Kryetari i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi çmimin “Ilinden” kryetarit të Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), Lorant Vince

Kryetari i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, në kuadër të Kongresit FUEN në Berlin, i dorëzoi çmimin“Ilinden” kryetarit të Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), Lorant Vince. “Ishte nder i madh për mua, që në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, t’i dorëzoja personalisht çmimin “Ilinden” Lorant Vince, kryetarit të Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN). Çmimin“Ilinden” i është dhënë Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) në vitin 2020 për shkak të pandemisë, është ndarë në kuadër të Kongresit FUEN në Berlin”, tha Gjurgjaj. Lorant Vince shprehu falënderimet e tij në emër të Unionit Federal të Kombësive Evropiane (FUEN). Nikolla Gjurgjaj shprehu shpresën se ky bashkëpunim dhe marrëdhënie do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, dhe se çdo angazhim i tij për Pakicën Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë është i mirëpritur dhe i vlerësuar shumë. Çmimi “Ilinden” u jepet personave që kanë dhënë një kontribut të veçantë në jetën, historinë, kulturën dhe ruajtjen e traditave autentike të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.