Telegram ngushëllime nga Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë për familjen e Fote Nikollës
Pas vdekjes së njërit prej veprimtarëve dhe luftëtarëve më të mëdhenj për të drejtat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, Fote Nikolla, Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dërgoi telegram ngushëllimi familjes.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë mori lajmin për ndarjen nga jeta të Fote Nikollës, veprimtari dhe luftëtar i shquar maqedonas për të drejtat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.
Më lejoni që në emër të Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe në emrin tim dhe në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë t’ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Vdekja e Foto Nikollës është një humbje e madhe për familjen tuaj, por edhe për Pakicën Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve.