjuhë maqedonisht, por që prej klasës së 3 të fillore e nalt do të bhen edhe nga tri orë gjuhë shqipe në javë. Shkolla do të veprojë si mbas programës regullorevet e ligjevet të Shtetit tonë.

MINISTRI I ARSIMIT:

(Prof. Kostaq Cipo)

Kryeministrisë

Drejt. Ars. Fillor

Zyrës Personelit

Tiranë

Për njoftim

MINISTRI I ARSIMIT:

(Prof. Kostaq Cipo)

Kryesia e Këshillit të Ministrave

Nr. 254  12.02.1946

Nëse autorët e emisionit do të përpiqeshin të gjenin të paktën një dokument në lidhje me historinë e fshatin Kërçisht i epërm në Maqellarë, ata do të kishin ditur që çdo vit të Shtunën e parë pas Ditës së Shpëtimit, maqedonasit mblidhen në fshat në takim të përbashkët që prej  10  viteve.

Në emër të tyre, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë fton të gjithë të interesuarit të dëgjojnë historinë dhe të vërtetën rreth fshatit Kërçisht i epërm në Maqellarë për t’u bashkuar me Maqedonasit në takimin vjetor në kishën e Shën. Dhimitrit në fshatit Kërçisht i epërm.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë është befasuar nga kuazi “informacionet” që në këtë emision ju ishin servirur teleshikuesve Shqipëtarë, cka ka bërë që profesioni i gazetarise në Shqipëri të jetë  diletant dhe i padenje për respekt.