Etiketë: <span>Nikolla Gjurgjaj</span>

Çertifikatë Mirënjohjeje për Kryetarin e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile të Shqipërisë për angazhimin e tij

Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile e Shqipërisë i dha Kryetarit të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, një certifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile.

Dua të shpreh mirënjohjen time për çertifikatën e mirënjohjes nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile e Shqipërisë, të cilën e konsideroj si rezultat të angazhimit tim, deklaroi Gjurgjaj.

Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë kanë pasur një përfaqësues në Këshillin Kombëtar për Shoqërinë Civile për herë të parë që nga viti 2021, një institucion i themeluar nga Qeveria në vitin 2015.

Si anëtar i Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile nga qershori 2021 deri në janar 2026, ishte një nder, por edhe një përgjegjësi, të isha përfaqësuesi i vetëm i pakicave në këtë institucion. Ishte një detyrim i madh për mua të përfaqësoja zërin dhe interesat e pakicave me dinjitet, përgjegjësi dhe përkushtim, thotë Gjurgjaj.

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, ia dorëzoi Çmimin “Ilinden” Dr. Hartmut Leipner, Kryetar i AGSM dhe Zëvendëskryetar i FUEN

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, në kuadër të Seminarit të 29-të të Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Europë, të organizuar nga Unioni Federal i Kombësive Evropiane (FUEN) në bashkëpunim me shoqatën, i dorëzoi çmimin  “Ilinden” Dr. Hartmut Leipner, Kryetar i Grupit të Punës së Pakicave Sllave (AGSM) dhe Zëvendëskryetar i FUEN, dhe Matic Germovšek Žnidaršić, Koordinator i Grupit të Punës së Pakicave Sllave (AGSM) në FUEN.

Çmimi  “Ilinden” për vitin 2026 iu dha Grupit të Punës së Pakicave Sllave (AGSM) në FUEN, për një kontribut të veçantë ndaj pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë dhe për mbështetjen e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

“Ishte një nder i madh për mua, në emër të shoqërisë dhe pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, t’ia dorëzoja personalisht çmimin e nderit të respektuarit Dr. Hartmut Leipner”, tha Nikolla Gjurgjaj.

Fjala përshëndetëse nga Nikolla Gjurgjaj, Kryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, në Seminarin e 29-të të Minoriteteve Sllave në Europë

Mirëmbrëma!Добровечер!

Mirë se vini në Tiranë, Republika e Shqipërisë!

Të nderuar të ftuar,

Zonja dhe zotërinj,

Të dashur miq,

Të dashur pjesëmarrës,

Sot kemi nderin dhe kënaqësinë e veçantë të hapim seminarin e 29-të të AGSM (Grupit të Punës për Minoritetet Sllave), i cili po mbahet këtu në Tiranë, i organizuar nga FUEN, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Pikërisht 11 vjet më parë, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë bëri histori, duke u bërë shoqata e parë nga Republika e Shqipërisë që u bë anëtare e barabartë e FUEN. Prandaj, kjo është një ditë vërtet e rëndësishme dhe e madhe për Republikën e Shqipërisë, për pakicën kombëtare maqedonase, por edhe për vetë Shoqatën “Ilinden”.

Për herë të parë, përfaqësues të 20 organizatave janë mbledhur në Tiranë, me një total prej 40 delegatësh që vijnë nga 11 vende të ndryshme: Shqipëria, Gjermania, Austria, Sllovenia, Kroacia, Estonia, Ukraina, Hungaria, Serbia, Italia dhe Sllovakia. Qëndrimi juaj këtu është provë se urat e bashkëpunimit nuk njohin kufij.

Pakicëria kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë është një nga pakicat më të vjetra në këtë rajon. Është një popullsi indigjene që ka ekzistuar prej shekujsh dhe jeton në rreth 50 fshatra përgjatë kufirit shqiptaro-maqedonas, në zonat e Golo Brdo, Prespës, Gorës, në fshatin Vrnik, zonën e Polës, si dhe në qendra më të mëdha urbane si Tirana, Durresi, Elbasani, Pogradeci, Korça dhe Kuksi. Maqedonasit në Shqipëri kanë qenë gjithmonë qytetarë paqedashës, besnikë, njerëz që në mënyrë aktive dhe me integritet të lartë kanë kontribuar dhe po kontribuojnë në të gjitha sferat e shoqërisë shqiptare.

Ky seminar është një kujtesë e fortë se diversiteti është pasuria jonë më e madhe. Në një botë që ndryshon me shpejtësi, zëri ynë, kultura jonë dhe identiteti ynë varen pikërisht nga platforma të tilla ku mësojmë nga njëri-tjetri, mbështesim njëri-tjetrin dhe ndërmarrim hapa të përbashkët drejt vlerave evropiane të respektit të ndërsjellë. Shkëmbimi i përvojave në këtë seminar të 29-të me siguri do të na japë energji të re dhe ide të reja për projekte të ardhshme.

Jam sinqerisht i lumtur që jemi mbledhur sot në një numër kaq të madh në këtë ngjarje të rëndësishme. Dëshira ime është që takime të tilla të bëhen edhe më të shpeshta në të ardhmen, sepse vetëm nëpërmjet angazhimit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të fortë do të arrijmë të ruajmë nga harresa vlerat e çmuara, traditën, gjuhën dhe trashëgiminë kulturore të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Njëkohësisht, në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, shpreh mirënjohjen time të sinqertë dhe të thellë për FUEN dhe AGSM për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe vetëmohuese gjatë viteve.

Ju uroj punë të suksesshme në seminar, një qëndrim të këndshëm në Tiranën e bukur dhe miqësi të paharrueshme!

Faleminderit për vëmendjen tuaj!

Pesëmbëdhjet vjet nga botimi i numrit të parë të gazetës maqedonase “Ilinden”

Pesëmbëdhjet vjet më parë, më 1 mars 2011 doli numri i parë i gazetës maqedonase “Ilinden” u botua si një numër i dyfishtë (mars / prill). Gazeta maqedonase “Ilinden” është gazetë e shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Gazeta maqedonase “Ilinden” ka botuar gjithsej 71 numra, duke dëshmuar vazhdimësi dhe përkushtim në informimin e lexuesve të saj dhe duke ngjallur interes të madh tek lexuesit në Shqipëri në atdheun Maqedoni, njëkohsisht dhe në diasporën maqedonase në botë.

Sipas letrave të shumta që arrijnë në redaksi si dhe komunikimit përmes profileve të gazetës në rrjetet sociale me lexuesit, vërejmë se në periudhën pesëmbëdhjet vjeçare gazeta është rritur në një gazetë serioze, lajmet dhe temat e të cilit gjithnjë e më shumë vinë tek lexuesit.

Gazeta maqedonase “Ilinden” nga marsi 2017, përveç versionit të shtypur, gazeta mund të ndiqet dhe përmes faqes së internet, www.vesnik-ilinden.com në këtë mënyrë, gazeta jonë u bë e disponueshme për publikun e gjerë.

Nga shtatori 2017 gazeta maqedonase “Ilinden” u standardizua sipas normave ndërkombëtare për revistat e shtypura dhe elektronike me numër ISSN 2522-6282 (në internet) dhe ISSN 2522-4514 (shtypur).

Dhe nga gushti 2022 gazeta maqedonase “Ilinden” është anëtare e platformës së Aleancës për Media Etike (AEM), ku janë anëtare 30 media të shkruara dhe audiovizive në Shqipëri.

Gazeta maqedonase “Ilinden” është pjesë e platformave më të mëdha për lajme në Maqedoni time.mk, grid.mk dhe vesti.mk

Për të gjithë të interesuarit, të gjitha numrat e gazetës maqedonase “Ilinden” gjënden edhe në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, Bibliotekën e Kuvendit të Shqipërisë, Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare Shën. Klimenti i Ohërit në Shkup, Biblioteka e Institutit për Kulturë të Vjetër Sllave – Prilep, Biblioteka e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Biblioteka “Grigor Përliçev”- Ohër dhe Arkivi Shtetëror i Maqedonisë.

Misioni i gazetës sonë mbetet të inkurajojë dhe promvojë gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Ne mbetemi të sigurtë se veprimtaritë tona do të mbështetet në mënyrë adekuate nga institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, si dhe nga maqedonasit në të gjithë botën.

Redaksia e gazetës maqedonase “Ilinden” shprehë mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët e saj.

Gazeta maqedonase “Ilinden” jep një kontribut të madh për promovimin e gjuhës maqedonase, dhe për ngritjen e çështjeve me interes për maqedonasit në Shqipëri, dhe vazhdimisht punon për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të Maqedonasve në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, redaksia shprehë mirënjohje për lexuesit besnikë për interesin e treguar për përmbajtjen e ofruar nga gazeta.

Me respect

Nikolla Gjurgjaj

Kryredaktor i gazetës maqedonase “Ilinden”

 

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi Institucionit të Avokatit të Popullit, Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden”

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden”.

Çertifikata e Mirënjohjes “Ilinden” për vitin 2025 iu dha Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë për përpjekjet dhe mbështetjen që ofron për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë, si dhe për mbështetjen e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Ishte një nder i madh për mua, në emër të shoqatës dhe Pakicës Kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, të dorëzoja personalisht Certifikatën e Mirënjohjes “Ilinden”. Në takim morën pjesë Endrit Shabani, Avokat i Popullit, Sekretari i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit, Z. Fatbardh Zenelaj dhe Znj. Vilma Shurdha, Komisionere e Departamentit të Përgjithshëm.

E njoha Avokatin e Popullit me punën dhe aktivitetet aktuale të shoqatës, theks i veçantë në bisedë u vu në çështjet kyçe për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.

Mirënjohje të përzemërta për Avokatin e Popullit për mbështetjen e tij të pakursyer dhe fjalët inkurajuese, të cilat na japin forcë dhe motivim për të vazhduar luftën tonë për ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase.

Është botuar kartolina e parë “Të fala nga Golloborda” e punuar për herë të parë në Shqipëri dhe e dedikuar zonës së Gollobordës

Është botuar kartolina e parë “Të fala nga Golloborda” për herë të parë në Republikën e Shqipërisë dhe e dedikuar zonës së Gollobordës. Ajo përmban 15 fotografi të fshatrave të këtij rajon, një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore maqedonase, e cila është vepër autoriale e Nikolla Gjurgjaj, kryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe kryeredaktor i Gazetës Maqedonase “Ilinden”.

Ky botim u shtyp me mbështetjen financiare të familjes Gjurgjaj.

Kartolina do të shpërndahet në të gjithë Republikën e Shqipërisë, duke përfaqësuar një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Është botuar kartolina e parë me kostume popullore të maqedonasve nga Shqipëria

Është botuar kartolina e parë “Kostume popullore të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë”, ajo ka 12 fotografi të kostumeve tradicionale maqedonase nga Golo Brdo, Prespa, Gora, Vrbniku – Bilishta, fshatrat Krcishtë dhe Erbele – Pole – Magjelara, e cila është vepër autoriale e Nikolla Gjurgjaj, ndryshe president i shoqërisë maqedonase “Ilinden” – Tiranë dhe redaktor i gazetës maqedonase “Ilinden”.

Ky botim u shtyp me mbështetjen financiare të familjes Gjurgjaj.

Kartolina me kostume popullore të pakicës maqedonase në Republikën e Shqipërisë do të shpërndahet në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore maqedonase të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, gjatë seminarit të 28-të, u takua me përfaqësues të pakicave sllave në Europë

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj gjatë seminarit të 28-të të Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Europë në FUEN, i cili u mbajt nga 20 deri më 23 nëntor 2025 në Gorica e Itali, tubimi më i madh i minoriteteve sllave në Europë.

Në seminar marrin pjesë 33 minoritete të ndryshme nga 11 vende nga organizatat anëtare të Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave në Europë (AGSM) në FUEN nga dymbëdhjetë vende evropiane.

Ndër të tjerë, në punimet e tij mori pjesë edhe Kryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj.

Foto: Matic Germovšek Žnidaršić, Nikolla Gjurgaj, Hartmunt Lipner, Renata Trischler

Kryetari i grupit të punës, Hartmunt Lipner, Matic Germovšek Žnidaršić, koordinatorja e Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave (AGSM) dhe koordinatorja e Grupit të Punës së Minoriteteve Gjermane (AGDM) Renata Trischler, në zyrën e FUEN në Berlin.

Ajo që ishte jashtëzakonisht pozitive për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë ishte fakti që “Pozicioni i maqedonasve në Shqipëri dhe qëndrimi i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe problemet që shqetësojnë maqedonasit në Republikën e Shqipërisë” iu prezantuan një publiku më të gjerë.

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, mori pjesë në një takim të grupit të punës të pakicave sllave në kuadër të kongresit të FUEN-it

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, në kuadër të Kongresit të FUEN-it në Bolzano në Tirolin Jugor, Itali, mori pjesë në takimin e punës të Grupit të Punës së Pakicave Sllave (AGSM) në Unionin Federal të Kombësive Evropiane (FUEN).

Përveç pjesëmarrjes aktive në kongresin e mbajtur në Bolzano në Tirolin Jugor, Itali, mori pjesë edhe në një takim të Grupit të Punës së Pakicave Sllave në FUEN, u diskutuan problemet e Pakicave Sllave në Evropë.

Secili prej nesh bëri një prezantim të shkurtër rreth problemeve që kishim ne maqedonasit, tha Gjurgjaj për gazetën maqedonase “Ilinden”.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë është anëtare e Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) që nga 16 maji 2015 dhe është pjesë e Grupit të Punës së Pakicave Sllave. Grupi i pakicave sllave në Evropë përfshin 32 organizata, anëtare të barabarta të FUEN-it.

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, merr pjesë në Kongresin e 69-të të Unionit Federal të Kombësive Evropiane në Bolzano të Tirolin  Jugor, Itali

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj merr pjesë në Kongresin e 69-të të Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), i cili filloi sot pasdite në Bolzano, Tirolin Jugor, Itali.

Mbledhja më e lartë e FUEN do të zgjasë deri më 26 tetor dhe organizohet nga Partia Popullore e Tirolit Jugor, si anëtare e barabartë e unionit. Më lejoni t’ju kujtoj se shoqëria jonë ka qenë anëtare e barabartë që nga 16 maji 2015 dhe është pjesë e grupit të punës së pakicave sllave në FUEN.

Pjesëmarres janë përfaqësues të Pakicave Kombëtare autoktone, kombësive dhe grupeve gjuhësore nga e gjithë Evropa.

Kongresi do të përqendrohet në diskutime mbi zhvillimet aktuale në politikën e pakicave, takimet me rajonin pritës dhe modelet e tij për mbrojtjen e pakicave, si dhe zhvillimin e ardhshëm të FUEN.

Në të gjitha Kongreset e mëparshme, Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka qenë pjesëmarrëse dhe paraqitëse e rregullt e rezolutave mbi pozicionin e maqedonasve në Shqipëri.

Dhe tani kemi paraqitur një rezolutë mbi promovimin e të drejtave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Ne presim, ashtu si rezolutat e mëparshme mbi pozicionin e maqedonasve, që ajo të miratohet unanimisht.

Shoqata rregullisht mer mjesë në panairin e pjesëmarrësve, ku prezanton gatime dhe pije tradicionale maqedonase, si dhe kopje të gazetës “Ilinden” dhe monografi me kostume popullore maqedonase nga të gjitha anët e Shqipërisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë është anëtare e Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) që nga 16 maji 2015 dhe është pjesë e grupit të punës së pakicave sllave në FUEN. Gjatë kësaj periudhe, ajo merr pjesë rregullisht në Kongrese dhe aktivitete të tjera, dhe me propozim të shoqatës, janë miratuar Rezoluta mbi pozicionin e pakicës maqedonase në Republikën e Shqipërisë.