vestial

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uroi zgjedhjen e kreut të ri të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i ka dërguar sot një mesazh urimi Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit Joan, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në emrin tim personal, në emër të Shoqatës, si dhe në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase që jeton në Republikën e Shqipërisë, ju shprehim urimet tona për zgjedhjen tuaj të denjë si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, thuhet në letrën e nënshkruar nga Kryetari Nikolla Gjurgjaj.

Shtohet se në periudhën gati tredhjetëvjeçare, si Mitropolit i Mitropolisë së Korçës, ka respektuar të gjithë besimtarët dhe është respektuar nga të gjithë, dhe i urohet “shërbim i gjatë dhe i shkëlqyer si Kryeprift”.

Nën drejtimin tuaj, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë besimi, paqeje dhe vlerash shpirtërore për besimtarët dhe për mbarë shoqërinë shqiptare. Ju përgëzojmë nga zemra, qëndrojmë me shumë respekt dhe dashuri te Zoti, duke ju uruar një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer si Kryeprift.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dërgoi telegrame ngushëllimi Presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski

Kryetari i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj në emër të shoqatës dhe Maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, u dërgoi telegrame ngushëllimi Presidentes Gordana Siljanovska Davkova dhe Kryeministrit Hristijan Mickoski për tragjedinë në Koçan.

Maqedonasit me dhimbje të thellë e kanë pritur lajmin për tragjedinë kombëtare të 16 marsit, ku humbën jetën 59 të rinj dhe shumë të tjerë u plagosën dhe se ndjejnë, pikëllojnë dhe shprehin keqardhje për viktimat.

Në emrin tim personal dhe në emër të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe të Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të thella për ju si Presidente dhe Kryeministër i Maqedonisë dhe për familjet e të ndjerve. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Besojmë se “këto momente të vështira për atdheun tonë Maqedoninë do të kalohen dhe edhe një herë shprehim mbështetjen dhe inkurajimin tonë për tejkalimin e kësaj situate tragjike”.

Në këto momente të vështira zemrat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë janë me ju. Zoti qoftë me familjet e të ndjerve dhe të lënduarve dhe me popullin e Maqedonisë”, thuhet në telegramet e ngushëllimit.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në emër të qytetarëve maqedonas dhe në emrin e vet, shpreh falënderim të thellë për ngushëllimin e shprehur për tragjedinë që ndodhi në Koçani

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në emër të qytetarëve maqedonas dhe në emrin e vet, shpreh falënderim të thellë për ngushëllimin e shprehur për tragjedinë që ndodhi në Koçani, nga:

Sh.T. Mbreti Herald V, Mbreti i Mbretërisë së Norvegjisë
Sh.T. Mbreti Çarls III, Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar
Sh.T. Mbreti Karl XVII Gustaf, Mbreti i Mbretërisë së Suedisë
Sh.T. Mbreti Felipe VI, Mbreti i Mbretërisë së Spanjës
SH.T dr. Aleksander Van Der Belen, Presidenti i Republikës së Austrisë
Sh.T. Ilham Alijev, Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit
Sh.T.  Abdelmaxhid Tebun, Presidenti i Republikës Popullore Demokratike së Algjerisë
SH.S. Luong Kuong, Presidenti i Republikës Socialiste së Vietnamit
Sh.T. Konstantinos Tasullas, Presidenti i Republikës së Greqisë
Sh.T. Vagn Haçatrian, Presidenti i Republikës së Ermenisë
Sh.T. Majkëll D. Higins, Presidenti i Republikës së Irlandës
Sh.T. Serxho Matarela, Presidenti i Republikës Italiane
Sh.T. Kasim-Zhomart Tokaev, Presidentit të Republikës së Kazakistanit
Sh.T. Nikos Kristodoulides, Presidenti i Republikës së Qipros
Sh.T. Sadir Japarov, Presidenti i Republikës së Kirgistanit
Sh.T. Vjosa Osmani Sadriu, Presidentja e Republikës së Kosovës
Sh.T. Andzhej Duda, Presidenti i Republikës së Polonisë
Sh.T. Marselo Rebelo di Soza, Presidenti i Republikës Portugeze
Sh.T. Peter Pelegrini, Presidenti i Republikës së Sllovakisë
Sh.T. Natasha Pirc Musar, Presidentja e Republikës së Sllovenisë
Sh.T. Serdar Berdimuhamedov, Presidenti i Turkmenistanit
Sh.T. Rexhep Taip Erdogan, Presidenti i Republikës së Turqisë
Sh.T. Tomash Shujok, Presidenti i Hungarisë
Sh.T. Zoran Millanoviq, Presidenti i Republikës së Kroacisë
Sh.T. Jakov Millatoviq, Presidenti i Malit të Zi
Sh.T. Petr Pavel, President i Republikës së Çekisë
Sh.T. At Xhon Danlap, Padroni i madh i Rendit Sovran Ushtarak i Shën. Johanit të Jerusalemit, Rodosit dhe Maltës
Sh.T. Andrija Mandiq, Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi
Sh.T. Zhelko Komshiq, anëtar i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës
Sh.T. Denis Beqiroviq, anëtar i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës
Atanas Zafirov, zëvendës kryeministër dhe president i Këshillit Nacional i Partisë Socialiste Bullgare “PSB – E Majta e Bashkuar”
Sh.T. Antonio Guteresh, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së
NBS Kryepeshkopit të Konstantinopojës – Romës së Re dhe Patriarkut Ekumenik z.z. Bartolomej
Irena Radoviq, Guvernatorja e Bankës Qendrore së Malit të Zi
Luiz Mushikivabo, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë
Sh.T. Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup
Sh.T. Secuko Kavahara, Ambasadori i Japonisë
Sh.T. Mishel Kameron, Ambasadori i Kanadasë me seli në Beograd
Sh.T. Alehandro Zotner Mejer, ambasador i Republikës së Argjentinës me seli në Sofje
Gabriel Gualano de Godoj, Përfaqësues i UNCHR-së në Maqedoni
Nikolla Petroviq-Njegosh, Princi i Malit të Zi dhe president i Fondacionit Njegosh
Prof. Dr. Stjepan Llakushiq, rektor i Universitetit në Zagreb
Masimiliano Paolluçi, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës.
Konstandin Konstadinov, kryetar i partisë politike “Prerodba” (Rilindja)
Maja Georgievska, Partia Demokratike e Maqedonasve nga Serbia
Tasmina Ahmed – Sheik, kryetar i Partisë politike skoceze “Alba”
Jonel Stanku, Shoqata e Maqedonasve të Rumanisë
Dejan Umetiq, kryetar i Kuvendit të Lidhjes së shoqatave të luftëtarëve të luftrave nacionalçlirimtare
Sh.T. Ahmed Alxharvan, kryetar i Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe
Majkëll R. Hubert, themelues dhe drejtor i “Shabnam Resources”, Çenaj, Indi
Shoqata e maqedonasve nga Rumania
Risto Durllovski, kryetar i OMBK-së (Organizata e Maqedonasve të Bashkuar në Kanada)
Ilija Hristodullov, kryetar i Bashkësisë së Maqedonasve në Republikën e Kroacisë
Burim Regjaj, Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane
Zaur Aliev, kryesues i Qendrës Evropiane të Azerbajxhanit në Munster, Gjermani
Dr. Akan Suver, kryetar i Fondacionit “Marmara” – Stamboll
Prof. Spiridon Fllogaitis, kryetar i Bordit të drejtorëve të Organizatës Evropiane për të Drejtën Publike
Ile Mitrevski, Bashkësia Maqedonase Ortodokse e Qytetit të Madh Vollongong “Shën.
Dimitri i Selanikut”, Uellsi i Ri Jugor, Australi
Nikolla Gjurgjaj, kryetar i Shoqatës maqedonase “Ilinden”- Tirana
Niksha Bratosh, kryetar i Lidhjes kroate muzikore
Swisslion MK
Bllazhej D.G. Pezda, The Przepiorek House, Poloni

Përfaqësues të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë në konferencën e Unionit Federal të Kombësive Evropiane për Ballkanin Perëndimor, mbajtur në Shkup, Maqedoni

Nga data 6 deri më 8 mars 2025, në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë u mbajt konferenca e Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) për Ballkanin Perëndimor me titull “Qasjet në adresimin e gjuhës së urrejtjes kundër pakicave në Ballkanin Perëndimor”.

Organizator dhe mikpritës i ngjarjes ishte Qendra e Komunikimit Rom “DROM” nga Kumanova, organizimi i shkëlqyer i së cilës arriti të tërheqë përfaqësues të pakicave kombëtare nga dhjetë vënde nga Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Konferencën e hapi Drejtori Ekzekutiv Qendra e Komunikimit Rom “DROM”, Ahmed Jasharevski, i cili trajtoi nevojën për përfaqësim më të madh të temave për gjendjen e romëve në vendet e Ballkanit dhe në botë, por edhe për pozitën e të gjitha pakicave në mbarë botën.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe presidenti i FUEN, Larant Vince, i cili është edhe deputet i Parlamentit Evropian. Fjala e tij theksoi gjithashtu rolin e minoriteteve në secilin prej vendeve, jo vetëm në Ballkan, por edhe në kuadrin evropian dhe global. Duke vepruar kështu, ai trajtoi edhe nevojën për arsimim mes minoriteteve, si në gjuhën e tyre amtare ashtu edhe në gjuhën e vendit ku ata jetojnë.

Si bartës të ardhshëm të veprimtarive shoqërore në shtet, pjesëtarët e pakicës duhet të zotërojnë mjetin bazë me të cilin do të jenë të dobishëm në shoqëri, e cila është gjuha e komunikimit të të gjithë qytetarëve në nivel shtetëror, por edhe për të kultivuar gjuhën e tyre amtare si mënyrë për të transmetuar vlerat e pakicës së tyre.

Në hapje të konferencës, fjalën e tij e mbajti edhe ministri pa portofol, Shaban Saliu, i ngarkuar me zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022-2030.

Në vazhdim, paneli i parë u mbajt me temën “Gjendja aktuale e minoriteteve në Ballkanin Perëndimor”, ndërsa paneli i dytë ishte “Adresimi i gjuhës së urrejtjes”, dhe i treti me temën “Edukimi i pakicave dhe edukimi për minoritetet”.

Përfaqsues të shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, ishin të pranishëm Prof. Dr. Katerina Todoroska dhe Sabina Xhelili, koordinatore e Shoqatës për Qarkun e Elbasanit.

Mirënjohje për Nikolla Gjurgjaj nga shoqata e maqedonasve “Dame Gruev” në rrethin Morava në Serbi

Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të themelimit, shoqata e maqedonasve “Dame Gruev” në rrethin Morava në Serbi, i ndau mirënjohje  Nikolla Gjurgjaj, kryetar i shoqatës maqedonase “Ilinden”- Tiranë dhe kryeredaktor në gazetës me të njëjtin emër.

Mirënjohje i jepet për bashkëpunimin afatgjatë, ndihmën dhe mbështetjen e shoqatës dhe promovimin e maqedonasve nga Serbia në gazetën maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Shumë faleminderit për menaxhmentin e shoqatës së maqedonasve “Dame Gruev” dhe veçanërisht për Sllave Gruevskin, kryetarin e shoqatës, tha Gjurgjaj.

Ai shtoi se në emrin tim dhe në emër të maqedonasve në Shqipëri i uroj shoqatës suksese të mëtejshme në promovimin e maqedonasve në Republikën e Serbisë. Në përkujtimore, Gruevski ka dorëzuar një raport për aktivitetet e shoqatës, duke vlerësuar ndër të tjera se “shoqata është vetëm një tjetër perlë në gjerdan që quhet komuniteti maqedonas në Serbi, pakica kombëtare maqedonase, mërgimtarët maqedonas jashtë vendit”.

Misioni themelor për formimin e shoqatës sonë ka qenë dhe mbetet mbështetija e qytetarëve me origjinë maqedonase që janë në rrethin e Moravisë, kultivimi i traditave dhe zakoneve, ruajtja e gjuhës dhe folklorit dhe ruajtja e vlerave kulturore të Maqedonisë, veçanërisht e  gjuhën, shtoi ai.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi i mirë i shoqatës me “qeverisjen lokale nga Gornji Milanovac dhe me qytetet e binjakëzuara nga Maqedonia i konfirmoi në mënyrën më të mirë marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Serbisë”.

Organizatat ndërkombëtare aktive në Evropë për mbrojtjen e minoriteteve

Organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare aktive në Evropë që  kanë miratuar të gjitha dispozita në lidhje me të drejtat e personave që u përkasin pakicave kombëtare tradicionale vendase dhe grupeve gjuhësore. E kemi fjalën për traktate, rezoluta, konventa, karta dhe deklarata. Ekzistojnë gjithashtu organe të ndryshme në Bashkimin Evropian, Këshilli i Evropës, Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që merren me çështjet e pakicave.

Ne në FUEN (me ndihmën aktive të zyrës së eurodeputetit Laurent Vince) kemi mbledhur së bashku informacionin më të rëndësishëm për ju.

Klikoni në lidhjet e mëposhtme për të mësuar më shumë rreth kontributit të secilit institucion për të drejtat e pakicave:

I. European Union

1. EU Treaties

2. European Parliament resolutions and studies

3. The Intergroup on Traditional Minorities, National Communities and Languages at the European Parliament

 

II. United Nations

  1. UN Special Rapporteur on minority issues
  2. Declaration on the Rights of Persons Belonging to National, or Ethnic, Religious and Linguistic Minorities

 

III. Council of Europe

  1. Framework Convention for the Protection of National Minorities (FCNM): TEXT; WEBSITE
  2. European Charter for Regional or Minority Languages (ECRML): TEXT; WEBSITE 

 

IV. OSCE High Commissioner on National Minorities

WEBSITE; Thematic Recommendations and Guidelines on National Minorities

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që Radio Tirana Internacional të jetë dhe në gjuhën maqedonase

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë është e regjistruar më 06.02.2009 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me mision mbrojtjen е Pakicës Kombëtare Maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë kërkon nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) që Radio Tirana Internacional të jetë dhe ne gjuhën maqedonase, ashtu siç ka në gjuhën angleze, franceze, italiane, gjermane, greke, serbe, dhe turke. Shpresojmë se kërkesa do të pranohet dhe do të meret parasysh që të jetë dhe ne gjuhen maqedonase.