Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë, Zoran Dimitrovski, u takua me përfaqësues të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Shqipëri

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë, Zoran Dimitrovski në Ambasadën Maqedonase në Tiranë dhe Ambasadori i Përkohshëm i Maqedonisë, Luftim Spahiu, u takuan me përfaqësues të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë

Në takim morën pjesë: z. Vasil Sterjovski, Kryetar i Aleancës Maqedonase për Integrim Europian, znj. Sabina Xhelili, Koordinatore e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun e Elbasanit, Marjana Felah, Anëtare e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Komitetin për Pakicat Kombëtare.

Sot, në takimin me përfaqësuesit e komunitetit maqedonas në Shqipëri, ramë dakord që Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i cili, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, për të hapur një Konsullatë të Përgjithshme në Korçë, përfaqëson një akt historik për maqedonasit në Shqipëri. Në këtë mënyrë, populli ynë që jeton në Korçë, Prespë dhe Pogradec do të ketë akses më të shpejtë dhe më të lehtë në shërbimet konsullore, si dhe mbështetje për lidhjet kulturore, arsimore dhe ekonomike. Diskutuam sfidat e tyre, projektet dhe aktivitetet specifike, të gjitha me qëllim forcimin e lidhjeve të pakicës kombëtare maqedonase me atdheun, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë, Zoran Dimitrovski në takim.