Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, i dorëzoi Çertifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” Marjana Dodës, kryeredaktore e “Argumentum.al” në Tiranë
Çertifikata e mirënjohjes u dha me rastin e 17-vjetorit të themelimit të shoqatës.
“Ishte një nder i veçantë për mua, në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Minoritetit Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë, t’ia dorëzoja personalisht Çertifikatën e mirënjohjes “Ilinden” për vitin 2026 znj. Marjana Doda, kryeredaktore e “Argumentum.al”, tha Gjurgjaj.

Foto: Gazeta Maqedonase “Ilinden”
Çertifikata e mirënjohjes u dha gjithashtu me rastin e 15-vjetorit të botimit të gazetës maqedonase “Ilinden”, në shenjë mirënjohjeje për përpjekjet dhe mbështetjen e vazhdueshme të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, si dhe për kontributin e saj për Shoqatën Maqedonase “Ilinden”- Tiranë.

Foto: Gazeta maqedonase “Ilinden”
“Urime dhe faleminderit për përkushtimin tuaj të palodhur”, tha Gjurgjaj.
Kryeredaktorja e “Argumentum.al”, Marjana Doda, shprehu mirënjohje të sinqertë për Shoqatën Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe për Kryetarin e saj Nikolla Gjurgjaj për Çertifikatën e mirënjohjes “Ilinden”, duke e vlerësuar këtë nderim si motivim për angazhim të mëtejshëm profesional në shërbim të informacionit dhe të vërtetës.