Etiketë: <span>Kryetar Nikolla Gjurgjaj</span>

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë apel për ndërhyrje urgjente në rrugën që lidh Shqipërinë me Maqedoninë në pikën kufitare Trebisht–Xhepisht zonën e Gollobordës

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën thirrje Bashkisë së Bulqizës dhe Njësisë Administrative Trebisht që të largojnë urgjentisht rrëshqitjen e dheut në rrugën që lidh pikën kufitare Trebisht-Xhepisht, në zonön e Gollobordös, me Maqedoninë. Bllokimi e vështirëson lëvizjen e përditshme të popullsisë dhe prish komunikimin midis dy anëve të kufirit. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë bën thirrje për ndërhyrje të shpejtë dhe sigurimin e trafikut të sigurt dhe të papenguar.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Koordinator i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Golobërdës, Fatri Fetahu

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë mbështet padinë e Aleancës e Maqedonasve për Integrim Evropian kundër qendrave të migrantëve në Bashkinë Pustec

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh mbështetjen e plotë për Aleancën Maqedonase për Integrim Evropian (MAEI) lidhur me padinë e paraqitur në Gjykatën Administrative në Tiranë kundër vendimit të Qeverisë për hapjen e tre qendrave për migrantë në territorin e Bashkisë së Pustecit.

Shoqata vlerëson se ky vendim është marrë pa konsultime me komunitetin lokal, pa debat publik dhe pa respektimin e të drejtave dhe interesave të Pakicës Kombëtare maqedonase në Pustec.

Një qasje e tillë bie ndesh me parimet e vetëqeverisjes lokale, pjesëmarrjes demokratike dhe mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare.

Bashkia Pustec, si zonë ku jeton pakica kombëtare maqedonase, duhet të trajtohet me kujdes të veçantë dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që të rishqyrtojë këtë vendim dhe të garantojë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, me përfshirjen aktive të komunitetit lokal.

 

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë nuk do të heshtim para manipulimeve bullgare

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i hedh poshtë si të pabaza dhe tendencioze akuzat e bëra në emisionin propagandistik “Studio Actualno Ballkani” dhe i ftuari Ervis Taluri, përfaqësues i të ashtuquajturës Shoqatë për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, një strukturë që prej kohësh nuk ka asgjë të përbashkët me miqësinë, por me manipulimin, asimilimin dhe krimin.

Ky është një manipulim klasik mediatik që synon heshtjen e aktivistëve maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Në emisionin propagandistik “Studio Actualno Ballkani”, Ervis Taluri, përfaqësues i të ashtuquajturës Shoqatë për Miqësi Bullgaro-Shqiptare, sulmon drejtpërdrejt Aleancën e Maqedonase për Integrim Evropian dhe presidentin e saj. Këto emisione përfaqësojnë një vazhdim të politikës së gjatë të Bullgarisë për mohimin e kombit maqedonas dhe identitetit maqedonas.

Ervis Taluri, i lindur dhe i rritur në Shqipëri, nga një baba shqiptar dhe një nënë maqedonase, pas një arsimimi të financuar dhe organizuar nga shteti bullgar nga shkolla e mesme deri në studimet e doktoraturës kthehet në Shqipëri si një “ekspert” për pakicën bullgare, me detyrën e mohimit të maqedonasve, sulmimin e partisë maqedonase dhe relativizimit e të së vërtetës.

Një politikë e tillë, e cila përdor metoda nga shekulli i 19-të, është në kundërshtim me vlerat europiane dhe të drejtat themelore të njeriut.

Por publiku duhet ta dijë pas kësaj propagande qëndron një mekanizëm i organizuar mirë. Shoqata e Miqësisë Bullgaro-Shqiptare është lidhur prej vitesh me biznesin e pasaportave bullgare, ku qytetarëve shqiptarë u ngarkohen mijëra euro për “vërtetim origjine”, çertifikata të rreme dhe ndërmjetësim.

Ky model kriminal nuk është sekret ka pasur arrestime për të si në Bullgari ashtu edhe në Shqipëri, dhe disa nga personat e përfshirë kanë përfunduar në listat e zeza ndërkombëtare.

Pavarësisht presioneve me të cilat përballemi vazhdimisht -përmes metodave të ndryshme, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri kundër mohimit të identitetit maqedonas nga strukturat e orkestruara bullgare, si në Shqipëri ashtu edhe në institucionet europiane.

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Raporti Vjetor i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për vitin 2025

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u themelua më 6 shkurt 2009 në Tiranë me qëllim mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Që nga 16 maji 2015, shoqata është anëtare e Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN) dhe merr pjesë aktive në Grupin e Punës për Pakicat Sllave (AGSM).

Gjatë vitit 2025, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë realizoi një numër të konsiderueshëm aktivitetesh me natyrë kulturore, fetare, politike dhe shoqërore.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka forcuar pozicionin e saj si përfaqësuese dhe zëri kryesor i maqedonasve në Republikën e Shqipërisë me themelimin e saj në nivel shtetëror dhe europian, ka kontribuar në rritjen e dukshmërisë së çështjes maqedonase në hapësirën publike dhe mediatike dhe ka punuar në mënyrë aktive për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedonas.

Pavarësisht sfidave të shumta dhe burimeve të kufizuara financiare, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka vazhduar punën e saj në nivel kombëtar, rajonal dhe europian, ka forcuar bashkëpunimin dhe ka marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Përmes aktiviteteve të vazhdueshme dhe një angazhimi të qartë programatik, shoqata ka forcuar rolin e saj si një përfaqësuese relevante dhe e dallueshme e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë në vitin 2026 do të mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj misionit të saj dhe me një vizion të qartë do të vazhdoj punën e saj, do të vazhdojmë të realizojmë qëllimet tona strategjike, duke vepruar si një zë i fortë dhe i përgjegjshëm i maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Takime të realizuara në vitin 2025

9 maj 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, u takua me Goran Angelov, Drejtor i Agjencisë për Emigracionin e Republikës së Maqedonisë.

10 maj 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, takim pune me Dimitar Mançev, Shef i Kabinetit të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Transportit të Republikës së Maqedonisë.

10 maj 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, u takua me Stefan Volkanovskin, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Transportit të Republikës së Maqedonisë.

10 maj 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, takim pune me Boro Mirceski, Drejtor i Diasporës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonia.

17 qershor 2025 – Nënkryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden” Tirane, Nezir Meça, mori pjesë në takimin e orgnaizuar në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë me Gordana Siljanovska Davkova, Presidente e Republikës së Maqedonisë.

4 gusht 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj zhvilloi një takim me Ambasadorin në Detyrë Ljuftim Spahiu në Ambasadën Maqedonase në Tiranë.

5 gusht 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj zhvilloi takim me Emilija Popivoda, Drejtoreshë e Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Tiranë.

9 gusht 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj u takua me Borce Jovceski, Kryetarin e Bashkisë së Prilepit, Republika e Maqedonisë.

14 gusht 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj vizitoi Manastirin e Bigorit, Dibër, Repblika e Maqedonisë.

17 shtator 2025 – Koordinatorja e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun e Elbasanit, Sabina Xhelili në Ambasadën e Maqedonase në Tiranë mori pjesë në takimin me Zoran Dimitrovski, Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë.

31 tetor 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, takim pune me Jovica Nikçevskin, drejtor i NUB “Shën Klimenti Ohërit”- Shkup, Republika e Maqedonisë.

Aktivitete Ndërkombëtare

9 Mars 2025 – Koordinatorja e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun e Elbasanit, Sabina Xhelili dhe Prof. Dr. Katerina Todoroska, morën pjesë në konferencën për Ballkanin Perëndimor e organizuar nga  Unioni Federal i Kombësive Europiane (FUEN) në Shkup, Republika e Maqedonisë.

23–25 Tetor 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj mori pjesë në Kongresin e 69-të të Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN) në Bolzano, Itali.

24 Tetor 2025 – Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë në Kongresin e 69-të të Unioni Federal i Kombësive Europiane (FUEN) në Bolzano, Itali me stendën e vet me produkte si raki maqedonase të bërë në shtëpi, ajvar, dhe materiale propaganduese që prezantojnë kostumet maqedonase, bukuritë e zonave ku jetojnë maqedonasit, si dhe kopje të gazetës “Ilinden”.

24 Tetor 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj në kuadër të Kongresit të FUEN në Bolzano në Tirolin Jugor, Itali mori pjesë në takimin e Grupit të Punues të Pakicave Sllave (AGSM) në Unionin Federal të Kombësive Europiane (FUEN).

20–23 Nëntor 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj mori pjesë në Seminarin e 28-të të Grupit Punues të Pakicave Sllave (AGSM) në Gorizia, Itali.

23 Nëntor 2025 – Në Seminarin e 28-të të Grupit Punues të Pakicave Sllave (AGSM) në Gorizia, Itali, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë konfirmoi marjen e seminarit të Grupit Punues të Pakicave Sllave në vitin 2026.

Gazeta Maqedonase “Ilinden”

Viti 2025 përfaqëson një periudhë të rëndësishme për Gazetën Maqedonase “Ilinden”, e cila ka një rritje dhe interes të vazhdueshëm nga lexuesit e saj. Gazeta po e forcon gjithnjë e më qartë rolin e saj si një zë mediatik relevant i maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, në atdheun Maqedoni si dhe në mesin e diasporës maqedonase në mbarë botën.

4 Dhjetor 2025 – Numri i 70-vjetorit të gazetës maqedonase “Ilinden” u shtyp me një gëzim të veçantë. Ky përvjetor i rëndësishëm është një konfirmim i vazhdimësisë, përkushtimit dhe besimit që gazeta gëzon në mesin e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Dhënia e çmimit “Ilinden” dhe çertifikatës së mirënjohjes “Ilinden”

Çmimi “Ilinden”

Unioni Federal i Kombësive Europiane (FUEN) – Flensburg, Gjermani

Çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden”

  1. Ljuftim Spahiu – Ambasador i Përkohshëm i Maqedonisë në Tiranë, Republika e Shqipërisë
  2. Avokat i Popullit – Tirana, Republika e Shqipërisë
  3. Elsa Xhelili – Koordinatore e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun e Elbasanit nga viti 2021 dhe 2024 dhe aktiviste e Minoritetit Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë
  4. Bill Nikolov – President i Lëvizjes Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut (MMHRR) – Kanada
  5. Ratko Lazareski – Drejtor i gazetës Nova Makedonija, Shkup, Republika e Maqedonisë

09 Maj 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi personalisht çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” z. Ratko Lazareski, Drejtor i “Nova” Gazeta Makedonija”, në ambientet e gazetës.

24 Korrik 2025 – Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi personalisht çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” aktivistit të shquar maqedonas, Prof. Dr. Kimet Fetahu.

25 Tetor 2025 – Kryetari i Shoqërisë Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi personalisht çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” z. Vincze Loránt, Deputet i Parlamentit Evropian dhe President i Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN).

Sfidat në vitin 2025

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë në vitin 2025 u përball me kufizime serioze financiare.

Komiteti për Pakicat Kombëtare refuzoi të miratojë projektin e paraqitur, ky vendim nuk realizon aktivitetet e planifikuara që synojnë ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, kulturor dhe gjuhësor maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Mungesa e mbështetjes institucionale reflektoi negativisht në mundësitë për organizimin e ngjarjeve kulturore, programeve arsimore dhe iniciativave të tjera me rëndësi për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë. Pavarësisht këtyre sfidave, shoqata vazhdoi punën e saj, duke u mbështetur në entuziazëm dhe përkushtim.

Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë
Kryetar  Nikolla Gjurgjaj 

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë јu uron Gëzuar 26 shtatorin Ditën Evropiane të Gjuhëve

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë јu uron Gëzuar 26 shtatorin Ditën Evropiane të Gjuhëve. Duke ju uruar për festën, ne duam të theksojmë rëndësinë e arsimit në gjuhën amtare, sepse është segmenti më i rëndësishëm në edukimin e tipareve themelore të një kombi. Njohja dhe edukimi i gjuhës amtare për fëmijët nënkupton gjithashtu forcimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor. Rëndësia e larmisë gjuhësore dhe e shumëgjuhësisë theksohet në Ditën Evropiane të Gjuhëve, e cila festohet çdo vit në 26 shtator me ngjarje të ndryshme, me iniciativën e Këshillit të Evropës që nga viti 2002. Këshilli i Evropës, me 800 milion Evropianë të përfaqësuar nga 47 vende, u bën thirrje të gjithë Evropianëve që të mësojnë më shumë gjuhë në çdo moshë, në shkollë ose jashtë shkollës. Diversiteti gjuhësor është një mjet për të fituar një kuptim më të madh ndërkulturor dhe një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së pasur të kontinentit Evropian, duke inkurajuar shumëgjuhësinë në të gjithë Evropën.

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron gëzuar festën më të madhe maqedonase Ilinden

Të dashur maqedonas në Republikën e Shqipërisë, në atdhe Maqedoni dhe kudo në botë, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron gëzuar festën më të madhe maqedonase Ilinden. Ta respektojmë dhe festojmë këtë ditë të madhe në nder të Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903. Gjithashtu gëzuar dhe Ilindeni e madh të vitit 1944.

Foto: Ekskursioni i maqedonasve në Tiranë në vitin 1937

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon provokimin bullgar për mos ekzistencën e gjuhës dhe identitetit maqedonas

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër njoftimin e shtetit bullgar se në Raportin e Progresit për Maqedoninë drejtuar Parlamentit Europian (PE) gjuha dhe identiteti maqedonas do të fshihen plotësisht.

Gjuha shekullore maqedonase dhe identiteti maqedonas u përmendën më parë në disa vende në Raportin Weitz, i cili u votua me shumicë votash nga përfaqësuesit e vendeve europiane në Komitetin e Punëve të Jashtme të BE-së.

Pas votimit të Raportit të ekspertëve, filloi një ofensivë bullgare midis përfaqësuesve të vendeve të BE-së, duke kërkuar që këto terma të fshihen plotësisht.

Maqedonasit nga Republika e Shqipërisë dënojnë ashpër qëndrimin e shtetit bullgar dhe provokimin e tij, i cili edhe një herë vendos një tezë të paqartë, se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk ekzistojnë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë nuk dyshon në abuzimin e Sofjes me anëtarësimin e saj në BE, i cili është përdorur për dekada për të promovuar kërkesat e saj diskriminuese për mos ekzistencën e gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i kujton udhëheqjes bullgare se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë një fakt historik dhe se ne si maqedonas, nuk kemi nevojë për miratim nga vendet e tjera për të deklaruar se çfarë jemi dhe kush jemi.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë

Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i bën apel Qeverisë së re të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama që t’i kushtojë vëmendje pozitës dhe kushteve të jetesës së maqedonasve në Gollobordë, Prespë, Gorë dhe Vërnik

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i uron Qeverisë së re të sapo zgjedhur të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama suksese në përballimin e sfidave.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria e re që t’i kushtojë vëmendje pozitës dhe kushteve të jetesës së maqedonasve në zonën e Gollobordës, Prespës, Gorës dhe Vërnikut, po përballen me vështirësi serioze ekonomike dhe sociale dhe meritojnë mbështetje konkrete dhe të vazhdueshme nga Qeveria e re.

Problemi me pikën kufitare Trebishtë – Xhepishtë, zona e Gollobordës, e cila u hap në maj të vitit 2013 dhe në seancën e dy qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë që u mbajt në Pogradec më 15 dhjetor 2017, u mor vendim që ky vendkalim të funksionojë 24 orë dhe ende nuk është zbatuar. Besojmë se është koha që kjo pikë kufitare të kalojë në një regjim funksionimi 24 orësh, gjë që do të lehtësonte ndjeshëm komunikimin e banorëve të Gollobordës me Maqedoninë, me të cilën kanë nevoja të përditshme personale, shëndetësore, arsimore dhe ekonomike.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon që Qeveria dhe ministritë t’i kushtojnë vëmendje të veçantë dhe t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës sonë për mësimin e gjuhës amtare maqedonase për fëmijët në zonat e Gollobërdës dhe Gorës dhe kudo ku ka një numër të konsiderueshëm.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria të ndryshojë organizimin territorial të vetëqeverisjes lokale dhe të pranojë komunat në zonat e Gollobërdës dhe Gorës ku jetojnë maqedonas.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh keqardhjen që Sofja zyrtare vazhdon propagandën e saj antimaqedonase në zonat e Gollobordës, Prespës, Gorës dhe Vërnikut, duke u përpjekur t’i paraqesë ata si “bullgarë”. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria që të marrë masa serioze për t’u kujdesur për pozitën dhe të drejtat e popullit maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Kërkojmë nga Qeveria që Komiteti për Pakicat Kombëtare të shndërrohet nga një organ konsultativ i Qeverisë në një Agjenci për Pakicat Kombëtare me kompetenca më serioze dhe detyruese për afirmimin e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Besojmë se Komiteti i Pakicave Kombëtare duhet të jetë një zë aktiv i minoriteteve në Republikën e Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, besojmë se Qeveria e re e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama do të punojë për përmirësimin e të drejtave të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Ju uroj suksese në punën tuaj dhe në zbatimin e programit.

 

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Koordinator i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Golobërdës, Fatri Fetahu

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tirana dhjetë vjet anëtare e barabartë e Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN)

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, dhjetë vjet më parë u pranua në Unionin Federal të Kombesive Europiane (FUEN), organizata më e madhe e pakicave kombëtare në Europë. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bë anëtare e parë nga Republika e Shqipërisë në Unionin Federal të Kombësive Europiane (FUEN) në kongresin e mbajtur më 15.05.2015 në Komotini, Greqi nën organizimin e Federatës së Turqve të Trakisë Perëndimore në Europë, Shoqata e Studentëve të Maturantëve të Trakisë Perëndimore dhe Partia për Miqësi, Barazi dhe Paqe e Pakicës Turke në Greqi.
Që atëherë e deri më sot, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tirana jep një kontribut të madh në evidentimin dhe tejkalimin e një numri të madh çështjesh me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë. Punon vazhdimisht për mbrojtjen e identitetit etnik, gjuhësor, kulturor dhe traditave kombëtare të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.
Gjithashtu, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ka marrë pjesë rregullisht në këto dhjetë vite në të gjitha kongreset e Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN). Në të gjitha kongreset shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë parashtroi rezoluta, përmbajtja dhe synimi i të cilave ishte përmirësimi i jetës së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe të gjitha u votuan nga Unioni Federal i Kombesive Europiane (FUEN). Ato u janë dërguar të gjitha institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe institucioneve ndërkombëtare që kanë lidhje me minoritetet. Këto rezoluta kontribuojnë në përmirësimin e pozitës së maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, si anëtare e barabartë në Unionin Federal të Kombësive Europiane (FUEN) dhe si pjesë e Grupit Punues të Pakicave Sllave në Europë pranë Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), ngre në mënyrë aktive çështjet në skenën ndërkombëtare për Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë. Me këtë rast, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh mirënjohjen e sinqertë kryesisë së Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN) për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar për interesat e Maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Lëvizjen Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut nga Kanadaja me Kryetar z. Bill Nicholov, që ndihmon që shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë të paguajë kuotën vjetore të anëtarësimit dhe të jetë anëtare e barabartë i Unionit Federal të Kombësive Europiane (FUEN).
U shumëfishofshin përvjetorët dhe miqësitë tona me të gjitha kombet dhe pakicat në Europë.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë
Kryetar Nikolla Gjurgjaj

Komiteti për Pakicat Kombëtare vendosi të mos pranojë projekte me interes për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë reagon pasi Komiteti për Pakicat Kombëtare nuk pranoi asnjë projekt në thirrjen e parë për vitin 2025 të propozuar nga shoqatat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, reagon ndaj qëndrimit të pamatur dhe tejet diskriminues të Komitetit për Pakicat Kombëtare në mospërkrahjen e projekteve  të propozuar nga shoqatat e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.

Shoqatat maqedonase kanë aplikuar në konkurs me projekte të rëndësishme për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.

Maqedonasit kanë nevojë për mbështetje financiare nga Komitetit për Pakicat Kombëtare që kanë të bëjnë me kultivimin e traditave të maqedonasve që jetojnë në Republikën e Shqipërisë. Në këtë rast, Komiteti për Pakicat Kombëtare tregon se vetëm në mënyrë deklarative mbron Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, por për fat të keq maqedonasit ishin vetëm një numër në aplikimet që u dërguan në konkurs.

Kryetar i Shoqatës Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj

Koordinator i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për zonën e Gollobordës Fatri Fetahu