Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, u takua me Emilija Potevska-Popivoda, Drejtoreshë e Qendrës Kulturore –  Informative Maqedonase në Tiranë

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, u takua sot me Emilija Potevska-Popivoda, Drejtoreshë e Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Tiranë.

Në takimin e punës u diskutuan çështje që lidhen me problemet e Minoritetit Kombëtar Maqedonas në Republikën e Shqipërisë.

Në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, i dhurova Drejtoreshës të Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Tiranë kopje të gazetës maqedonase “Ilinden”.