Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i uron suksese Presidentit Bajram Begaj me besimin se do të përpiqet të përmirësojë të drejtat e pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i uron suksese Bajram Begaj, i cili mbrëmë mori zyrtarisht funksionin е Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Më lejoni që në emër të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe në emrin tim personal t’ju uroj suksese në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Duke ju uruar suksese në kryerjen e detyrës suaj, besojmë se do të përmirësoni të drejtat e pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë. Ju uroj shëndet dhe suksese në punën tuaj, thuhet ndër të tjera në urimin e nënshkruar nga Kryetar i Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj.