Etiketë: <span>Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë</span>

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbështet padinë e Aleancës e Maqedonasve për Integrim Evropian kundër qendrave të migrantëve në Bashkinë Pustec

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh mbështetjen e plotë për Aleancën Maqedonase për Integrim Evropian (MAEI) lidhur me padinë e paraqitur në Gjykatën Administrative në Tiranë kundër vendimit të Qeverisë për hapjen e tre qendrave për migrantë në territorin e Bashkisë së Pustecit.

Shoqata vlerëson se ky vendim është marrë pa konsultime me komunitetin lokal, pa debat publik dhe pa respektimin e të drejtave dhe interesave të Pakicës Kombëtare maqedonase në Pustec.

Një qasje e tillë bie ndesh me parimet e vetëqeverisjes lokale, pjesëmarrjes demokratike dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare.

Bashkia Pustec, si zonë ku jeton pakica kombëtare maqedonase, duhet të trajtohet me kujdes të veçantë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që të rishqyrtojë këtë vendim dhe të garantojë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, me përfshirjen aktive të komunitetit lokal.

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë nuk do të heshtim para manipulimeve bullgare

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i hedh poshtë si të pabaza dhe tendencioze akuzat e bëra në emisionin propagandistik “Studio Actualno Ballkani” dhe i ftuari Ervis Taluri, përfaqësues i të ashtuquajturës Shoqatë për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, një strukturë që prej kohësh nuk ka asgjë të përbashkët me miqësinë, por me manipulimin, asimilimin dhe krimin.

Ky është një manipulim klasik mediatik që synon heshtjen e aktivistëve maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Në emisionin propagandistik “Studio Actualno Ballkani”, Ervis Taluri, përfaqësues i të ashtuquajturës Shoqatë për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, sulmon drejtpërdrejt Aleancën e Maqedonase për Integrim Evropian dhe presidentin e saj. Këto emisione përfaqësojnë një vazhdim të politikës së gjatë të Bullgarisë për mohimin e kombit maqedonas dhe identitetit maqedonas.

Ervis Taluri, i lindur dhe i rritur në Shqipëri, nga një baba shqiptar dhe një nënë maqedonase, pas një arsimimi të financuar dhe organizuar nga shteti bullgar nga shkolla e mesme deri në studimet e doktoraturës kthehet në Shqipëri si një “ekspert” për pakicën bullgare, me detyrën e mohimit të maqedonasve, sulmimin e partisë maqedonase dhe relativizimit e të së vërtetës.

Një politikë e tillë, e cila përdor metoda nga shekulli i 19-të, është në kundërshtim me vlerat europiane dhe të drejtat themelore të njeriut.

Por publiku duhet ta dijë pas kësaj propagande qëndron një mekanizëm i organizuar mirë. Shoqata e Miqësisë Bullgaro-Shqiptare është lidhur prej vitesh me biznesin e pasaportave bullgare, ku qytetarëve shqiptarë u ngarkohen mijëra euro për “vërtetim origjine”, çertifikata të rreme dhe ndërmjetësim.

Ky model kriminal nuk është sekret ka pasur arrestime për të si në Bullgari ashtu edhe në Shqipëri, dhe disa nga personat e përfshirë kanë përfunduar në listat e zeza ndërkombëtare.

Pavarësisht presioneve me të cilat përballemi vazhdimisht -përmes metodave të ndryshme, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri kundër mohimit të identitetit maqedonas nga strukturat e orkestruara bullgare, si në Shqipëri ashtu edhe në institucionet europiane.

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë është kundër hapjes së qendrave për emigrantët në Bashkinë Pustec, zona e Prespës

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon urgjentisht nga Qeveria tërheqjen e vendimit për hapjen e tre qendrave pritëse për migrantët në territorin e Bashkisë Pustec, në zonën e Prespës, përkatësisht në fshatin Zrnosko, në fushat sportive në Pustec dhe në fshatin Dolna Gorica.

Ky vendim rrjedh nga akti normativ “Për Miratimin e Planit Kombëtar të Emergjencës për Flukset e Migracionit të Përziera 2026–2028”, i botuar në Gazetën Zyrtare, sipas të cilit, në rast krize, për menaxhimin e flukseve migratore, parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse për migrantët në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë dy viteve të ardhshme.

Këto qendra janë planifikuar për migrantët nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Republikën e Shqipërisë si vend tranziti për në Bashkimin Europian.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbështet plotësisht kërkesën e Aleancës së Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE) për të ndaluar hapjen e tre qendrave të pritjes për migrantët në territorin e Bashkisë Pustec.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon faktin se ky vendim u mor pa asnjë konsultim publik me komunitetin maqedonas në Bashkinë e Pustecit, pa dialog me aktorët lokalë, gjë që shkel rëndë parimet e vetëqeverisjes lokale, transparencës dhe demokracisë pjesëmarrëse.

Theksojmë se ndërtimi i qendrave të pritjes ndodhet në bregun e Liqenit të Prespës, ndërsa i gjithë territori i Bashkisë Pustec është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike, kulturore dhe turistike. Për më tepër, Bashkia Pustec është shpallur zonë turistike, ndërsa fshati Zrnosko është përfshirë nga vetë qeveria shqiptare në programin e 100 fshatrave turistikë.

Maqedonasit në Prespë nuk kërkojnë qendra pritjeje për migrantët, por investime konkrete në infrastrukturë, turizëm, bujqësi dhe zhvillim të qëndrueshëm, me qëllim që zona e Prespës të shndërrohet në një destinacion të vërtetë turistik dhe të ndalohet procesi i shpopullimit të zonës.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria heqjen e menjëhershme të Bashkisë së Pustecit nga harta e parashikuar për ngritjen e qendrave të pritjes për migrantët, planifikimin dhe zbatimin e investimeve konkrete në infrastrukturë dhe zhvillim lokal, duke marrë parasysh faktin se zona e Prespës është lënë pas dore për 35 vitet e fundit.

Vendimi është një shkelje e drejtpërdrejtë e Nenit 16 të Ligjit Nr. 96/2017 “Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i cili ndalon rreptësisht marrjen e masave shtetërore që ndryshojnë ose synojnë të ndryshojnë përbërjen demografike të njësive të vetëqeverisjes vendore të banuara nga Pakicat Kombëtare.

Ngritja e qendrave të pritjes për migrantët në një komunë me popullsi indigjene maqedonase është një ndërhyrje demografike me pasoja afatgjata, e cila kërcënon seriozisht mbijetesën, identitetin dhe qëndrueshmërinë e komunitetit, dhe në të njëjtën kohë do të ketë një ndikim negativ në zhvillimin e turizmit në zonën e Prespës.

 

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë apelon për kujdes për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, informon opinionin publik se vendi po përballet me kushte të përkeqësuara atmosferike, të shoqëruara me reshje intensive shiu dhe bore, erëra të forta, si dhe rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash.

Në këtë situatë, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur rreziqet duke:

  • shmangur lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zonat e rrezikuara;
  • respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e autoriteteve përkatëse;
  • ndjekur me vëmendje njoftimet dhe informacionet zyrtare të institucioneve përgjegjëse dhe strukturave të emergjencës.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë apelon për bashkëpunim dhe përgjegjësi qytetare, me qëllim minimizimin e pasojave të mundshme dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Urime me rastin e Shën. Naumin e Ohërit nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Me rastin e festës së Shën. Naumin e Ohërit nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u shpreh urime të sinqerta të gjithë maqedonasve në Shqipëri, Maqedoni dhe në mbarë botën.

Shën Naumi i Ohërit, si shërues, ndriçues dhe shtyllë shpirtërore e madhe e popullit maqedonas, përfaqëson një vlerë dhe frymëzim të përhershëm për ruajtjen e besimit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Kjo festë e ndritshme le të na inkurajojë drejt unitetit, forcës shpirtërore dhe respektit për trashëgiminë kulturore dhe historike maqedonase.

Raporti Vjetor i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për vitin 2025

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u themelua më 6 shkurt 2009 në Tiranë me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Që nga 16 maji 2015, shoqata është anëtare e Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN) dhe merr pjesë aktive në Grupin e Punës për Pakicat Sllave (AGSM).

Gjatë vitit 2025, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë realizoi një numër të konsiderueshëm aktivitetesh me natyrë kulturore, fetare, politike dhe shoqërore.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka forcuar pozicionin e saj si përfaqësuese dhe zëri kryesor i maqedonasve në Republikën e Shqipërisë me themelimin e saj në nivel shtetëror dhe europian, ka kontribuar në rritjen e dukshmërisë së çështjes maqedonase në hapësirën publike dhe mediatike dhe ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedonas.

Pavarësisht sfidave të shumta dhe burimeve të kufizuara financiare, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka vazhduar punën e saj në nivel kombëtar, rajonal dhe europian, ka forcuar bashkëpunimin dhe ka marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Përmes aktiviteteve të vazhdueshme dhe një angazhimi të qartë programatik, shoqata ka forcuar rolin e saj si një përfaqësuese relevante dhe e dallueshme e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë në vitin 2026 do të mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj misionit të saj dhe me një vizion të qartë do të vazhdoj punën e saj, do të vazhdojmë të realizojmë qëllimet tona strategjike, duke vepruar si një zë i fortë dhe i përgjegjshëm i maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Takime të realizuara në vitin 2025

9 maj 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, u takua me Goran Angelov, Drejtor i Agjencisë për Emigracionin e Republikës së Maqedonisë.

10 maj 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, takim pune me Dimitar Mançev, Shef i Kabinetit të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit të Republikës së Maqedonisë.

10 maj 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, u takua me Stefan Volkanovskin, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Transportit të Republikës së Maqedonisë.

10 maj 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, takim pune me Boro Mirceski, Drejtor i Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonia.

17 qershor 2025 – Nënkryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden” Tirane, Nezir Meça, mori pjesë në takimin e orgnaizuar në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë me Gordana Siljanovska Davkova, Presidente e Republikës së Maqedonisë.

4 gusht 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj zhvilloi një takim me Ambasadorin në Detyrë Ljuftim Spahiu në Ambasadën Maqedonase në Tiranë.

5 gusht 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj zhvilloi takim me Emilija Popivoda, Drejtoreshë e Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Tiranë.

9 gusht 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj u takua me Borce Jovceski, Kryetarin e Bashkisë së Prilepit, Republika e Maqedonisë.

14 gusht 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj vizitoi Manastirin e Bigorit, Dibër, Repblika e Maqedonisë.

17 shtator 2025 – Koordinatorja e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun e Elbasanit, Sabina Xhelili në Ambasadën e Maqedonase në Tiranë mori pjesë në takimin me Zoran Dimitrovski, Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë.

31 tetor 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, takim pune me Jovica Nikçevskin, drejtor i NUB “Shën Klimenti Ohërit”- Shkup, Republika e Maqedonisë.

Aktivitete Ndërkombëtare

9 Mars 2025 – Koordinatorja e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun e Elbasanit, Sabina Xhelili dhe Prof. Dr. Katerina Todoroska, morën pjesë në konferencën për Ballkanin Perëndimor e organizuar nga  Unioni Federal i Kombësive Europiane (FUEN) në Shkup, Republika e Maqedonisë.

23–25 Tetor 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj mori pjesë në Kongresin e 69-të të Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN) në Bolzano, Itali.

24 Tetor 2025 – Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë në Kongresin e 69-të të Unioni Federal i Kombësive Europiane (FUEN) në Bolzano, Itali me stendën e vet me produkte si raki maqedonase të bërë në shtëpi, ajvar, dhe materiale propaganduese që prezantojnë kostumet maqedonase, bukuritë e zonave ku jetojnë maqedonasit, si dhe kopje të gazetës “Ilinden”.

24 Tetor 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj në kuadër të Kongresit të FUEN në Bolzano në Tirolin Jugor, Itali mori pjesë në takimin e Grupit të Punues të Pakicave Sllave (AGSM) në Unionin Federal të Kombësive Europiane (FUEN).

20–23 Nëntor 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj mori pjesë në Seminarin e 28-të të Grupit Punues të Pakicave Sllave (AGSM) në Gorizia, Itali.

23 Nëntor 2025 – Në Seminarin e 28-të të Grupit Punues të Pakicave Sllave (AGSM) në Gorizia, Itali, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë konfirmoi marjen e seminarit të Grupit Punues të Pakicave Sllave në vitin 2026.

Gazeta Maqedonase “Ilinden”

Viti 2025 përfaqëson një periudhë të rëndësishme për Gazetën Maqedonase “Ilinden”, e cila ka një rritje dhe interes të vazhdueshëm nga lexuesit e saj. Gazeta po e forcon gjithnjë e më qartë rolin e saj si një zë mediatik relevant i maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, në atdheun Maqedoni si dhe në mesin e diasporës maqedonase në mbarë botën.

4 Dhjetor 2025 – Numri i 70-vjetorit të gazetës maqedonase “Ilinden” u shtyp me një gëzim të veçantë. Ky përvjetor i rëndësishëm është një konfirmim i vazhdimësisë, përkushtimit dhe besimit që gazeta gëzon në mesin e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Dhënia e çmimit “Ilinden” dhe çertifikatës së mirënjohjes “Ilinden”

Çmimi “Ilinden”

Unioni Federal i Kombësive Europiane (FUEN) – Flensburg, Gjermani

Çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden”

  1. Ljuftim Spahiu – Ambasador i Përkohshëm i Maqedonisë në Tiranë, Republika e Shqipërisë
  2. Avokat i Popullit – Tirana, Republika e Shqipërisë
  3. Elsa Xhelili – Koordinatore e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun e Elbasanit nga viti 2021 dhe 2024 dhe aktiviste e Minoritetit Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë
  4. Bill Nikolov – President i Lëvizjes Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut (MMHRR) – Kanada
  5. Ratko Lazareski – Drejtor i gazetës Nova Makedonija, Shkup, Republika e Maqedonisë

09 Maj 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi personalisht çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” z. Ratko Lazareski, Drejtor i “Nova” Gazeta Makedonija”, në ambientet e gazetës.

24 Korrik 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi personalisht çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” aktivistit të shquar maqedonas, Prof. Dr. Kimet Fetahu.

25 Tetor 2025 – Kryetari i Shoqërisë Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi personalisht çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” z. Vincze Loránt, Deputet i Parlamentit Evropian dhe President i Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN).

Sfidat në vitin 2025

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë në vitin 2025 u përball me kufizime serioze financiare.

Komiteti për Pakicat Kombëtare refuzoi të miratojë projektin e paraqitur, ky vendim nuk realizon aktivitetet e planifikuara që synojnë ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhësor maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Mungesa e mbështetjes institucionale reflektoi negativisht në mundësitë për organizimin e ngjarjeve kulturore, programeve arsimore dhe iniciativave të tjera me rëndësi për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë. Pavarësisht këtyre sfidave, shoqata vazhdoi punën e saj, duke u mbështetur në entuziazëm dhe përkushtim.

Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar  Nikolla Gjurgjaj 

Urime për Krishtlindjet dërguar nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kreut të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë dhe të gjithë besimtarëve

Me rastin e Krishtlindjeve, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dërgoi një mesazh urimi kreut të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joani, Kryepeshkop i Tiranës, Durresit dhe gjithë Shqipërisë, dhe të gjithë besimtarëve që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit Gregorian.

Më lejoni që, në emrin tim personal, në emër të shoqatës dhe të gjithë maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, juve personalisht dhe anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, monasticizmit dhe klerit të nderuar, si dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, t’ju përgëzoj për festën e madhe të krishterë, Lindjen e Krishtit – Krishtlindjet, dhe t’ju uroj shëndet, lumturi dhe begati, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të shoqatës, Nikolla Gjurgjaj.

Krishtlindjet janë një festë që çdo i krishterë e mirëpret në rrethin familjar, duke gëzuar dhe festuar jetën. Dhe këtë vit, shtohet, le të jetë Krishtlindjet një frymëzim për t’u bashkuar me zemra të hapura dhe mendime të pastra për të menduar për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje materiale dhe shpirtërore dhe për t’u ofruar atyre ndihmën tonë pa rezerva.

Në frymën e Krishterimit, më lejoni edhe një herë të uroj që paqja dhe qetësia, gëzimi dhe mirëkuptimi të banojnë në zemrat e të gjithë besimtarëve dhe që ne të vazhdojmë t’u japim dashuri dhe respekt të pakushtëzuar fqinjëve tanë. Krishti lindi, vërtet lindi, thuhet në urimi e Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje maqedonasve në Shqipëri të deklarohen si maqedonas

Të nderuar bashkëkombës maqedonas në Republikën e Shqipërisë,
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju drejtohet me këtë thirrje të hapur dhe të sinqertë, në një moment me rëndësi të veçantë për afirmimin e identitetit, dinjitetit dhe të drejtave tona si komunitet autokton maqedonas në Shqipëri.
Në bazë të ligjit nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM-së “Për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe procedurave për mbledhjen e të dhënave për identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare”, çdo qytetar ka të drejtën e patjetërsueshme të vetëidentifikohet lirisht, pa presion dhe pa frikë, si pjesë e një pakice kombëtare të njohur zyrtarisht.
Ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt:
  • ruajtjes dhe forcimit të identitetit kombëtar, gjuhësor dhe kulturor maqedonas;
  • përmirësimit të përfaqësimit institucional të komunitetit maqedonas;
  • hartimit të politikave shtetërore më të drejta dhe më të përshtatura ndaj nevojave reale të pakicave kombëtare;
  • garantimit të mbështetjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit tonë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje të gjithë maqedonasve në Republikën e Shqipërisë që të vetëdeklarohen pa hezitim, duke plotësuar formularët përkatës të vetëidentifikimit dhe duke i dërguar me postë pranë Komisionit të ngritur pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, sipas procedurave të përcaktuara.
Dëshirojmë të theksojmë qartë se:
  • procesi bazohet në parimin e vetëidentifikimit të lirë;
  • të dhënat personale mbrohen në përputhje të plotë me legjislacionin për mbrojtjen e privatësisë;
  • nuk ekziston asnjë rrezik apo pasojë negative për qytetarët që deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare.
Vetëdeklarimi nuk është vetëm një e drejtë ligjore, por edhe një akt përgjegjësie qytetare dhe kombëtare, që forcon zërin tonë kolektiv dhe siguron të ardhmen e brezave të ardhshëm.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron drejtuesit të ri të SPAK, Klodian Braho dhe pret që SPAK të hetojë me përparësi lëshimin e paligjshëm të çertifikatave për origjinë bullgare nga institucionet lokale shqiptare

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i uron punë të mbarë z. Klodian Braho, i cili është zgjedhur drejtues i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë pret që SPAK të hetojë me përparësi lëshimin e paligjshëm të çertifikatave për origjinë bullgare nga institucionet lokale shqiptare, si dhe ndikimin që grupet e ndërmjetësve të pasaportave bullgare ushtruan në procesin e regjistrimit të vitit 2023 në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Këto grupe abuzuan me pushtetin dhe lidhjet e tyre për të emëruar regjistruesit e tyre, ndërsa ushtruan presion, kërcënime dhe ryshfet ndaj qytetarëve shqiptarë me qëllim që t’i detyronin ata të deklaroheshin si bullgarë dhe të manipulonin të dhënat e regjistrimit.

Për më tepër, ne kërkojmë një hetim mbi aktivitetet e paligjshme të fondacioneve nga Bullgaria, të cilat veprojnë me qëllim asimilimin e komunitetit vendas maqedonas në Republikën e Shqipërisë, duke kërcënuar identitetin, kulturën dhe të drejtat e tij.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut gjatë tre viteve të fundit nën drejtimin e Altin Dumani, duke shpresuar që puna e z.Klodian Braho të jetë po aq e suksesshme dhe në shërbim të transparencës dhe drejtësisë.

Urime me rastin e festës së Shën Kliment Ohërit nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, me rastin e festës së madhe të krishterë të Shën. Klimentin e Ohërit, i dërgoi një urim Kryepeshkopit të Ohërit dhe Maqedonisë dhe Justiniana Prima, z.z Stefan dhe të gjithë maqedonasve kudo që ndodhen.

Në emrin tim personal, në emër të shoqatës dhe të gjithë maqedonasve në Shqipëri, ju dërgojmë urime me rastin e festës së madhe të krishterë, ditën e Shën. Klimentin e Ohërit.

Duke i uruar festën Kryepeshkopit të Ohërit dhe Maqedonisë dhe Justiniana Prima, z.z Stefan, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, murgjve dhe klerikëve të nderuar dhe të gjithë besimtarëve, urojmë që ditën kushtuar patronit të KOM-OA-së ta kalojnë shëndoshë e mirë, ndër të tjera, thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari i shoqatës Nikolla Gjurgjaj.

Shën. Klimentin e Ohërit, i cili ka lënë jo vetëm një trashëgimi të madhe shpirtërore dhe ndriçuese, por edhe me shembull personal tregoi në vepër se çfarë do të thotë mëshirë, zell, durim dhe solidaritet.