vestial

Gëzuar Kurban Bajram besimtarëve Musliman

Shoqatа Мaqedonase “Ilinden”-Tiranë јu uron Gëzuar Kurban Bajram. Festa të mëdha si Kurban Bajrami na kujtojnë se pavarësisht vështirësive që dalin si pengesa të jetës, duhet të ecim gjithmonë në rrugën e duhur. Harmonia dhe respekti duhet të mbretërojë gjithmonë ndërmjet njerëzve, pavarësisht nga përcaktimi fetar.

Foto: Xhamija në fshatin Ostren i Madh zona e Gollobordës

Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Fatri Fetahu

Koordinator i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Gollobordës

Maqedonasit në Shqipëri bënë histori: Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë organizon seminarin e 29-të të AGSM në FUEN mbi minoritetet sllave në Europë

Maqedonasit në Shqipëri bënë histori: Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë organizon seminarin e 29-të të AGSM në FUEN mbi minoritetet sllave në Europë.

Seminari i 29-të i Minoriteteve Sllave në Evropë do të zhvillohet në Republikën e Shqipërisë për herë të pare. Seminari i 29-të i Grupit të Punës së Minoriteteve Sllave (AGSM) në FUEN  do të zhvillohet nga 4 deri më 7 qershor në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Takimi organizohet nga FUEN në bashkëpunim me organizatën anëtare të FUEN, Shoqatën Maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Seminari do të mbledhë përfaqësues të minoriteteve sllave nga e gjithë Europa dhe do të ofrojë hapësirë ​​për shkëmbim, rrjetëzim dhe konsultime të brendshme.

Në vitin 2026, AGSM feston gjithashtu 30-vjetorin e tij. Fakti që seminari vjetor mbahet në Shqipëri për herë të parë gjatë këtij viti përvjetori është me rëndësi të veçantë për grupin e punës dhe Kryetarin e saj Dr. Hartmut Leipner njëkohësisht dhe Zëvendëskryetar i FUEN.

Fokusi i këtij viti do të jetë në situatën e Minoritetit Kombëtare maqedonase në Shqipëri, si dhe në çështjet e gjuhës, arsimit, identitetit kulturor, pjesëmarrjes politike dhe njohjes institucionale. Për më tepër, seminari do të trajtojë rolin e minoriteteve kombëtare në Ballkanin Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Diskutimet do të përqendrohen në rëndësinë e të drejtave të pakicave, sundimin e ligjit, bashkëpunimin ndërkufitar dhe pjesëmarrjen sociale për perspektivën evropiane të rajonit. Sidomos në një rajon të larmishëm si Ballkani Perëndimor, pakicat nuk janë vetëm subjekte mbrojtjeje, por edhe aktorë të dialogut dhe mirëkuptimit rajonal.

Pritet që në seminar të marrin pjesë përfaqësues nga organizatat e pakicave, politika, administrata, akademia dhe shoqëria civile. Përveç kontributeve dhe diskutimeve të ekspertëve, janë planifikuar edhe sesione pune të brendshme të AGSM-së, gjatë të cilave organizatat anëtare do të raportojnë mbi zhvillimet aktuale në komunitetet e tyre dhe do të koordinojnë aktivitetet e ardhshme.

Takimet janë gjithashtu pjesë e programit: pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri mbi historinë e Shqipërisë, realitetin e sotëm dhe peizazhin institucional, si dhe mbi gjurmët e pakicave në Tiranë.

Grupi i Punës për Pakicat Sllave (AGSM) në FUEN u themelua në vitin 1996 dhe bashkon organizatat e pakicave sllave nga vende të ndryshme evropiane. Si pjesë e rrjetit FUEN, ai u ofron anëtarëve të tij një platformë për shkëmbim, bashkëpunim dhe përfaqësim të përbashkët të interesave. Seria vjetore e seminareve zhvillohet çdo vit në një rajon të ndryshëm me një pakicë sllave dhe ofron njohuri mbi situatën e komunitetit përkatës në terren.

Urime nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e ditës së Iluministëve Maqedonas dhe gjithsllavë Shën Kiril dhe Metodi

Me rastin e 24 majit, ditës së arsimtarëve Maqedonas dhe sllavë, shenjtorëve Kiril dhe Metodi, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dërgoi një mesazh urimi Kryepeshkopit të Ohërit dhe Maqedonisë z.z Stefan dhe të gjithë maqedonasve kudo që janë.

Më lejoni që në emrin tim personal, në emër të shoqërisë dhe të gjithë maqedonasve në Shqipëri, juve personalisht, klerit dhe të gjithë besimtarëve Orthodhoksë, maqedonasve kudo që janë, t’ju uroj 24 majin, ditën e Iluministëve Maqedonas dhe gjithsllavë Shën Kiril dhe Metodi.

Kremtimi nderon vëllezërit e shenjtë nga Selaniku, Shën Kiril dhe Metodi, si themelues të shkrim-leximit dhe letërsisë sllave, themelues të alfabetit të parë sllav – glagolitik, të cilët janë përgjegjës për zhvillimin kulturor si të popullit maqedonas, ashtu edhe të mbarë popujve sllavëve.

Kontributi i tyre i madh është me vlerë të paçmueshme, sepse ka mbetur vetëm fjala e shkruar dhe përmes së cilës transmetohet dituria dhe urtësia e njeriut. Vepra e shenjtorëve Kiril dhe Metodi jetoi me shekuj, jeton dhe do të jetojë përgjithmonë. Le të festojmë ditën e arsimtarëve Maqedonas dhe gjithësllavë Shën. Kiril dhe Metodi.

Shoqаta Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që 21 maji të shpallet Dita e Minoriteteve Kombëtare në Republikën e Shqipërisë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që 21 maji të shpallet Dita e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, e zgjodhëm dhe e konsideruam si datën më të përshtatshme 21 majin sepse është edhe Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.

Për këtë, në vitin 2022 Shoqata i dërgoi kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Minoritetet Kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë një thesar kombëtar dhe duke e shpallur atë festë publike në Republikën e Shqipërisë, ne besojmë se është një hap përpara për të ofruar shikueshmëri për Minoritetet Kombëtare dhe për të njohur vlerën e tyre të shtuar për shoqëritë tona.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tirana njëmbdhjetë vjet anëtare e barabartë e Unionit Federal të Kombësive Europiane

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, njëmbdhjetë vjet më parë u pranua në Unionin Federal të Kombesive Europiane (FUEN), organizata më e madhe e minoriteteve kombëtare në Europë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bë anëtare e parë nga Republika e Shqipërisë në Unionin Federal të Kombësive Europiane (FUEN) në kongresin e mbajtur më 15.05.2015 në Komotini, Greqi.

Që atëherë e deri më sot, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tirana jep një kontribut të madh në evidentimin dhe tejkalimin e një numri të madh çështjesh me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë. Punon vazhdimisht për mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka marrë pjesë rregullisht në këto njëmbdhjetë vjet në të gjitha kongreset dhe parashtroi rezoluta, përmbajtja dhe synimi i të cilave ishte përmirësimi i jetës së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe të gjitha u votuan nga Unioni Federal i Kombesive Europiane (FUEN).

Ato u janë dërguar të gjitha institucioneve shtetërore në Republikën e Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare që kanë lidhje me minoritetet. Këto rezoluta kontribuojnë në përmirësimin e pozitës së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, si anëtare e barabartë në Unionin Federal të Kombësive Europiane (FUEN) dhe si pjesë e Grupit Punues të Pakicave Sllave (AGSM) pranë Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), ngre në mënyrë aktive çështjet në skenën ndërkombëtare për Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.

Me këtë rast, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh mirënjohje për kryesinë e Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN) dhe Grupit Punues të Pakicave Sllave (AGSM) për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar për interesat e Maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Lëvizjen Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut nga Kanadaja me Kryetar z. Bill Nicholov, që ndihmon që shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë të jetë anëtare e barabartë i Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN).

U shumëfishofshin përvjetorët dhe miqësitë tona me të gjitha kombet dhe pakicat në Europë.

 

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Urime nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase ju dërgon urime të sinqerta të gjithë maqedonasve.

Duke ju uruar këtë ditë, dëshirojmë të nxjerrim në pah njohuritë dhe kultivimin e gjuhës maqedonase për fëmijët maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Kultivimi i gjuhës amtare maqedonase do të thotë forcim dhe ruajtje e identitetit kombëtar dhe kulturor, kështu që fëmijët do të rriten duke kultivuar në mënyrë të përshtatshme traditat e tyre kombëtare, kulturore dhe fetare.

Arsimit në gjuhën amtare maqedonase është segmenti i rëndësishëm në kultivimin e karakteristikave themelore të një populli. Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë gjenden në katër zona: Gollobordë, Prespë, Gorë, Vërnik si dhe në qytetet më të mëdha si Tirana, Elbasani, Durrësi, Kavaja, Korça, Bilishti, Podgradeci, Shkodëra, Kukësi, Berati, Librazhdi, Vlora, Fieri, Patosi.

Numri i maqedonasve në Republikën e Shqipërisë është mbi 120,000 sipas vlerësimeve të organizatave maqedonase, por për fat të keq në shekullin e 21-të, ata nuk kanë të drejtën e arsimimit në gjuhën e tyre amtare maqedonase.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka kërkuar që nga viti 2009 arsim në gjuhën amtare maqedonase për fëmijët e Gollobordës, ku mësimi në gjuhën maqedonase ekzistonte deri në vitet 1950, pastaj në Gorë si dhe në pjesë të tjera ku përqendrimi i maqedonasve është më i madh, por nuk ka pasur përgjigje pozitive.

 

Shënohet 123-vjetori i vdekjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev

Revolucionari maqedonas Goce Dellçev lindi më 4 shkurt 1872 në Kukush të Maqedonisë së Egjeut, ideolog, organizator dhe udhëheqës i lëvizjes revolucionare maqedonase në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të. Ai shprehte aspiratat e popullit maqedonas për liri nga skllavëria osmane. Vdiq në prag të kryengritjes së Ilindenit më 4 maj 1903 në fshatin Banicë të Maqedonisë së Egjeut në luftime me ushtrinë osmane që rrethoi fshatin. Më 11 tetor 1946, eshtrat e Goce Dellçevit u transferuan në Shkup në Kishën e Shën Spasit, ku ndodhen edhe sot.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet aksionin e policisë shqiptare në Bashkinë e Bulqizës, gjatë të cilit u arrestuan zyrtarë të përfshirë në lëshimin e vërtetime të rreme për origjinë bullgare

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mirëpret aksionin e sotëm policor në Bashkinë e Bulqizës, gjatë të cilit u arrestuan zyrtarë të përfshirë në lëshimin e e vërtetime të rreme për origjinë bullgare në Njësinë Administrative Ostren, zona e Gollobordës.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme dhe të gjitha autoriteteve kompetente që të zgjerojnë hetimin edhe në Bashki të tjera ku ka dyshime për aktivitete të ngjashme të paligjshme, si dhe të çmontojnë të gjithë rrjetin pas këtij krimi të organizuar që lidhet me lëshimin e pasaportave bullgare.

Në të njëjtën kohë, kërkojmë që institucionet kompetente të zgjerojnë hetimin jo vetëm në lëshimin e paligjshëm të vërtetimeve të falsifikuara me origjinë bullgare, por edhe në ndikimin që rrjeti i ndërmjetësve për pasaportat bullgare pati gjatë regjistrimit të vitit 2023 në të gjithë territorin e Shqipërisë. Ka indikacione serioze se nëpërmjet abuzimit me pozicionin dhe ndikimin, janë instaluar regjistrues dhe qytetarët janë nën presion, janë kërcënuar dhe janë korruptuar për t’u deklaruar si bullgarë, gjë që është një shembull klasik i inxhinierisë së regjistrimit të popullsisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbetet e përkushtuar fuqimisht për të mbrojtur identitetin e Minoritetit Maqedonase në Shqipëri dhe për të respektuar ligjet dhe vlerat europiane.

Pesëmbëdhjetë vjet nga botimi i numrit të parë të gazetës maqedonase “Ilinden” u shënuan solemnisht në Tiranë

Pesëmbëdhjetë vjet nga botimi i numrit të parë të gazetës maqedonase “Ilinden” në Tiranë u shënuan solemnisht.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, më 1 mars 2011, numri i parë i gazetës maqedonase “Ilinden” u shtyp si numër i dyfishtë (mars/prill) si botim i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Pesëmbëdhjetë vjetori i botimit të numrit të parë të gazetës maqedonase “Ilinden” u shënua solemnisht në Tiranë, në të cilën kryeredaktori, Nikolla Gjurgjaj, mbajti një fjalim në këtë ngjarje.

Ceremonia u mbajt në Hotel – Restorant Dreri në Tiranë, dhe në të morën pjesë Radmila Stojmirovska, Ambasadore në Detyrë e Republikës së Maqedonisë në Tiranë, Republika e Shqipërisë, Atanas Ploça, nënkryetar i Bashkisë së Pustec, Vasil Sterjovski, Kryetar i Aleancës Maqedonaseve për Integrim Europian, Verica Mukoska, lektore e gjuhës maqedonase në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, Avokat Nikolla Angelovski,  nënkryetar i Shoqatës “VARDAR-MKD”-Podgoricë, Republika e Malit të Zi, përfaqësues të misionit të OSBE-së në Tiranë si dhe përfaqësues të shoqatave të pakicave, si dhe përfaqësues të Shoqatës Maqedonase “Ilinden” dhe maqedonas nga Tirana, Elbasani, Korça, Golloborda, Prespa, Gora dhe të ftuar të tjerë.

Gazeta maqedonase “Ilinden” ngjalli interes të madh tek “lexueshmëria maqedonase në Republikën e Shqipërisë, në atdheun Maqedoni, si dhe tek diaspora maqedonase në botë”.

Gazeta maqedonase “Ilinden” deri më tani ka botuar 71 numra, dhe duke filluar nga marsi i vitit 2017, përveç versionit të shtypur, gazeta mund të ndiqet edhe përmes botimit të saj online: www.vesnik-ilinden.com

Në këtë mënyrë, gazeta jonë u bë e disponueshme për të gjithë publikun, si dhe për të gjithë maqedonasit në Republikën e Shqipërisë, rajon dhe në të gjithë botën. Gjithashtu, që nga shtatori i vitit 2017, gazeta maqedonase “Ilinden” është standardizuar sipas normave ndërkombëtare për periodikët e shtypur dhe elektronikë me ISSN dhe disa nga lexuesit më të mëdhenj të lajmeve në Maqedoni: time.mk, grid.mk dhe vesti.mk

Gazeta maqedonase “Ilinden” është gjithashtu e disponueshme në të gjitha botimet për të gjitha palët e interesuara, në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë, Bibliotekën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare “Shën Kliment Ohridski” në Shkup, Bibliotekën e Institutit të Kulturës së Vjetër Sllave – Prilep, Bibliotekën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Bibliotekën “Grigor Perlicev” – Ohër dhe Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë.

Misioni i gazetës sonë ishte dhe mbetet të inkurajojë dhe ruajë vazhdimësinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Ne mbetemi të bindur se aktivitetet tona do të mbështeten në mënyrë adekuate nga institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe nga maqedonasit në mbarë botën.

Në periudhën e kaluar, gazeta ka dhënë një kontribut të madh në evidentimin dhe tejkalimin e një numri të madh çështjesh me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë dhe punon vazhdimisht për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit etnik, gjuhësor dhe kulturor maqedonas dhe traditave kombëtare të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Vlen të përmendet se shumë media maqedonase por dhe nga raioni përdorin të dhëna të publikuara në gazetën “Ilinden”. Në këtë mënyrë, publiku i gjerë botëror informohet për shumë ngjarje të rëndësishme në jetën e maqedonasve në Shqipëri, theksoi Gjurgjaj.

Me këtë rast, në emër të stafit editorial të gazetës maqedonase “Ilinden”, dua të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe të gjithë ata që ndihmojnë gazetën.

Dua të shpreh mirënjohjen time për z. Trajçe Trajkovski nga Perth, Australi  për ndihmën për festimin e pesëmbëdhjetë vjetorit të gazetës maqedonase “Ilinden”.

Mirënjohja, sigurisht, shkon edhe për lexuesit besnikë, të cilët, me interesin e treguar për përmbajtjen e ofruar nga gazeta “Ilinden”, treguan se informacioni i botuar prekte vërtet thelbin e problemeve të maqedonasve në Shqipëri.

Gazeta maqedonase “Ilinden” feston pesëmbëdhjetë vjetorin e punës dhe ekzistencës së saj, dhe do t’ia lëmë historisë të flasë më shumë për rëndësinë e saj, përfundoi redaktori Gjurgjaj në fjalimin e tij.

 

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, i dorëzoi Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” Marjana Dodës, kryeredaktore e “Argumentum.al” në Tiranë

Çertifikata e mirënjohjes u dha me rastin e 17-vjetorit të themelimit të shoqatës.

“Ishte një nder i veçantë për mua, në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Minoritetit Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë, t’ia dorëzoja personalisht Çertifikatën e mirënjohjes “Ilinden” për vitin 2026 znj. Marjana Doda, kryeredaktore e “Argumentum.al”, tha Gjurgjaj.

Foto: Gazeta Maqedonase “Ilinden”

Çertifikata e mirënjohjes u dha gjithashtu me rastin e 15-vjetorit të botimit të gazetës maqedonase “Ilinden”, në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet dhe mbështetjen e vazhdueshme të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, si dhe për kontributin e saj për Shoqatën Maqedonase “Ilinden”- Tiranë.

Foto: Gazeta maqedonase “Ilinden”

“Urime dhe faleminderit për përkushtimin tuaj të palodhur”, tha Gjurgjaj.

Kryeredaktorja e “Argumentum.al”, Marjana Doda, shprehu mirënjohje të sinqertë për Shoqatën Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe për Kryetarin e saj Nikolla Gjurgjaj për Çertifikatën e mirënjohjes “Ilinden”, duke e vlerësuar këtë nderim si motivim për angazhim të mëtejshëm profesional në shërbim të informacionit dhe të vërtetës.