Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, i dhuroi Biblotekës Kombëtare “Grigor Prliçev – Ohër” të gjithë numrat  e gazetës “Ilinden”

Kryetari i Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, mori pjesë në manifestimin e organizuar nga Bibloteka Kombëtare “Grigor Prliçev – Ohër” me rastin e Shën. Klimenti i Ohrit – Shënjt mbrojtës i Ohrit. Në këtë manifestim prof.dr.Pavle Mitreski dhe prof. Dr Naum Tselakoski. Festimi përfshinte promovimin e bashkëpunimit në mes të Shoqatës Maqedonase “Ilinden” – Tiranë dhe Biblotekës Kombëtare “Grigor Prliçev – Ohër” . Në të njëjtën kohë, z. Gjurgjaj dhuroi të gjithë numrat  e gazetës “Ilinden” dhe botime të tjera të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë.

Me këtë rast ai shprehu besimin se botimet do të pasurojnë koleksionin e literaturës dhe periodikëve për maqedonasit në Shqipëri, i cili gjendet në Bibliotekën Kombëtar “Grigor Prliçev – Ohër”. Në fjalën e tij, z. Gjurgjaj falënderoi z. Milço Jovanoski, për bashkëpunimin dhe interesimin për donacionin e gazetës maqedonase “Ilinden” dhe edicioneve të tjera të Shoqatës.

Nga ana e saj dhe kryesia e Biblotekës Kombëtar  “Grigor Prliçev – Ohër”, falënderoi kryetarin e shoqatës Nikolla Gjugjaj për donacionin, duke theksuar se pasuron fondin e Bibliotekës me këtë material të rëndësishëm informues për jetën dhe veprimtarinë e maqedonasve në Republikën e  Shqipërisë. Me këtë rast, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë ua uron ditën e Shënjt mbrojtës i Ohrit dhe punonjësve të Biblotekës Kombëtar “Grigor Prliçev – Ohër”, me besim për bashkëpunim të mëtutjeshëm.