Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” Ljupço Zlatev, redaktor i Lider

Me rastin e 17-vjetorit të themelimit të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetari i Shoqatës, Nikolla Gjurgjaj, i dorëzoi personalisht Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” për vitin 2026 Ljupço Zlatev, redaktor i Lider, në ambientet e Radio Lider në Shkup, Maqedoni.

“Ishte një nder i veçantë për mua, në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Minoritetit Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë, t’ia dorëzoja personalisht Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” për vitin 2026 Ljupço Zlatev, redaktor i Lider nga Shkupi, tha Gjurgjaj.

Çertifikata e Mirënjohjes “Ilinden” jepet nga Shoqata Maqedonase “Ilinden” Tirana në shenjë njohjeje të një kontributi të veçantë në afirmimin dhe mbështetjen e Minoritetit Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë dhe aktiviteteve të shoqatës.

Me punën e tij profesionale, angazhimin dhe përkushtimin në informimin e publikut rreth çështjeve dhe sfidave me të cilat përballet pakica kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, Ljupço Zlatev ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe avancimin e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës kombëtare maqedonase.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tirana e përgëzoi Zlatevin për çmimin, duke i uruar shëndet të mirë, shumë suksese dhe arritje më të mëdha në aktivitetet e tij të mëtejshme profesionale dhe shoqërore.