Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, zhvilloi takime me përfaqësues të pakicave sllave në Evropë

Kryetari i shoqërisë maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj gjatë seminarit të 25-të të grupit punues të pakicave sllave në Evropë në FUEN, i cili u mbajt nga 17 deri më 20 nëntor 2022 në Vjenë, Austri, takimi më i madh i pakicave sllave në Evropë. Në seminar morën pjesë 52 përfaqësues nga organizatat anëtare të grupit punues të pakicave sllave në Evropë (AGSM) në FUEN nga dymbëdhjetë vende evropiane. Në punën e tij përveç të tjerëve mori pjesë edhe kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj. Ajo që ishte jashtëzakonisht pozitive për maqedonasit në Republikën e Shqipërisë ishte fakti se u prezamtua“Pozita e maqedonasve në Shqipëri dhe pozita e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe problemet që kanë maqedonasit në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë seminarit, kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, pati takime me dr. Angelika Mlinar, sllovene në Austri, kryetare e Grupit Punues të Pakicave Sllave në Evropë (AGSM), ish-ministre përgjegjëse për zhvillim, projektet strategjike dhe kohezioni në Slloveni, ish eurodeputete 2014/2019, ish-anëtare e Këshillit Kombëtar të Austrisë 2013/2014, ish nënkryetare e FUEN 2019-2022, në Parlamentin austriak me deputeten e Partisë së Gjelbër, znj.Olga Voglauer, slloven në Austri, me Evgenia Natsulidou, përfaqësuese e organizatës “Krste Misirkov (Lëvizja për promovimin e gjuhës amtare maqedonase)” të pakicës maqedonase në Republikën e Greqisë, dhe me Marinko Cullafiq, Kryetar i shoqatës Komunitetit Malazez në Republikën e Shqipërisë

Kryetarja e Grupit Punues të Pakicave Sllave në Evropë (AGSM) Dr. Angelika Mlinar, sllovene në Austri, ish-ministre përgjegjëse për zhvillimin, projektet strategjike dhe kohezionin në Slloveni, ish eurodeputete 2014/2019, ish-anëtare e Këshillit Kombëtar të Austrisë 2013 /2014, ish nënkryetar i FUEN 2019-2022

Në Parlamentin austriak me deputeten e Partisë së Gjelbër, znj. Olga Voglauer, sllovene në Austri

Evgenija Natsulidou, maqedonase nga Maqedonia e Egjeut, përfaqësuese e organizatës “Krste Misirkov (Lëvizja për promovimin e gjuhës amtare maqedonase)” të pakicës maqedonase në Republikën e Greqisë

Marinko Cullafiq, Kryetar i shoqatës Komunitetit Malazez në Republikën e  Shqipërisë