Etiketë: <span>Kryetar Nikolla Gjurgjaj</span>

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbështet iniciativën për përfshirjen e Rajonit të Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet dhe mbështet iniciativën e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë për përfshirjen e Rajonit të Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet Deklaratën për përgatitjen e përbashkët të nominimit të Rajonit të Prespës për Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të nënshkruar nga Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Sedat Sulejmani, ministër i Kulturës dhe Turizmit i Maqedonisë, dhe Lina Mendoni, ministre e Kulturës e Greqisë.

Rajoni i Prespës përfaqëson një pasuri të jashtëzakonshme natyrore, historike dhe kulturore që lidh të tri vendet. Vlerat e tij unike natyrore, biodiversiteti dhe trashëgimia e pasur kulturore kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për komunitetet lokale, por edhe për rajonin më të gjerë dhe për trashëgiminë kulturore dhe natyrore evropiane.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë vlerëson se kjo iniciativë përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar, mbrojtjes dhe promovimit të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, si dhe krijimit të mundësive të reja për popullsinë lokale përmes zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm.

Përfshirja e Rajonit të Prespës në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s do të kontribuonte në afirmimin e tij ndërkombëtar, në forcimin e mbrojtjes së vlerave të tij të jashtëzakonshme dhe në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, duke respektuar plotësisht natyrën, traditat dhe identitetin kulturor të komuniteteve lokale.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh mbështetjen e saj të plotë për të gjitha përpjekjet që synojnë ruajtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët natyrore dhe kulturore dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë.

Mbrojtja e Rajonit të Prespës është një përgjegjësi e përbashkët dhe një investim i rëndësishëm në të ardhmen, në interes të brezave të sotëm dhe të ardhshëm.

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë                                                                                                       

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Gëzuar 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Popullore të popullit maqedonas!

Shoqata Maqedonase “Ilinden“-Tiranë u uron të gjithë maqedonasve 11 Tetorin, ditën kur, në vitin 1941, populli maqedonas u ngrit në kryengritje kundër pushtuesve nazistë dhe fashistë, duke nisur luftën për liri dhe pavarësi.

Maqedonasit nga Shqipëria, krah për krah me bashkëkombësit e tyre, morën pjesë në njësitë partizane maqedonase gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën për çlirimin e Maqedonisë nga pushtuesit nazifashistë.

Me respekt të thellë nderojmë të gjithë luftëtarët trima që dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhe vetëvendosjen e popullit maqedonas.

Le të ruajmë përjetësisht identitetin, gjuhën, kulturën dhe trashëgiminë historike maqedonase!

Gëzuar 11 Tetorin 1941!

Shoqata Maqedonase “Ilinden“-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë јu uron Gëzuar 26 shtatorin Ditën Evropiane të Gjuhëve

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë јu uron, Gëzuar 26 shtatorin Ditën Evropiane të Gjuhëve. Duke ju uruar për festën, ne duam të theksojmë rëndësinë e arsimit në gjuhën amtare, sepse është segmenti më i rëndësishëm në edukimin e tipareve themelore të një kombi.

Njohja dhe edukimi i gjuhës amtare për fëmijët nënkupton gjithashtu forcimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor. Rëndësia e larmisë gjuhësore dhe e shumëgjuhësisë theksohet në Ditën Evropiane të Gjuhëve, e cila festohet çdo vit në 26 shtator me ngjarje të ndryshme, me iniciativën e Këshillit të Evropës që nga viti 2002.

Këshilli i Evropës, me 800 milion Evropianë të përfaqësuar nga 47 vende, u bën thirrje të gjithë Evropianëve që të mësojnë më shumë gjuhë në çdo moshë, në shkollë ose jashtë shkollës.

Diversiteti gjuhësor është një mjet për të fituar një kuptim më të madh ndërkulturor dhe një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së pasur të kontinentit Evropian, duke inkurajuar shumëgjuhësinë në të gjithë Evropën.

Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uron popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh urime të sinqerta popullit amerikan, me urime për paqe, prosperitet dhe mirëqenie.

Le të jetë kjo festë e rëndësishme një kujtesë për vlerat e qëndrueshme të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, të cilat janë themeli i shoqërive moderne demokratike.

Gëzuar 4 Korrikun – Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë                                                                                                    

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tirana njëmbdhjetë vjet anëtare e barabartë e Unionit Federal të Kombësive Europiane

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, njëmbdhjetë vjet më parë u pranua në Unionin Federal të Kombesive Europiane (FUEN), organizata më e madhe e minoriteteve kombëtare në Europë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bë anëtare e parë nga Republika e Shqipërisë në Unionin Federal të Kombësive Europiane (FUEN) në kongresin e mbajtur më 15.05.2015 në Komotini, Greqi.

Që atëherë e deri më sot, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tirana jep një kontribut të madh në evidentimin dhe tejkalimin e një numri të madh çështjesh me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë. Punon vazhdimisht për mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka marrë pjesë rregullisht në këto njëmbdhjetë vjet në të gjitha kongreset dhe parashtroi rezoluta, përmbajtja dhe synimi i të cilave ishte përmirësimi i jetës së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe të gjitha u votuan nga Unioni Federal i Kombesive Europiane (FUEN).

Ato u janë dërguar të gjitha institucioneve shtetërore në Republikën e Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare që kanë lidhje me minoritetet. Këto rezoluta kontribuojnë në përmirësimin e pozitës së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, si anëtare e barabartë në Unionin Federal të Kombësive Europiane (FUEN) dhe si pjesë e Grupit Punues të Pakicave Sllave (AGSM) pranë Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), ngre në mënyrë aktive çështjet në skenën ndërkombëtare për Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.

Me këtë rast, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh mirënjohje për kryesinë e Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN) dhe Grupit Punues të Pakicave Sllave (AGSM) për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar për interesat e Maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Lëvizjen Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut nga Kanadaja me Kryetar z. Bill Nicholov, që ndihmon që shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë të jetë anëtare e barabartë i Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN).

U shumëfishofshin përvjetorët dhe miqësitë tona me të gjitha kombet dhe pakicat në Europë.

 

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron Gëzuar Fiter Bajram

Të dashur besimtarë Musliman në emër të Shoqatës maqedonase “Ilinden”- Tiranë јu uron Gëzuar Fiter Bajram, shumë suksese personale dhe vit të begatë. Urojmë, në familjet tuaja të mbretërojnë shëndeti, fati, paqja, dhe lumturia!

Foto: Xhamija e Et’hem Beut në Tiranë

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë uroi Ferit Hoxhën për zgjedhjen e tij si Ministër i Punëve të Jashtme dhe pret përmirësim të pozitës së maqedonasve

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përgëzon zgjedhjen e Ferit Hoxha, me pritjet se ai do të angazhohet për përmirësimin e të drejtave të maqedonasve në Shqipëri.

“Më lejoni që, në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, në emrin tim personal, si dhe në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj në këtë pozicion kyç dhe t’ju uroj suksese në pozicionin tuaj si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme”. Pakica Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë shpreh mbështetjen e saj të plotë dhe është e bindur për suksesin e tij.

“Njëkohësisht, ne besojmë se nën udhëheqjen tuaj do të ndihmoni në përmirësimin e të drejtave të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Ju urojmë shëndet dhe suksese në punën tuaj si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

 

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Urim nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare

Urime të sinqerta për Pakicën Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, si dhe për të gjithë maqedonasit në mbarë botën, nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare 21 Shkurt.

Duke ju uruar festën, dëshirojmë të theksojmë rëndësinë e edukimit në gjuhën amtare, sepse është segmenti më i rëndësishëm në edukimin e tipareve themelore të një kombi.

Edukimi i gjuhës amtare për fëmijët e Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, do të thotë forcimi dhe ruajtja e identitetit kombëtar dhe kulturor, në mënyrë që fëmijët tanë të edukohen për të ushqyer siç duhet traditat e tyre kulturore dhe fetar.

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka zgjeruar faqen e saj zyrtare të internetit edhe në gjuhën angleze, përveç gjuhës maqedonase dhe shqipe

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka zgjeruar faqen e saj zyrtare të internetit edhe gjuhën angleze, përveç gjuhës maqedonase dhe shqipe.

Me këtë, aktivitetet dhe angazhimet tona bëhen më të arritshme për publikun ndërkombëtar.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u themelua më 06.02.2009 në Tiranë. Nga një grup qytetarësh me origjinë maqedonase që jetojnë në Tiranë, me qëllim mbrojtjen e pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Detyrat kryesore të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë janë mbrojtja dhe afirmimi i trashëgimisë etnike, gjuhësore, fetare, kulturore dhe maqedonase të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë është anëtare e Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) që nga 16 maji 2015 dhe është pjesë e grupit të punës për pakicat sllave.

Lidhje: https://ilinden-tirana.com/en/

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ndau Çmimin “Ilinden” dhe Çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” me rastin e 17 vjetorit   

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ndau mimin “Ilinden” dhe çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” me rastin e 17 vjetorit të themelimit të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, organet drejtuese të saj dhe Kryetari z. Nikolla Gjurgjaj sollën vendim për dhënjen e çmimit “Ilinden” dhe çertifikatës së mirënjohjes “Ilinden”. Çmimet dhe çertifikatat e mirënjohjes u jepen individëve për meritat e tyre të veçanta për angazhim në aktivitete që synojnë ruajtjen e identitetit maqedonas të anëtarëve të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Nga të propozuarit u zgjodhën persona të cilët me angazhimin e tyre kontribuan për Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipëri dhe për Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Çmimin “Ilinden” dhe çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” jepen dhe dorëzohen personalisht nga Kryetari i Shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Këtë vit Çmimi “Ilinden” i jepet:

1.Grupi Punues për Minoritetet Sllave (AGSM) në Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN) – Gjermani

Këtë vit Çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” i jepet:

  1. At Ilia Mazniku – Prift i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me origjinë nga zona e Gollobordës – Tiranë, Shqipëri
  2. Kurir.mk – Shkup, Maqedoni
  3. Z. Ljupço Zlatev – Kryeredakr i Lider – Shkup, Maqedoni
  4. Republika.mk – Shkup, Maqedoni
  5. Znj. Marjana Doda -Kryeredaktore e Argumentum – Tiranë, Shqipëri
  6. Dr. Ilir Shyta – Gazetar në Televizionin SOT 7 – Pogradec, Shqipëri

Kryetari i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj përgëzon dhe falënderon fituesit e çmimeve për vitin 2026 me shpresën se do të shërbej si një nxitje për angazhimin e mëtejshëm të tyre për të punuar në interes të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar  Nikolla Gjurgjaj