Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë realizoi takim me kryetarin e Këshillit Qendror të Maqedonasve në Gjermani, Robert Klenkoski dhe nënkryetarin Goran Nikoloski
Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj në kuadër të Kongresit FUEN që u mbajt nga data 29 shtator deri më 2 tetor 2022 në Berlin, pati takim me kryetarin e Këshillit Qendror të Maqedonasve në Gjermani, Robert Klenkoski dhe nënkryetari Goran Nikoloski. Përfaqësuesit e Këshillit Qendror të Maqedonasve në Gjermani vizituan stendin e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë. Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Qendror të Maqedonasve në Gjermani u njoftuan për ngjarjet e fundit lidhur me pozitën aktuale të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Ata u njohën edhe me aktivitetet e Shoqatës, e cila prej vitesh është subjekt aktiv në mesin e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Përfaqësuesit e Këshillit Qendror të Maqedonasve në Gjermani, nga ana e tyre, informuan për aktivitetet dhe pozitën e maqedonasve në Republikën Federale të Gjermanisë. Në bisedën e përzemërt u shpreh një qëndrim i përbashkët për nevojën e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Këshillit Qendror të Maqedonasve në Gjermani për më shumë aktivitete të përbashkëta lidhur me çështje të rëndësishme për maqedonasit në disa fusha.