Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron 23 tetorin, ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë ju uron 23 tetorin, ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.
Më 23 tetor 1893, në shtëpinë e Ivan Haxhi Nikollovit në Selanik, Hristo Tatarçev, Dame Gruev, Petar Pop Arsov, Anton Dimitrov dhe Hristo Botaxhiev, formuan Komitetin Revolucionar Maqedonas, nga i cili më vonë doli Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – VMRO.
Organizata luftoi për çlirimin e Maqedonisë me forcat e veta, pa ndihmë nga jashtë. Formimi i VMRO-së nënkuptonte fillimin e lëvizjes së organizuar revolucionare maqedonase e cila, përmes Ilindenit 1903 dhe Republikës së Krushevës, përmes NOV-it, rezultoi në krijimin e një shteti modern të pavarur maqedonas.
Qoftë i përjetshëm ideali revolucionar maqedonas të respektojmë dhe festojmë këtë ditë madhështore.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë
Kryetari Nikolla Gjurgjaj