vestial

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë emëron znj. Elsa Xhelili, koordinatore për Qarkun e Elbasanit

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgјaj, bazuar në statutin dhe në përputhje me kompetencat e tij më 06/05/2021, vendosi të emërojë znj. Elsa Xhelili kordinatore e Shoqatës Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë për Qarkun e Elbasanit. Znj. Elsa Xhelili ka lindur në f. Trebisht zona e Gollobordës dhe banuese në f. Thanë, Njësia administrative Gjergjan, Qarku i Elbasanit. Që nga viti 2020 znj. Elsa Xhelili është anëtar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe aktivist i pakicës kombëtare maqedonase në Shqipëri. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i uron suksese si Kordinatore e Shoqatës Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë për Qarkun e Elbasanit.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron Gëzuar Pashkët

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron Gëzuar Pashkët. Gëzuar festën dhe për shumë vite. Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për punët tona, për familjet tona, për të ardhmen tonë. Në këtë ditë të Pashkës mendja dhe zemra jonë është tek njerëzit që kanë më shumë nevojë, tek ata që ndihen të vetmuar, ata që kanë humbur shpresën dhe besimin për një të ardhme më të mirë.
Krishti u Ngjall!
Vërtetë u Ngjall!

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i fton të gjithë maqedonasit në Qarkun e Korçës të dalin masivisht dhe të votojnë për Vasil Sterjovski (VIDEO)

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i fton të gjithë maqedonasit në Prespë, Korçë, Pogradec, Devoll si dhe në të gjithë Qarkun e Korçës, pavarësisht nga përkatësia politike, të dalin masivisht dhe të votojnë për Vasil Sterjovski numër 12 dhe PS të Shqipërisë numër 12 në zgjedhjet parlamentare që në datën 25 prillit 2021

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, vendimin e Komitetit Teknik i Ekspertëve për të karantinuar çdo person që hynë në territorin e Shqipërisë nga Maqedonia e konsideron të gabuar

Vendimi i Komitetit Teknik i Ekspertëve për të karantinuar për një periudhë dy javore çdo person që hynë në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Maqedonia është një vendim i shpejtuar dhe i gabuar, pasi këto ditë shifrat e infektuarve janë në ulje. Ky vendim ekonomikisht penalizon banorët të cilat jetojnë në kufirin shqiptaro-maqedonas nga Prespa deri në Gollobërdë të Dibrës, të cilat duke përfituar nga afërsia e kufirit me Maqedoninë e kanë lidhur jetën e tyre me punë sezonale dhe aktivitete të tjera në rajonet kufitare të Maqedonisë. Për këta banor të ardhurat e sigurura nga puna sezonale në Maqedoni në disa muaj, janë të vetmet të ardhura për familjet e tyre. Komitetit Teknik i Ekspertëve duhet sa më shpejtë brenda javës ta rivlerësojë këtë vendim, pasi numri i të infektuarve në Maqedoni është në ulje dhe nuk e justifikon marrjen e këtij vendimi.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbështet kandidatin për Deputet Vasil Sterjovski dhe partinë Aleanca Maqedonase për Integrimin Evropian në koalicion me Partinë Socialiste të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare 25 prillit 2021

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbështet kandidaturën për Deputet të Vasil Sterjovski dhe partinë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në datën 25 prillit 2021. Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE) është në koalicion me Partinë Socialiste të Shqipërisë (PS). Sipas marrëveshjes së koalicionit mes AMIE-së dhe PS-së, kandidat për deputet në listën e PS-së në Qarkun e Korçës është Vasil Sterjovski. Maqedonasit në Shqipëri duhet të vazdojnë të përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë. Кoalicioni AMIE dhe PS do të mundësojë integrimin e maqedonasve në institucionet e qeverisë, zhvillimin ekonomik të zonave ku jetojnë maqedonasit në Gollobordë, Prespë, Gorë, Vërnik dhe gjithë Shqipërinë si mbrojtjen e gjuhës, kulturën dhe zakonet maqedonase. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë fton të gjithë maqedonasit në Prespë, Korçë, Pogradec, Devoll si dhe në të gjithë Qarkun e Korçës, pavarësisht nga përkatësia politike, të dalin masivisht dhe të votojnë për Vasil Sterjovski numër 12 dhe PS numër 12 në zgjedhjet parlamentare dhe të kenë deputetin e tyre në parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet fjalimin në Maqedonisht nga Vasil Sterjovski në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë

Që nga krijimi i shtetit shqiptar në vitin 1912 e deri më sot, mijëra maqedonas jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Popullsia maqedonase në Shqipëri është e organizuar politikisht në partinë e vetme maqedonase, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian. Nga radhët e saj, pakica kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë në Kuvend përfaqësohet nga Vasil Sterjovski. Maqedonasit kanë një përfaqësues të denjë në Kuvend. Më 16 mars 2021, Vasil Sterjovski, për herë të parë në historinë e Parlamentit shqiptar, përshëndeti maqedonasit në Republikën e Shqipërisë në gjuhën e tyre amtare maqedonase. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, këtë fjalim të shkurtër nga Sterjovski e kosideron si një moment historik për pakicën maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Shoqatës Maqedonase “Ilinden” -Tiranë e mirëpret dhe dëshiron të jetë një praktikë në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne shprehim dëshirën tonë që Vasil Sterjovski të sigurojë një mandat të ri në Kuvendin e Shqipërisë dhe të vazhdojë punën për të përmirësuar kushtet e jetesës të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën thirrje minoritetit kombëtar Maqedonas në Shqipërisë të regjistrohën masivisht në Regjistrimin e qytetarëve në atdheun Maqedoni

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe shoqata Maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë, i bën thirrje minoritetit kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë të regjistrohën masivisht në Regjistrimin e qytetarëve në atdheun Maqedoni, i cili zhvillohet në periudhën nga 1 Mars deri më 21 Prill 2021. Vetëregjistrimi i personave kryhet përmes aplikacionit të regjistrimit në web faqen:

https://census.stat.gov.mk/mk/

Dhjetë vjet nga botimi i numrit të parë të gazetës maqedonase “Ilinden”

Dhjetë vjet më parë, më 1 mars 2011 doli numri i parë i gazetës maqedonase “Ilinden” u botua si një numër i dyfishtë (mars / prill). Gazeta maqedonase “Ilinden” është gazetë e Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Për dhjetë, gazeta ka ngjallur interes të madh tek lexuesit maqedonas në Republikën e Shqipërisë, në atdheun Maqedoni, njëkohsisht dhe në diasporën maqedonase në botë.

Sipas letrave të shumta që arrijnë në adresën e postës elektronike të redaksisë si dhe komunikimit përmes profileve të gazetës në rrjetet sociale me lexuesit, vërejmë se në periudhën dhjetë vjeçare gazeta është rritur në një gazetë serioze, lajmet dhe temat e të cilit gjithnjë e më shumë vinë tek pakica kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Gazeta maqedonase “Ilinden” deri më tani ka shtypur 45 numra dhe duke filluar nga marsi 2017, përveç versionit të shtypur, gazeta mund të ndiqet dhe përmes faqes së internet, www.vesnik-ilinden.com Në atë mënyrë, gazeta jonë u bë e disponueshme për publikun e gjerë, për të gjithë maqedonasit në Shqipëri, rajon dhe të gjithë botën.

Nga shtatori 2017 gazeta maqedonase “Ilinden” u standardizua sipas normave ndërkombëtare për revistat e shtypura dhe elektronike me numër ISSN 2522-6282 (në internet) dhe ISSN 2522-4514 (shtypur). Gazeta maqedonase “Ilinden” është dhe pjesë e dy platformave më të mëdha për lajme në Maqedoni www.grid.mk dhe www.daily.mk

Misioni i gazetës sonë mbetet të inkurajojë dhe promvojë gjuhën dhe identitetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Ne mbetemi të sigurt se veprimtaritë tona do të mbështeten në mënyrë adekuate nga institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe nga maqedonasit në të gjithë botën.

Redaksia e gazetës maqedonase “Ilinden” shprehë mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët e saj, të cilët ndihmuan në konceptimin e përmbajtjes tematike dhe vizive të gazetës. Gazeta maqedonase “Ilinden” jep një kontribut të madh për ngritjen e çështjeve me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë, dhe vazhdimisht punon për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të Maqedonasve në Republikë e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, redaksia shprehë mirënjohje për lexuesit besnikë për interesin e treguar për përmbajtjen e ofruar nga gazeta.

Me respekt

Nikolla Gjurgjaj

Kryredaktor i gazetës maqedonase “Ilinden”