Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë përgëzon z. Georgij për fronëzimin e tij si Mitropolit i Dioqezës Dibër-Kërçovë
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, në emër të maqedonasve në Shqipëri, përgëzon z. Georgij për fronëzimin e tij si Mitropolit i Dioqezës Dibër-Kërçovë.
Më lejoni që, në emrin tim personal dhe në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, t’ju përgëzoj për fronëzimin tuaj si Mitropolit i ri i Dioqezës Dibër-Kërçovë.
Ju urojmë suksese të mëdha, vepra të mira dhe nderi e dinjiteti ju shoqëroftë dhe ju shoqëroftë vazhdimisht. I denjë!
Me respekt,
Nikolla Gjurgjaj,
Kryetar i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë