Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj ka takuar Drejtorin e Agjencisë për Emigrim, Goran Angelov
Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgaj sot në Agjencinë për Emigracion në Shkup ka zhvilluar një takim pune me Drejtorin e Agjencisë, Goran Angelov dhe Biljana Kostova, udhëheqëse e sektorit për ruajtjen dhe avancimin e marrëdhënieve me mërgimtarët.
E njoftova bashkëbiseduesin tim të nderuar për gjendjen e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën Shqipërisë. Veçanërisht e theksova faktin se Shoqata kujdeset në mënyrë aktive për të drejtat dhe pozitën e maqedonasve në Shqipëri, si dhe për ruajtjen e kulturës dhe traditave maqedonase.

U diskutua edhe për gazetën maqedonase “Ilinden”, e cila përmes edicionit të saj të shtypur dhe online informon për aktivitetet e maqedonasve jo vetëm në Shqipëri por edhe në diasporë, pasi Shoqata bashkëpunon dhe me organizatat e diasporës në mbarë botën.
E falënderova Drejtorin Angelov për takimin e përzemërt dhe dhurova kopje të gazetës, që të jenë pjesë e bibliotekës së Agjencisë së Emigracionit.
Drejtori Goran Angelov nga ana e tij i dhuroi Nikolla Gjurgjaj një ikonë të Shën Nikollës, në shenjë falënderimi për veprimtarinë e tij shumëvjeçare në mbrojtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës kombëtare maqedonase.
