Mirënjohje për Nikolla Gjurgjaj nga shoqata e maqedonasve “Dame Gruev” në rrethin Morava në Serbi

Me rastin e shënimit të 15 vjetorit të themelimit, shoqata e maqedonasve “Dame Gruev” në rrethin Morava në Serbi, i ndau mirënjohje  Nikolla Gjurgjaj, kryetar i shoqatës maqedonase “Ilinden”- Tiranë dhe kryeredaktor në gazetës me të njëjtin emër.

Mirënjohje i jepet për bashkëpunimin afatgjatë, ndihmën dhe mbështetjen e shoqatës dhe promovimin e maqedonasve nga Serbia në gazetën maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Shumë faleminderit për menaxhmentin e shoqatës së maqedonasve “Dame Gruev” dhe veçanërisht për Sllave Gruevskin, kryetarin e shoqatës, tha Gjurgjaj.

Ai shtoi se në emrin tim dhe në emër të maqedonasve në Shqipëri i uroj shoqatës suksese të mëtejshme në promovimin e maqedonasve në Republikën e Serbisë. Në përkujtimore, Gruevski ka dorëzuar një raport për aktivitetet e shoqatës, duke vlerësuar ndër të tjera se “shoqata është vetëm një tjetër perlë në gjerdan që quhet komuniteti maqedonas në Serbi, pakica kombëtare maqedonase, mërgimtarët maqedonas jashtë vendit”.

Misioni themelor për formimin e shoqatës sonë ka qenë dhe mbetet mbështetija e qytetarëve me origjinë maqedonase që janë në rrethin e Moravisë, kultivimi i traditave dhe zakoneve, ruajtja e gjuhës dhe folklorit dhe ruajtja e vlerave kulturore të Maqedonisë, veçanërisht e  gjuhën, shtoi ai.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi i mirë i shoqatës me “qeverisjen lokale nga Gornji Milanovac dhe me qytetet e binjakëzuara nga Maqedonia i konfirmoi në mënyrën më të mirë marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Serbisë”.