Rezoluta e paraqitur nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, e miratuar nga FUEN, u është dorëzuar institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare
Rezoluta e miratuar nga Unioni Federal i Kombësive Evropiane dhe e paraqitur nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, u është dorëzuar të gjitha institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare, si dhe me qëllim njohjen e tyre edhe me ato maqedonase.
Nikolla Gjurgjaj, Kryetar i Shoqatës pret që institucionet shqiptare të ndërmarrin aktivitete të përshtatshme dhe se edhe institucionet ndërkombëtare do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë.

Me Rezolutën, në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, FUEN i bën thirrje Republikës së Shqipërisë, Komitetit për Minoritetet, i cili është një organ qeveritar, të transformohet në Ministri për Minoritetet Kombëtare. Gjithashtu i bën thirrje qeverisë shqiptare të ratifikojë Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale të Minoriteteve, tha Nikolla Gjurgaj, Kryetar i Shoqatës.
Rezoluta u miratua unanimisht nga Asambleja e Përgjithshme e Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), në Kongresin e saj të 69-të në Bolzano, Tirolin Jugor, Itali, ku morën pjesë përfaqësues të 105 organizatave anëtare nga 36 vende të Evropës.