vestial

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, ka zhvilluar një takim pune me Boro Mirçeski, shef i Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, sot në Shkup ka zhvilluar takim pune me Boro Mirçeski, shef i Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë. Diskutuam situatën e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe aktivitetet e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

E njoftova bashkëbiseduesin tim të nderuar për gjendjen e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Shqipëri. Veçanërisht e theksova faktin se Shoqata kujdeset në mënyrë aktive për të drejtat dhe pozitën e maqedonasve në Shqipëri, si dhe për ruajtjen e kulturës dhe traditave maqedonase, informoi Gjurgjaj.

I dhurova dhe kopje të gazetës maqedonase “Ilinden”

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj ka takuar Drejtorin e Agjencisë për Emigrim, Goran Angelov

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgaj sot në Agjencinë për Emigracion në Shkup ka zhvilluar një takim pune me Drejtorin e Agjencisë, Goran Angelov dhe Biljana Kostova, udhëheqëse e sektorit për ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve me mërgimtarët.

E njoftova bashkëbiseduesin tim të nderuar për gjendjen e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën Shqipërisë. Veçanërisht e theksova faktin se Shoqata kujdeset në mënyrë aktive për të drejtat dhe pozitën e maqedonasve në Shqipëri, si dhe për ruajtjen e kulturës dhe traditave maqedonase.

U diskutua edhe për gazetën maqedonase “Ilinden”, e cila përmes edicionit të saj të shtypur dhe online informon për aktivitetet e maqedonasve jo vetëm në Shqipëri por edhe në diasporë, pasi Shoqata bashkëpunon dhe  me organizatat e diasporës në mbarë botën.

E falënderova Drejtorin Angelov për takimin e përzemërt dhe dhurova kopje të gazetës, që të jenë pjesë e bibliotekës së Agjencisë së Emigracionit.

Drejtori Goran Angelov nga ana e tij i dhuroi Nikolla Gjurgjaj një ikonë të Shën Nikollës, në shenjë falënderimi për veprimtarinë e tij shumëvjeçare në mbrojtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës kombëtare maqedonase.

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj personalisht ia dorëzoi mirënjohjen “Ilinden” Ratko Lazareski, Drejtor i gazetës “Nova Makedonija”

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj sot në ambientet e gazetës “Nova Makedonija” personalisht ia dorëzoi mirënjohjen “Ilinden” z.Ratko Lazareski, Drejtor i gazetës “Nova Makedonija”. Mirënjohja iu nda për kontribut të veçantë për Pakicën Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe kontributin për Shoqatën Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Çmimi u jepet individëve ose organizatave për meritat e tyre të veçanta, angazhimin dhe aktivitetet e përhershme që kanë për qëllim ruajtjen  e identitetit kombëtar të pjesëtarëve të popullit maqedonas në Republikën e Shqipërisë, si dhe promovimin e veçorive kombëtare maqedonase, gjuhën, kulturën, zakonet, etj.

Përfaqësues të redaksisë dhe të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë diskutuan për zgjerimin e projekteve të përbashkëta, që synojnë afirmimin e nevojave të popullit maqedonas në shoqërinë shqiptare, por edhe afirmimin e pjesëtarëve të Pakicës Kombëtare Maqedonase nga vendet fqinje. Gjurgjaj falënderoi redaksinë për përpjekjet dhe angazhimet e deritanishme dhe për bashkëpunimin dhe thellimin e kontakteve mes gazetës “Nova Makedonija” dhe Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, si dhe gazetës maqedonase “Ilinden” nga Republika e Shqipërisë.

Urime nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase ju dërgon urime të sinqerta të gjithë maqedonasve.

Duke ju uruar këtë ditë, dëshirojmë të nxjerrim në pah njohuritë dhe kultivimin e gjuhës maqedonase për fëmijët maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Kultivimi i gjuhës amtare maqedonase do të thotë forcim dhe ruajtje e identitetit kombëtar dhe kulturor, kështu që fëmijët do të rriten duke kultivuar në mënyrë të përshtatshme traditat e tyre kombëtare, kulturore dhe fetare.

Arsimit në gjuhën amtare maqedonase është segmenti i rëndësishëm në kultivimin e karakteristikave themelore të një populli. Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë gjenden në katër zona etnike: Gollobordë, Prespë, Gorë, Vërnik si dhe në qytetet më të mëdha si Tirana, Elbasani, Durrësi, Kavaja, Korça, Bilishti, Podgradeci, Shkodëra, Kukësi, Berati, Librazhdi, Vlora, Fieri, Patosi.

Numri i maqedonasve në Republikën e Shqipërisë është mbi 120,000 sipas vlerësimeve të organizatave maqedonase, por për fat të keq në shekullin e 21-të, ata nuk kanë të drejtën e arsimimit në gjuhën e tyre amtare maqedonase.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka kërkuar që nga viti 2009 arsim në gjuhën amtare maqedonase për fëmijët e Gollobordës, ku mësimi në gjuhën maqedonase ekzistonte deri në vitet 1950, pastaj në Gorë si dhe në pjesë të tjera ku përqendrimi i maqedonasve është më i madh, por nuk ka pasur përgjigje pozitive.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shënohet 122-vjetori i vdekjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev

Revolucionari maqedonas Goce Dellçev lindi më 4 shkurt 1872 në Kukush të Maqedonisë së Egjeut, ideolog, organizator dhe udhëheqës i lëvizjes revolucionare maqedonase në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të. Ai shprehte aspiratat e popullit maqedonas për liri nga skllavëria osmane. Vdiq në prag të kryengritjes së Ilindenit më 4 maj 1903 në fshatin Banicë të Maqedonisë së Egjeut në luftime me ushtrinë osmane që rrethoi fshatin. Më 11 tetor 1946, eshtrat e Goce Dellçevit u transferuan në Shkup në Kishën e Shën Spasit, ku ndodhen edhe sot.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, ju uron Gëzuar Pashkët – Ringjalljen e Krishtit

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, ju uron Gëzuar Pashkët – Ringjalljen e Krishtit

Të dashur besimtarë Orthodhoksë, Shoqata maqedonase “Ilinden”- Tiranë ju uron Gëzuar Pashkët. Pashkët na kujtojnë dhe na ngjallin Shpresën, që aq shumë na nevojitet, për jetën tonë, për familjet tona, për të ardhmen tonë. Në këtë ditë të Pashkës mendja dhe zemra jonë është tek njerëzit që kanë më shumë nevojë, tek ata që ndihen të vetmuar, ata që kanë humbur shpresën dhe besimin për një të ardhme më të mirë.

Gëzuar Pashkët – Ringjalljen e Krishtit!
Krishti u Ngjall!
Vërtetë u Ngjall!

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mori kalendarët fetarë nga Kisha Orthodhokse Maqedonase – Kryepeshkopa e Ohërit për maqedonasit në Shqipëri

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, merr kalendarët fetarë falas nga Kisha Orthodhokse Maqedonase – Kryepeshkopa e Ohërit. Kalendarët ju dhurohen falas Maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Duke marrë parasysh se numri i të interesuarve për këta kalendarë po rritet çdo vit, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë informon se kalendarët fetarë nga Kisha Orthodhokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohërit janë gjithmonë në dispozicion dhe mjafton të kontaktoni Shoqatën.

Njëkohësisht, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë falënderon sinqerisht Kisha Orthodhokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohërit dhe Kryepeshkopin e Ohërit dhe Maqedonisë fortlumturinë e tij, z. Stefan për vullnetin e mirë të treguar për t’u dhënë maqedonasve nga Republika e Shqipërisë një pjesë të kalendarëve.

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tirana, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” Ljuftim Spahiu ushtruesit të detyrës së Ambasadorit të Maqedonisë në Tiranë

Në ambientet e Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë, kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tirana, Nikolla Gjurgjaj, i dorëzoi sot Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” Ljuftim Spahiu ushtruesit të detyrës së Ambasador i Maqedonisë në Tiranë me rastin e 16-vjetorit të themelimit.

Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë për mua që në emër të shoqatës dhe në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë t’i dorëzoja personalisht Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” Ljuftim Spahiu ushtruesit të detyrës së Ambasador i Maqedonisë në Tiranë.

Ai shton se Çertifikatën e Mirënjohjes jepet për kontributin dhe shërbimet e veçanta që i ka dhënë shoqatës dhe Pakicës Kombëtare Maqedonase.

Në ndarjen e Çertifikatës së Mirënjohjes mori pjesë Radmila Stojmirovska, sekretare e parë në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë dhe Endrit Fetahu, nënkryetar i Aleancës Maqedonase për Integrim Evropian.

Gjithashtu, Gjurgjaj, i cili është kryeredaktor i gazetës “Ilinden” i dhuroi Ambasadës dhe kopje të botimit të fundit.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tirana, misioni kryesor është mbrojtja dhe afirmimi i identitetit etnik, gjuhësor, kulturor, fetar, historik i Maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, është themeluar më 6 shkurt 2009 dhe është regjistruar në Gjykatën Themelore Tiranë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron Gëzuar Fiter Bajram

Të dashur besimtarë Musliman në emër të Shoqatës maqedonase “Ilinden”- Tiranë јu uron Gëzuar Fiter Bajram, shumë suksese personale dhe vit të begatë. Urojmë, në familjet tuaja të mbretërojnë shëndeti, fati, paqja, dhe lumturia!

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj