Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon përpjekjet e Sofjes për të keqpërdorur shëndetin e banorëve të zonës së Prespës
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër përpjekjet e Sofjes për të keqpërdorur shëndetin e banorëve të zonës së Prespës.
Më 11 shtator 2026, u kryen ekzaminime nga mjekë bullgarë, në ambulancën shtetërore në Pustec. Është e qartë për të gjithë se shteti bullgar ka ushtruar presion të paparë ndaj maqedonasve në Republikën e Shqipërisë për vite me radhë.
Gjithashtu është e qartë për maqedonasit në të gjithë Republikën e Shqipërisë se fushata për ekzaminime falas, është një karrem shtesë për popullsinë e zonës së Prespës që të deklarohen si bullgarë.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh keqardhjen e saj që figurat më të larta të shtetit shqiptar, si dhe Bashkia Pustec lejojnë të shantazhohen nga politikanët bullgarë në kurriz të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë dhe se i nënshtrohen këtij shantazhi. Për më tepër, çmimin e shantazhit nga Sofja ndaj udhëheqjes politike të shtetit tonë e paguan Minoriteti Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje institucioneve shqiptare dhe evropiane të merren me sulmet të paskrupullta të emisarëve bullgarë ndaj maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.
Dëshirojmë t’ju kujtojmë se mosveprimi i institucioneve shtetërore për të mbrojtur shtetasit e vet ka çuar në asimilimin e Minoriteti Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë