Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Dega në Gollobordë kerkon formimin e bashkisë Golloborda dhe Gora, kane kaluar 9 vjet nga ndarja territoriale dhe nuk ka begati për Gollobordën dhe Gorën

Pas nëntë viteve të reformës së organizimit territorial të vetëqeverisjes lokale, zonat e Gollobordës dhe Gorës, ku jetojnë maqedonas, mbetën të pazhvilluara dhe u vështirësuan shërbimet nga administrata shtetërore dhe vetëqeverisja lokale. Në vitin 2014, qeveria komunën Trebisht, Ostren dhe Steblevë në zonën e Gollobordës, për t’i bashkuar dy të parat me komunën e Bulqizës, si dhe komunat Shishtavac dhe Zapot në zonën e Gorës, të cilat janë bashkuar Bashkisë Kukës. E vetmja komunë maqedonase në Republikën e Shqipërisë mbeti komuna e Pustecit në zonën e Prespës. Përkundër kërkesave të komunitetit maqedonas në vitin 2014, Qeveria nuk i plotësoi kërkesat e tyre për themelimin e komunave të Gollobordës dhe Gorës! Maqedonasit në zonat e Gollobordës dhe Gorës, e konsiderojnë shfuqizimin e komunave një hap prapa në respektimin e të drejtave të pakicave në Republikën e Shqipërisë. Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë e rifreskojnë edhe një herë kërkesën e para vitit 2014, që Qeveria të propozojë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Komunat me themelimin e dy komunave: Komunës Gollobordë dhe Komunës Gorë. Shoqata  maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Shoqata maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë e konsiderojnë se kryetarët e komunave nuk duhet të emërohen nga Qeveria por të zgjidhen në zgjedhje nga qytetarët, për shkak të besimit të tyre në sistemin dhe zgjidhjes së menjëhershme të problemeve komunale. – thuhet në njoftimin e nënshkruar nga kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë Nikolla Gjurgjaj dhe kryetari i degës për Gollobordën Fatri Fetahu.