Urim nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, me rastin e festës së 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, dërgoi urim të gjithë maqedonasve kudo që ndodhen, me dëshira të sinqerta për paqe, mirëqenie dhe një të ardhme më të mirë. Në emër të gjithë maqedonasve që jetojnë në Republikën Shqipërisë, ju dërgojmë urime me rastin e festës së madhe, 23 tetorit, dita kur u formua organizata revolucionare maqedonase, e cila është mishërim i sfidës maqedonase. Kjo festë e madhe kombëtare është përkujtim i organizatës së parë mbarë maqedonase dhe qëllimi kryesor i saj për bashkimin e popullit maqedonas dhe përmbushjen e dëshirës shekullore për atdhe të lirë. Le ta respektojmë dhe festojmë këtë ditë madhështore. Duke ju uruar këtë ditë të gjithë maqedonasve kudo që janë, shoqata rikujton se Dita e luftës revolucionare maqedonase është “një nga tri datat e ndritura që shënuan shekullin e rikthimit të shtetësisë maqedonase”. Qoftë e përjetshme dita e luftës revolucionare maqedonase, thuhet në urimin e nënshkruar nga kryetari i shoqërisë, Nikolla Gjurgjaj.