vestial

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka zgjeruar faqen e saj zyrtare të internetit edhe në gjuhën angleze, përveç gjuhës maqedonase dhe shqipe

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka zgjeruar faqen e saj zyrtare të internetit edhe gjuhën angleze, përveç gjuhës maqedonase dhe shqipe.

Me këtë, aktivitetet dhe angazhimet tona bëhen më të arritshme për publikun ndërkombëtar.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u themelua më 06.02.2009 në Tiranë. Nga një grup qytetarësh me origjinë maqedonase që jetojnë në Tiranë, me qëllim mbrojtjen e pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Detyrat kryesore të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë janë mbrojtja dhe afirmimi i trashëgimisë etnike, gjuhësore, fetare, kulturore dhe maqedonase të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë është anëtare e Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) që nga 16 maji 2015 dhe është pjesë e grupit të punës për pakicat sllave.

Lidhje: https://ilinden-tirana.com/en/

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ndau Çmimin “Ilinden” dhe Çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” me rastin e 17 vjetorit   

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ndau mimin “Ilinden” dhe çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” me rastin e 17 vjetorit të themelimit të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, organet drejtuese të saj dhe Kryetari z. Nikolla Gjurgjaj sollën vendim për dhënjen e çmimit “Ilinden” dhe çertifikatës së mirënjohjes “Ilinden”. Çmimet dhe çertifikatat e mirënjohjes u jepen individëve për meritat e tyre të veçanta për angazhim në aktivitete që synojnë ruajtjen e identitetit maqedonas të anëtarëve të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Nga të propozuarit u zgjodhën persona të cilët me angazhimin e tyre kontribuan për Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipëri dhe për Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Çmimin “Ilinden” dhe çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” jepen dhe dorëzohen personalisht nga Kryetari i Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Këtë vit Çmimi “Ilinden” i jepet:

1.Grupi Punues për Minoritetet Sllave (AGSM) në Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN) – Gjermani

Këtë vit Çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” i jepet:

  1. At Ilia Mazniku – Prift i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me origjinë nga zona e Gollobordës – Tiranë, Shqipëri
  2. Kurir.mk – Shkup, Maqedoni
  3. Z. Ljupço Zlatev – Kryeredakr i Lider – Shkup, Maqedoni
  4. Republika.mk – Shkup, Maqedoni
  5. Znj. Marjana Doda -Kryeredaktore e Argumentum – Tiranë, Shqipëri
  6. Dr. Ilir Shyta – Gazetar në Televizionin SOT 7 – Pogradec, Shqipëri

Kryetari i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj përgëzon dhe falënderon fituesit e çmimeve për vitin 2026 me shpresën se do të shërbej si një nxitje për angazhimin e mëtejshëm të tyre për të punuar në interes të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar  Nikolla Gjurgjaj 

17 vjet nga themelimi i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Këtë vit bëhen 17 vjet nga dita e themelimit të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë është themeluar më 6 shkurt 2009 dhe regjistruar në Tiranë, me qëllim mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor, fetar, historik të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë në këto 17 vjet i ka kushtuar vëmëndje të veçantë maqedonasve në zonën e Gollobordës, Prespës, Gorës dhe Vërnikut.

Rëndësi të veçantë shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i ka dhënë dhe botimit të gazetës maqedonase “Ilinden”, e cila përveç versionit të shtypur ka edhe botim elektronik. Gazeta maqedonase “Ilinden” u botua në mars të 2011 në Tiranë, është gazetë e shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe e vetmja gazetë e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë që botohet në version të shtypur dhe në formë elektronike. Gazeta maqedonase “Ilinden” prodhon dhe transmeton informacione në gjuhën maqedonase. Gazeta maqedonase “Ilinden” është e standardizuar me ISSN 2522-6282 sipas normave ndërkombëtare. Gazeta maqedonase “Ilinden” është pjesë e tre agreguesve të lajmeve time.mk, grid.mk , daily.mk dhe vesti.mk. Gazeta maqedonase “Ilinden” është anëtare e platformës së Aleancës për Media Etike (AEM), ku janë anëtare 29 media të shkruara dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë.

Prezenca shumëvjeçare e shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë në Unionin Federal Europian të Minoriteteve dhe në organizata të tjera ndërkombëtare tregoi nevojën e emërimit të Kordinatorit Ndërkombëtar të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, i cili u realizua në vitin 2023.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë për një periudhën 17 vjeçare ka mbajtur takime të panumërta me shumë institucione shtetërore në ekzekutivin dhe pushtetin lokal dhe kemi zgjeruar bashkëpunimin me sektorin joqeveritar, brenda dhe jashtë vendit

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë është anëtare e Unionit Federal Europian të Minoriteteve që nga 16 maj 2015 si dhe pjesë e Grupit të Punës të Pakicave Sllave pranë FUEN. Si pjesëmarrës aktiv në FUEN, anëtarët e Shoqatës deri më tani marrin pjesë në të gjitha kongreset dhe paraqesim rezoluta, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kontribuon si anëtare e barabartë dhe zë i fuqishëm i Pakicës Kombëtare Maqedonase në Unionin Federal Europian të Minoriteteve.

Këtë vit për herë të parë në Republikën e Shqipërisë, shoqata maqedonase “Ilinden”- Tirana do të jetë organizatore dhe mikpritëse e seminarit të Grupit Punues të Minoriteteve Sllave (AGSM) në Unionit Federal Europian të Minoriteteve një aktivitet që mbahet çdo vit në një rajon të ndryshëm me një minoritet sllav në Europë, është një nder i madh dhe sigurisht një vlerësim i aktivitetit të shoqatës maqedonase “Ilinden” dhe historike për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.

Në këto 17 vjet, si kryetar i shoqatës maqedonase “Ilinden”- Tiranë, së bashku me kolegët e mi, patëm rastin të bëjmë vizita të shumta pune dhe zyrtare, të takohemi dhe të bashkëpunojmë me institucionet qeveritare në Republikën e Shqipërisë dhe në shtetin amë Republika e Maqedonisë, si dhe me organizatat ndërkombëtare.

Gjatë të gjitha takimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore në Republikën e Shqipërisë, si dhe në shtetin amë Republika e Maqedonisë si dhe institucionet europiane, kemi shfrytëzuar çdo mundësi për të shkëmbyer mendime për çështje të rëndësishme për avancimin e pozitës dhe të drejtave të Pakicë Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Ndonëse jo gjithmonë gjejmë një zgjidhje të përbashkët apo të kënaqshme për një problem të caktuar, sërish shpreh mirënjohjen time të duhur për të gjitha institucionet shtetërore në Republikën e Shqipërisë si dhe në shtetin amë Republika e Maqedonisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, për avancimin e pozitës dhe të drejtave të maqedonasve bazuar në parimin bazë të së drejtës ndërkombëtare të sovranitetit të barabartë.

Për nder të 17 vjetorit të shoqatë maqedonase “Ilinden”-Tiranë, dëshiroj t’u bëj thirrje të gjitha institucioneve shtetërore si dhe të gjitha partive politike dhe sektorit joqeveritar në Republikën e Shqipërisë si dhe në shtetin amë Republikën e Maqedonisë, të ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për zgjidhjen e problemeve të hidhura që vazhdojnë të shqetësojnë maqedonasit në Republikën e Shqipërisë dhe të pengojmë asimilimin nga bullgaria.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën thirrje institucioneve në Republikën e Shqipërisë që të marrin masa konkrete për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe trashëgimisë kulturore maqedonase.

Dëshiroj të shpreh një falënderim të veçantë për të gjithë ata që ndihmuan shoqatën maqedonase “Ilinden”-Tiranë në këto 17 vjet.

U shumëfishofshin vitet e punës të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, dhe për arritjet e saj le të tregojë historia.

Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë dhe Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë janë ura e vëllazërisë dhe miqësisë mes dy popujve dhe dy vendeve.

Qofshin të përjetshëm maqedonasit në Republikën e Shqipërisë!  Rroftë miqësia shqiptaro – maqedonase!

 

Me respekt,

Nikolla Gjurgjaj

Kryetar i shoqatës maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë apel për ndërhyrje urgjente në rrugën që lidh Shqipërinë me Maqedoninë në pikën kufitare Trebisht–Xhepisht zonën e Gollobordës

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën thirrje Bashkisë së Bulqizës dhe Njësisë Administrative Trebisht që të largojnë urgjentisht rrëshqitjen e dheut në rrugën që lidh pikën kufitare Trebisht-Xhepisht, në zonön e Gollobordös, me Maqedoninë. Bllokimi e vështirëson lëvizjen e përditshme të popullsisë dhe prish komunikimin midis dy anëve të kufirit. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë bën thirrje për ndërhyrje të shpejtë dhe sigurimin e trafikut të sigurt dhe të papenguar.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Koordinator i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Golobërdës, Fatri Fetahu

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbështet padinë e Aleancës e Maqedonasve për Integrim Evropian kundër qendrave të migrantëve në Bashkinë Pustec

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh mbështetjen e plotë për Aleancën Maqedonase për Integrim Evropian (MAEI) lidhur me padinë e paraqitur në Gjykatën Administrative në Tiranë kundër vendimit të Qeverisë për hapjen e tre qendrave për migrantë në territorin e Bashkisë së Pustecit.

Shoqata vlerëson se ky vendim është marrë pa konsultime me komunitetin lokal, pa debat publik dhe pa respektimin e të drejtave dhe interesave të Pakicës Kombëtare maqedonase në Pustec.

Një qasje e tillë bie ndesh me parimet e vetëqeverisjes lokale, pjesëmarrjes demokratike dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare.

Bashkia Pustec, si zonë ku jeton pakica kombëtare maqedonase, duhet të trajtohet me kujdes të veçantë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që të rishqyrtojë këtë vendim dhe të garantojë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, me përfshirjen aktive të komunitetit lokal.

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë nuk do të heshtim para manipulimeve bullgare

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i hedh poshtë si të pabaza dhe tendencioze akuzat e bëra në emisionin propagandistik “Studio Actualno Ballkani” dhe i ftuari Ervis Taluri, përfaqësues i të ashtuquajturës Shoqatë për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, një strukturë që prej kohësh nuk ka asgjë të përbashkët me miqësinë, por me manipulimin, asimilimin dhe krimin.

Ky është një manipulim klasik mediatik që synon heshtjen e aktivistëve maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Në emisionin propagandistik “Studio Actualno Ballkani”, Ervis Taluri, përfaqësues i të ashtuquajturës Shoqatë për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, sulmon drejtpërdrejt Aleancën e Maqedonase për Integrim Evropian dhe presidentin e saj. Këto emisione përfaqësojnë një vazhdim të politikës së gjatë të Bullgarisë për mohimin e kombit maqedonas dhe identitetit maqedonas.

Ervis Taluri, i lindur dhe i rritur në Shqipëri, nga një baba shqiptar dhe një nënë maqedonase, pas një arsimimi të financuar dhe organizuar nga shteti bullgar nga shkolla e mesme deri në studimet e doktoraturës kthehet në Shqipëri si një “ekspert” për pakicën bullgare, me detyrën e mohimit të maqedonasve, sulmimin e partisë maqedonase dhe relativizimit e të së vërtetës.

Një politikë e tillë, e cila përdor metoda nga shekulli i 19-të, është në kundërshtim me vlerat europiane dhe të drejtat themelore të njeriut.

Por publiku duhet ta dijë pas kësaj propagande qëndron një mekanizëm i organizuar mirë. Shoqata e Miqësisë Bullgaro-Shqiptare është lidhur prej vitesh me biznesin e pasaportave bullgare, ku qytetarëve shqiptarë u ngarkohen mijëra euro për “vërtetim origjine”, çertifikata të rreme dhe ndërmjetësim.

Ky model kriminal nuk është sekret ka pasur arrestime për të si në Bullgari ashtu edhe në Shqipëri, dhe disa nga personat e përfshirë kanë përfunduar në listat e zeza ndërkombëtare.

Pavarësisht presioneve me të cilat përballemi vazhdimisht -përmes metodave të ndryshme, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri kundër mohimit të identitetit maqedonas nga strukturat e orkestruara bullgare, si në Shqipëri ashtu edhe në institucionet europiane.

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Është botuar kartolina “Të fala nga Prespa” e dedikuar zonës së Prespës

Është botuar kartolina e parë “Të fala nga Prespa” dedikuar zonës së Prespës. Ajo përmban 8 fotografi të fshatrave të këtij rajon, një kontribut i rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore maqedonase, e cila është vepër autoriale e Nikolla Gjurgjaj, kryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe kryeredaktor i Gazetës Maqedonase “Ilinden”.

Ky botim u shtyp me mbështetjen financiare të familjes Gjurgjaj.

Kartolina do të shpërndahet në të gjithë Republikën e Shqipërisë, duke përfaqësuar një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë është kundër hapjes së qendrave për emigrantët në Bashkinë Pustec, zona e Prespës

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon urgjentisht nga Qeveria tërheqjen e vendimit për hapjen e tre qendrave pritëse për migrantët në territorin e Bashkisë Pustec, në zonën e Prespës, përkatësisht në fshatin Zrnosko, në fushat sportive në Pustec dhe në fshatin Dolna Gorica.

Ky vendim rrjedh nga akti normativ “Për Miratimin e Planit Kombëtar të Emergjencës për Flukset e Migracionit të Përziera 2026–2028”, i botuar në Gazetën Zyrtare, sipas të cilit, në rast krize, për menaxhimin e flukseve migratore, parashikohet ngritja e 20 qendrave pritëse për migrantët në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë dy viteve të ardhshme.

Këto qendra janë planifikuar për migrantët nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Republikën e Shqipërisë si vend tranziti për në Bashkimin Europian.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbështet plotësisht kërkesën e Aleancës së Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE) për të ndaluar hapjen e tre qendrave të pritjes për migrantët në territorin e Bashkisë Pustec.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon faktin se ky vendim u mor pa asnjë konsultim publik me komunitetin maqedonas në Bashkinë e Pustecit, pa dialog me aktorët lokalë, gjë që shkel rëndë parimet e vetëqeverisjes lokale, transparencës dhe demokracisë pjesëmarrëse.

Theksojmë se ndërtimi i qendrave të pritjes ndodhet në bregun e Liqenit të Prespës, ndërsa i gjithë territori i Bashkisë Pustec është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës, një zonë e mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike, kulturore dhe turistike. Për më tepër, Bashkia Pustec është shpallur zonë turistike, ndërsa fshati Zrnosko është përfshirë nga vetë qeveria shqiptare në programin e 100 fshatrave turistikë.

Maqedonasit në Prespë nuk kërkojnë qendra pritjeje për migrantët, por investime konkrete në infrastrukturë, turizëm, bujqësi dhe zhvillim të qëndrueshëm, me qëllim që zona e Prespës të shndërrohet në një destinacion të vërtetë turistik dhe të ndalohet procesi i shpopullimit të zonës.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria heqjen e menjëhershme të Bashkisë së Pustecit nga harta e parashikuar për ngritjen e qendrave të pritjes për migrantët, planifikimin dhe zbatimin e investimeve konkrete në infrastrukturë dhe zhvillim lokal, duke marrë parasysh faktin se zona e Prespës është lënë pas dore për 35 vitet e fundit.

Vendimi është një shkelje e drejtpërdrejtë e Nenit 16 të Ligjit Nr. 96/2017 “Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, i cili ndalon rreptësisht marrjen e masave shtetërore që ndryshojnë ose synojnë të ndryshojnë përbërjen demografike të njësive të vetëqeverisjes vendore të banuara nga Pakicat Kombëtare.

Ngritja e qendrave të pritjes për migrantët në një komunë me popullsi indigjene maqedonase është një ndërhyrje demografike me pasoja afatgjata, e cila kërcënon seriozisht mbijetesën, identitetin dhe qëndrueshmërinë e komunitetit, dhe në të njëjtën kohë do të ketë një ndikim negativ në zhvillimin e turizmit në zonën e Prespës.

 

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi Institucionit të Avokatit të Popullit, Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden”

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden”.

Çertifikata e Mirënjohjes “Ilinden” për vitin 2025 iu dha Institucionit të Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë për përpjekjet dhe mbështetjen që ofron për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë, si dhe për mbështetjen e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Ishte një nder i madh për mua, në emër të shoqatës dhe Pakicës Kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, të dorëzoja personalisht Certifikatën e Mirënjohjes “Ilinden”. Në takim morën pjesë Endrit Shabani, Avokat i Popullit, Sekretari i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit, Z. Fatbardh Zenelaj dhe Znj. Vilma Shurdha, Komisionere e Departamentit të Përgjithshëm.

E njoha Avokatin e Popullit me punën dhe aktivitetet aktuale të shoqatës, theks i veçantë në bisedë u vu në çështjet kyçe për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.

Mirënjohje të përzemërta për Avokatin e Popullit për mbështetjen e tij të pakursyer dhe fjalët inkurajuese, të cilat na japin forcë dhe motivim për të vazhduar luftën tonë për ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe kulturës maqedonase.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë apelon për kujdes për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, informon opinionin publik se vendi po përballet me kushte të përkeqësuara atmosferike, të shoqëruara me reshje intensive shiu dhe bore, erëra të forta, si dhe rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dherash.

Në këtë situatë, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur rreziqet duke:

  • shmangur lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zonat e rrezikuara;
  • respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e autoriteteve përkatëse;
  • ndjekur me vëmendje njoftimet dhe informacionet zyrtare të institucioneve përgjegjëse dhe strukturave të emergjencës.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë apelon për bashkëpunim dhe përgjegjësi qytetare, me qëllim minimizimin e pasojave të mundshme dhe mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë