Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përshëndet hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky hap i rëndësishëm shënon një fazë të re dhe e afron atë me qëllimin strategjik – anëtarësimin e plotë në BE.

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë inkurajon Qeverinë të vazhdojë me përkushtim përmbushjen e të gjitha reformave të nevojshme, përfshirë ato që lidhen me garantimin e të drejtave të Pakicës Maqedonase dhe të gjitha pakicave të tjera në vend. Zbatimi i standardeve evropiane në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e identiteteve kombëtare është thelbësore për përparimin e suksesshëm në procesin e integrimit.

Me anëtarësimin në Bashkimin Europian, qytetarët shqiptarë nuk do të detyrohen më të kërkojnë pasaporta nga shtetet anëtare të BE-së, të cilat i përdorin ato për të ndikuar dhe asimiluar pakicat në Republikën e Shqipërisë.

Integrimi evropian mbështetet nga të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike ose fetare, dhe përfaqëson një aspiratë të përbashkët për një të ardhme më të sigurt, më demokratike dhe më të zhvilluar.

Shoqata Maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë