Urime me rastin e festës së Shën Kliment Ohrit nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, me rastin e festës së madhe të krishterë të Shën Klimentit të Ohrit, i dërgoi një urim Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana Prima, z.z Stefan dhe të gjithë maqedonasve kudo që ndodhen. Në emrin tim personal, në emër të shoqatës dhe të gjithë maqedonasve në Shqipëri, ju dërgojmë urime me rastin e festës së madhe të krishterë, ditën e Shën Klimentit të Ohrit, mrekullibërësit. Duke i uruar festën Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë dhe Justiniana Prima, z.z Stefan, anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Ipeshkvijve, murgjve dhe klerikëve të nderuar dhe të gjithë besimtarëve, urojmë që ditën kushtuar patronit të KOM-OA-së ta kalojnë shëndoshë e mirë, ndër të tjera, thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari i shoqatës Nikolla Gjurgjaj. Shën Kliment Ohrit, i cili ka lënë jo vetëm një trashëgimi të madhe shpirtërore dhe ndriçuese, por edhe me shembull personal tregoi në vepër se çfarë do të thotë mëshirë, zell, durim dhe solidaritet.