Etiketë: <span>Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë</span>

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron gëzuar festën më të madhe maqedonase Ilinden

Të dashur maqedonas në Republikën e Shqipërisë, në atdhe Maqedoni dhe kudo në botë, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron gëzuar festën më të madhe maqedonase Ilinden. Ta respektojmë dhe festojmë këtë ditë të madhe në nder të Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903. Gjithashtu gëzuar dhe Ilindeni e madh të vitit 1944.

Foto: Ekskursioni i maqedonasve në Tiranë në vitin 1937

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet vendimin historik për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme Maqedonase në Korçë

Vendimi i marrë dje nga qeveria maqedonase për të hapur një konsullatë të përgjithshme në Korçë është një akt historik për maqedonasit në Shqipëri.

Në emrin tim personal dhe në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, i shpreh urimet e mia Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, e cila, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ka vendosur të hapë një konsullatë të përgjithshme të Maqedonisë në Korçë, një ditë historike për maqedonasit në Shqipëri, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Kryetari i Shoqatës, Nikolla Gjurgjaj.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon provokimin bullgar për mos ekzistencën e gjuhës dhe identitetit maqedonas

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër njoftimin e shtetit bullgar se në Raportin e Progresit për Maqedoninë drejtuar Parlamentit Europian (PE) gjuha dhe identiteti maqedonas do të fshihen plotësisht.

Gjuha shekullore maqedonase dhe identiteti maqedonas u përmendën më parë në disa vende në Raportin Weitz, i cili u votua me shumicë votash nga përfaqësuesit e vendeve europiane në Komitetin e Punëve të Jashtme të BE-së.

Pas votimit të Raportit të ekspertëve, filloi një ofensivë bullgare midis përfaqësuesve të vendeve të BE-së, duke kërkuar që këto terma të fshihen plotësisht.

Maqedonasit nga Republika e Shqipërisë dënojnë ashpër qëndrimin e shtetit bullgar dhe provokimin e tij, i cili edhe një herë vendos një tezë të paqartë, se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk ekzistojnë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë nuk dyshon në abuzimin e Sofjes me anëtarësimin e saj në BE, i cili është përdorur për dekada për të promovuar kërkesat e saj diskriminuese për mos ekzistencën e gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i kujton udhëheqjes bullgare se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë një fakt historik dhe se ne si maqedonas, nuk kemi nevojë për miratim nga vendet e tjera për të deklaruar se çfarë jemi dhe kush jemi.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i kërkon Eurodeputetit Vinçe dhe EFA-së të mbështesin raportin për Maqedoninë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i ka kërkuar Lorant Vinçe, Eurodeputetit të Aleancës Demokratike Hungareze nga Rumania dhe President i Unionit Federal të Kombësive Evropiane , të mbështesë raportin për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju kërkon të votoni Raportin mbi Progresin e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian në Parlamentin Europian, i cili përmban njohjen e shumëpritur të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas – thuhet në letër.

Shton se “gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas përfaqësojnë një pjesë të barabartë të pasurisë kulturore dhe gjuhësore mijëvjeçare të Europës”.

Gjithashtu theksohet se identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase janë një fakt historik në vazhdimësi që nga para epokës së re deri në ditët e sotme dhe se “Parlamenti Europian ka një detyrë dhe përgjegjësi historike të pranojë të vërtetën historike si një përfitim qytetërues”.

Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë janë të bindur për mbështetjen tuaj dhe shprehin mirënjohje të madhe për vëmendjen dhe vendimin tuaj. Duke përfunduar këtë letër-kërkesë të shkurtër, shprehim edhe një herë respektin tonë më të lartë – thuhet në letrën e nënshkruar nga Nikolla Gjurgjaj, Kryetar i Shoqatës.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dërgoi gjithashtu një kërkesë identike dhe Aleancës së Lirë Evropiane .

Gëzuar Kurban Bajram nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Shoqatа Мaqedonase “Ilinden”-Tiranë јu uron Gëzuar Kurban Bajram. Festa të mëdha si Kurban Bajrami na kujtojnë se pavarësisht vështirësive që dalin si pengesa të jetës, duhet të ecim gjithmonë në rrugën e duhur. Harmonia dhe respekti duhet të mbretërojë gjithmonë ndërmjet njerëzve, pavarësisht nga përcaktimi fetar.

Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Koordinator i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Golobërdës, Fatri Fetahu

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën apel Qeverisë së re të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama që t’i kushtojë vëmendje pozitës dhe kushteve të jetesës së maqedonasve në Gollobordë, Prespë, Gorë dhe Vërnik

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i uron Qeverisë së re të sapo zgjedhur të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama suksese në përballimin e sfidave.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria e re që t’i kushtojë vëmendje pozitës dhe kushteve të jetesës së maqedonasve në zonën e Gollobordës, Prespës, Gorës dhe Vërnikut, po përballen me vështirësi serioze ekonomike dhe sociale dhe meritojnë mbështetje konkrete dhe të vazhdueshme nga Qeveria e re.

Problemi me pikën kufitare Trebishtë – Xhepishtë, zona e Gollobordës, e cila u hap në maj të vitit 2013 dhe në seancën e dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë që u mbajt në Pogradec më 15 dhjetor 2017, u mor vendim që ky vendkalim të funksionojë 24 orë dhe ende nuk është zbatuar. Besojmë se është koha që kjo pikë kufitare të kalojë në një regjim funksionimi 24 orësh, gjë që do të lehtësonte ndjeshëm komunikimin e banorëve të Gollobordës me Maqedoninë, me të cilën kanë nevoja të përditshme personale, shëndetësore, arsimore dhe ekonomike.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që Qeveria dhe ministritë t’i kushtojnë vëmendje të veçantë dhe t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës sonë për mësimin e gjuhës amtare maqedonase për fëmijët në zonat e Gollobërdës dhe Gorës dhe kudo ku ka një numër të konsiderueshëm.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria të ndryshojë organizimin territorial të vetëqeverisjes lokale dhe të pranojë komunat në zonat e Gollobërdës dhe Gorës ku jetojnë maqedonas.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh keqardhjen që Sofja zyrtare vazhdon propagandën e saj antimaqedonase në zonat e Gollobordës, Prespës, Gorës dhe Vërnikut, duke u përpjekur t’i paraqesë ata si “bullgarë”. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria që të marrë masa serioze për t’u kujdesur për pozitën dhe të drejtat e popullit maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Kërkojmë nga Qeveria që Komiteti për Pakicat Kombëtare të shndërrohet nga një organ konsultativ i Qeverisë në një Agjenci për Pakicat Kombëtare me kompetenca më serioze dhe detyruese për afirmimin e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Besojmë se Komiteti i Pakicave Kombëtare duhet të jetë një zë aktiv i minoriteteve në Republikën e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, besojmë se Qeveria e re e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama do të punojë për përmirësimin e të drejtave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Ju uroj suksese në punën tuaj dhe në zbatimin e programit.

 

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Koordinator i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Golobërdës, Fatri Fetahu

Shoqаta Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që 21 maji të shpallet Dita e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që 21 maji të shpallet Dita e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, e zgjodhëm dhe e konsideruam si datën më të përshtatshme 21 majin sepse është edhe Dita Botërore e Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim. Për këtë, në vitin 2022 Shoqata i dërgoi kërkesë kryetares së Kuvendit Lindita Nikola.

Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë një thesar kombëtar dhe duke e shpallur atë festë publike në Republikën e Shqipërisë, ne besojmë se është një hap përpara për të ofruar shikueshmëri për Pakicat Kombëtare dhe për të njohur vlerën e tyre të shtuar për shoqëritë tona.

Komiteti për Pakicat Kombëtare vendosi të mos pranojë projekte me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë reagon pasi Komiteti për Pakicat Kombëtare nuk pranoi asnjë projekt në thirrjen e parë për vitin 2025 të propozuar nga shoqatat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, reagon ndaj qëndrimit të pamatur dhe tejet diskriminues të Komitetit për Pakicat Kombëtare në mospërkrahjen e projekteve  të propozuar nga shoqatat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqatat maqedonase kanë aplikuar në konkurs me projekte të rëndësishme për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.

Maqedonasit kanë nevojë për mbështetje financiare nga Komitetit për Pakicat Kombëtare që kanë të bëjnë me kultivimin e traditave të maqedonasve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë. Në këtë rast, Komiteti për Pakicat Kombëtare tregon se vetëm në mënyrë deklarative mbron Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, por për fat të keq maqedonasit ishin vetëm një numër në aplikimet që u dërguan në konkurs.

Kryetar i Shoqatës Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj

Koordinator i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Gollobordës Fatri Fetahu

Urime nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës Maqedonase ju dërgon urime të sinqerta të gjithë maqedonasve.

Duke ju uruar këtë ditë, dëshirojmë të nxjerrim në pah njohuritë dhe kultivimin e gjuhës maqedonase për fëmijët maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Kultivimi i gjuhës amtare maqedonase do të thotë forcim dhe ruajtje e identitetit kombëtar dhe kulturor, kështu që fëmijët do të rriten duke kultivuar në mënyrë të përshtatshme traditat e tyre kombëtare, kulturore dhe fetare.

Arsimit në gjuhën amtare maqedonase është segmenti i rëndësishëm në kultivimin e karakteristikave themelore të një populli. Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë gjenden në katër zona etnike: Gollobordë, Prespë, Gorë, Vërnik si dhe në qytetet më të mëdha si Tirana, Elbasani, Durrësi, Kavaja, Korça, Bilishti, Podgradeci, Shkodëra, Kukësi, Berati, Librazhdi, Vlora, Fieri, Patosi.

Numri i maqedonasve në Republikën e Shqipërisë është mbi 120,000 sipas vlerësimeve të organizatave maqedonase, por për fat të keq në shekullin e 21-të, ata nuk kanë të drejtën e arsimimit në gjuhën e tyre amtare maqedonase.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka kërkuar që nga viti 2009 arsim në gjuhën amtare maqedonase për fëmijët e Gollobordës, ku mësimi në gjuhën maqedonase ekzistonte deri në vitet 1950, pastaj në Gorë si dhe në pjesë të tjera ku përqendrimi i maqedonasve është më i madh, por nuk ka pasur përgjigje pozitive.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj