Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi Certifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” Matic Germovshek Žnidaršič, koordinator i Grupit Punës të Pakicave Sllave në FUEN

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj në kuadër të Kongresit FUEN në Berlin, i dorëzoi Certifikatën e Mirënjohjes “Ilinden” z. Matic Germovshek Žnidaršić, koordinator i Grupit Punës të Pakicave Sllave (AGSM) në Unionin Federal të Kombësive Evropiane (FUEN). Ishte nder i madh për mua, në emër të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe në emër të Pakicës Kombëtare Maqedonase në Republikën e Shqipërisë, t’ia dorëzoja personalisht z. Matic Germovšek Žnidaršić, Koordinator i Grupit Punës të Pakicave Sllave (AGSM) pranë Unionit Federal të Kombesive Evropiane, Certifikata e Mirënjohjes “Ilinden” është dhënë në vitin 2021 Grupit të Punës të Pakicave Sllave (AGSM) për shkak të pandemisë së Covid-it, është ndarë në kuadër të Kongresi i FUEN në Berlin, tha Gjurgjaj angazhimi për pakicën kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë është i mirëseardhur. Certifikata e Mirënjohjes “Ilinden” u jepet personave që kanë dhënë një kontribut të veçantë në jetën, historinë, kulturën dhe ruajtjen e traditave autentike të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.