Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër aktin e vrasjes të gjyqtarit Astrit Kalaja
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër aktin e vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon me ashpërsi aktin dhe autorin që qëlloi mbi Ligjin dhe zbatuesin e saj. Konfliktet pronësore e gjyqësore zgjidhen përmes ligjit dhe jo vetëgjyqësisë kriminale.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kalaja për humbjen e madhe dhe kolegëve për boshllëkun që do të lërë në veprimtarinë e tyre të përditshme dhe gjithë sistemit të drejtësisë për këtë humbje të rëndë.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë