Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, merr pjesë në Kongresin e 69-të të Unionit Federal të Kombësive Evropiane në Bolzano të Tirolin Jugor, Itali
Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj merr pjesë në Kongresin e 69-të të Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), i cili filloi sot pasdite në Bolzano, Tirolin Jugor, Itali.
Mbledhja më e lartë e FUEN do të zgjasë deri më 26 tetor dhe organizohet nga Partia Popullore e Tirolit Jugor, si anëtare e barabartë e unionit. Më lejoni t’ju kujtoj se shoqëria jonë ka qenë anëtare e barabartë që nga 16 maji 2015 dhe është pjesë e grupit të punës së pakicave sllave në FUEN.
Pjesëmarres janë përfaqësues të Pakicave Kombëtare autoktone, kombësive dhe grupeve gjuhësore nga e gjithë Evropa.
Kongresi do të përqendrohet në diskutime mbi zhvillimet aktuale në politikën e pakicave, takimet me rajonin pritës dhe modelet e tij për mbrojtjen e pakicave, si dhe zhvillimin e ardhshëm të FUEN.
Në të gjitha Kongreset e mëparshme, Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka qenë pjesëmarrëse dhe paraqitëse e rregullt e rezolutave mbi pozicionin e maqedonasve në Shqipëri.
Dhe tani kemi paraqitur një rezolutë mbi promovimin e të drejtave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Ne presim, ashtu si rezolutat e mëparshme mbi pozicionin e maqedonasve, që ajo të miratohet unanimisht.
Shoqata rregullisht mer mjesë në panairin e pjesëmarrësve, ku prezanton gatime dhe pije tradicionale maqedonase, si dhe kopje të gazetës “Ilinden” dhe monografi me kostume popullore maqedonase nga të gjitha anët e Shqipërisë.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë është anëtare e Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) që nga 16 maji 2015 dhe është pjesë e grupit të punës së pakicave sllave në FUEN. Gjatë kësaj periudhe, ajo merr pjesë rregullisht në Kongrese dhe aktivitete të tjera, dhe me propozim të shoqatës, janë miratuar Rezoluta mbi pozicionin e pakicës maqedonase në Republikën e Shqipërisë.