Në kuadër të “Dialogut Schleswig-Holstein mbi Forcimin e Kohezionit Social dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Pakicave në Ballkanin Perëndimor”, në Qendrën Akademike Sankelmark, në Oversee, Schleswig-Holstein, Gjermani, Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, u takua me Agon Feratin, Ministër i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive në Republikën e Maqedonisë.
Në takim u shkëmbyen mendime mbi mundësitë për promovimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me theks të veçantë në ruajtjen e identitetit kombëtar, respektimin e diversitetit dhe forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë. Ministrit Ferati iu dhurua një kopje e gazetës maqedonase “Ilinden”.

Foto: Gazeta maqedonase “Ilinden”
Rëndësia e dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm u theksua si parakushte të rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në parimet e barazisë, tolerancës dhe respektimit të të drejtave të të gjitha komuniteteve.
Takimi përfaqëson një mundësi për të thelluar komunikimin dhe bashkëpunimin në drejtim të promovimit të të drejtave të pakicave dhe ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kulturor.






