Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon urgjentisht që pikëkalimi kufitar Xhepisht – Trebisht në zonën e Gollobordës të jetë i hapur 24 orë

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Dega në Gollobordë i kërkojnë Qeverisë së Shqipërisë pikëkalimin kufitar Xhepisht – Trebisht në zonën e Gollobordës i cili u hap në maj të vitit 2013. Qeveritë e Maqedonisë dhe Shqipërisë, në seancën e përbashkët të mbajtur në Pogradec më 15 dhjetor 2017, morën vendim që pika kufitare Xhepisht – Trebisht në zonën e Gollobordës të punojë 24 orë, por ende nuk funksionon. Lëvizja është veçanërisht e vështirë në periudhën e dimrit kur vendkalimi është i hapur nga ora 08:00 deri në orën 18:00, duke pasur parasysh situatën në periudhën e dimrit, lëvizja është më e kufizuar nga rrethanat natyrore si temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës dhe krijon probleme të mëdha në komunikim në zononën e Gollobordës. Shoqata Maqedonase “Ilinden” – Tiranë dhe Shoqëria Maqedonase “Ilinden” – Dega Gollobordë kërkojnë urgjentisht zgjidhjen e këtij problemi të madh për maqedonasit në zonën e Gollobordës. – thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kryetari Nikolla Gjurgjaj dhe kryetari i degës së Gollobordës, Fatri Fetahu.