Hapet votimi Online për zgjedhjen e pesë anëtarëve përfaqësues të shoqërisë civile në Këshill
RREGULLAT E VOTIMIT ONLINE:
1.Subjekti/Organizata duhet të votojë vetëm një herë kandidatin e preferuar për secilën për fushë.
2.Në rast të konstatimit të përsëritjes së votës në votimin online, do të vlerësohet “votë e vlefshme” vetëm votimi i fundit.
Komisioni Teknik i AMShC-së pranë KKShC-së në përfundim të afatit të kontestimit të listës paraprake, shpall listën përfundimtare të kandidaturave për zgjedhjen e pesë anëtarëve përfaqësues të shoqërisë civile në Këshill, vakanca të krijuara për shkak të përfundimit të mandateve 3-vjeçare për:
- 3 (tre) anëtarë në Fushën e veprimit A.
“Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE”
- 2 (dy) anëtarë në Fushën e veprimit B.
“Zhvillimi ekonomiko-territorialo-mjedisor”
LISTA PËRFUNDIMTARE EMËRORE E KANDIDATËVE PËR T’U VOTUAR ONLINE
Fusha e veprimit A.
“Demokratizimi, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe integrimi në BE”
- Nikolla Gjurgjaj
Shoqata Maqedonase “Ilinden” – Tiranë
2. Altin Hazizaj
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) – Tiranë
3. Majlinda Driza
Qendra për Zhvillim dhe Promovim Social – Vlorë
4. Mirela Juka
Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA) – Tiranë
Fusha e Veprimit B.
“Zhvillimi ekonomiko-territorialo-mjedisor”
- Sajmir Farrici
Shoqata Shpresë për të Verbërit – Tiranë
- Vladimir Thano
Pro Youth – Tiranë
- Xhimi Vila
Shoqata Ressegnatia – Elbasan
Komisioni Teknik i AMShC-së shpall të hapur procesin e VOTIMIT ONLINE për periudhën 8-ditore nga data 25 maj – 1 qershor 2021, i cili aksesohet në linkun: www.amshc.gov.al/kkshc