Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër sjelljen fyese të eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski ndaj Maqedonisë dhe Maqedonasve
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër sjelljen fyese të eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski i cili thotë se “Maqedonia është Bullgare”! Shoqata Maqedonase “Ilinden” -Tiranë e konsideron deklaratën e Xhambaski se populli maqedonas dhe gjuha maqedonase nuk ekzistojnë si fashiste! Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë hedh poshtë politikën nacional-shoviniste të Sofjes ndaj popullit maqedonas në tërësi, duke mos njohur të drejtën e saj universale të patjetërsueshme për vetëvendosje dhe vetëidentifikim të shtetit të Maqedonisë!