Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon funksionimin 24 orësh të pikës kufitare Trebisht-Xhepisht

Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kërkon nga Qeveria e Shqipërisë dhe Maqedonisë për zbatimin e vendimit për funksionimin 24 orë të  të pikës kufitare Trebisht – Xhepisht në zonën e Gollobordës.

Kërkojmë nga Qeveritë e Shqipërisë dhe Maqedonisë funksionalizimin e plotë të pikës kufitare Trebisht – Xhepisht në zonën e Gollobordës, e cila është e nevojshme që njerëzit të komunikojnë më lehtë në të dyja anët e kufirit. Do të ndihmohen shumë edhe maqedonasit nga zona e Gollobordës, sepse do të rritet bashkëpunimi ekonomik mes banorëve në të dy anët e kufirit dhe një numër më i madh turistësh do të vizitojnë zonën e cila ka shumë bukuri natyrore dhe monumente kulturore dhe historike.

Ai kujton se në seancën e përbashkët të qeverive të dy vendeve, të mbajtur në Pogradec më 15 dhjetor 2017, u mor vendim që ky vendkalim të funksiononte 24 orë në ditë dhe se kjo ende nuk është zbatuar.

Vendkalimi është hapur në maj të vitit 2013 dhe të drejtën e përdorimit e kanë vetëm banorët e rajonit kufitar. Pas ndërtimit të rrugës së asfaltuar nga ana shqiptare mundësohet qarkullimi edhe me mjete motorike. Në periudhën e verës, pra nga 1 prilli deri më 31 tetor, funksionon nga ora 8 deri në 20, ndërsa në pjesën tjetër, pra nga 1 nëntori deri më 31 mars, nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

Vitet e fundit vërehet një frekuencë e shtuar, e cila vazhdon në dy muajt e parë, kur janë regjistruar gjithsej 7052 pasagjerë, që është mbi 15 për qind më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, në hyrje janë regjistruar gjithsej 3.643 udhëtarë dhe në dalje 3.409. Më vete, në hyrje janë regjistruar 165 dhe 150 shtetas maqedonas dhe 3.478 të huaj, përkatësisht 3.259 në dalje.