Shoqata Maqedonase “Ilinden” -Tiranë ndau çmimin “Ilinden” dhe çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” me rastin e trembëdhjetë vjetorit
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ndau çmimin “Ilinden” dhe çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” me rastin e trembëdhjetë vjetorit të themelimit dhe punës së frytshme të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, organet drejtuese të saj dhe Kryetari z. Nikolla Gjurgjaj sollën vendim për dhënjen e çmimit “Ilinden” dhe çertifikatës së mirënjohjes “Ilinden”. Çmimet dhe çertifikatat e mirënjohjes u jepen individëve për meritat e tyre të veçanta për angazhim në aktivitete që synojnë ruajtjen e identitetit maqedonas të anëtarëve të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Kështu edhe këtë vit disa njerëz u propozuan të marrin çmimin “Ilinden” dhe çertifikatën e mirënjohjes “Ilinden”. Nga të propozuarit u zgjodhën persona të cilët me angazhimin e tyre kontribuan për ruajtjen e traditës autentike të popullsisë maqedonase në Shqipëri. Çmimin “Ilinden” dhe çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” jepen dhe dorëzohen personalisht nga Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.
Këtë vit çmimin “Ilinden” i jepet:
- Lëvizja Ndërkombëtare Maqedonase për të Drejtat e Njeriut (LNMDNJ) – Kanada
- Prof. Dr. Danço Markovski – Ambasador i Repubikës së Maqedonisë në Tiranë, Republika e Shqipërisë
- Z. Halit Habip Oglu – Nënkryetar i Unionit Federal të Kombesive Evropiane (FUEN) dhe Kryetar i Federatës së Turqve nga Trakia Perëndimore në Evropë – Witten, Gjermani
Këtë vit çertifikatë mirënjohjeje “Ilinden” i jepet:
- Prof. Dr. Kimet Fetahu – Kryetar i Shoqatës Politike Maqedonase “Paqja”, një nga veprimtarët e parë të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, me origjinë nga zona e Gollobordës
- Prof. Dr. Vita Koja – Profesore në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, autore e tetë vëllimeve kushtuar folklorit të zonës së Gollobordës dhe aktiviste e Shoqatës Politike Maqedonase “Paqja”
- Z. Aleksandar Stojanovski – Shkup, Republika e Maqedonisë
- Z. Antonio Janeski – Shkup, Republika e Maqedonisë
Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë z. Nikolla Gjurgjaj përgëzon dhe falënderon fituesit e çmimeve për vitin 2022 me shpresën se ata do të shërbejnë si një nxitje për angazhimin e mëtejshëm të tyre për të punuar në interes të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.