Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë apelon për kujdes për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, informon opinionin publik se vendi po përballet me kushte të përkeqësuara atmosferike, të shoqëruara me reshje intensive shiu dhe bore, erëra të forta, si dhe rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash.

Në këtë situatë, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur rreziqet duke:

  • shmangur lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zonat e rrezikuara;
  • respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e autoriteteve përkatëse;
  • ndjekur me vëmendje njoftimet dhe informacionet zyrtare të institucioneve përgjegjëse dhe strukturave të emergjencës.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë apelon për bashkëpunim dhe përgjegjësi qytetare, me qëllim minimizimin e pasojave të mundshme dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë