Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i kërkon Eurodeputetit Vinçe dhe EFA-së të mbështesin raportin për Maqedoninë
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i ka kërkuar Lorant Vinçe, Eurodeputetit të Aleancës Demokratike Hungareze nga Rumania dhe President i Unionit Federal të Kombësive Evropiane , të mbështesë raportin për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.
Në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju kërkon të votoni Raportin mbi Progresin e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian në Parlamentin Europian, i cili përmban njohjen e shumëpritur të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas – thuhet në letër.
Shton se “gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas përfaqësojnë një pjesë të barabartë të pasurisë kulturore dhe gjuhësore mijëvjeçare të Europës”.
Gjithashtu theksohet se identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase janë një fakt historik në vazhdimësi që nga para epokës së re deri në ditët e sotme dhe se “Parlamenti Europian ka një detyrë dhe përgjegjësi historike të pranojë të vërtetën historike si një përfitim qytetërues”.
Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë janë të bindur për mbështetjen tuaj dhe shprehin mirënjohje të madhe për vëmendjen dhe vendimin tuaj. Duke përfunduar këtë letër-kërkesë të shkurtër, shprehim edhe një herë respektin tonë më të lartë – thuhet në letrën e nënshkruar nga Nikolla Gjurgjaj, Kryetar i Shoqatës.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dërgoi gjithashtu një kërkesë identike dhe Aleancës së Lirë Evropiane .