Kryetari i Shoqaës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dorëzoi çmimin “Ilinden” Halit Habip Oglu, kryetar i Federatës së Turqve nga Trakia Perëndimore në Evropë dhe nënkryetar i FUEN

Kryetari i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj, në kuadër të Kongresit FUEN në Berlin z. Halit Habip Oglu, kryetar i Federatës së Turqve nga Trakia Perëndimore në Evropë dhe nënkryetar i Unionin Federal të Kombësive Evropiane (FUEN), i dorëzoi çmimin  “Ilinden”. “Ishte nder i madh për mua, në emër të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe në emër të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, t’i jepia çmimin “Ilinden” z. Halit Habip Oglu, kryetar i Federatës së Turqve nga Trakia Perëndimore në Evropë dhe nënkryetar i Unionin Federal të Kombësive Evropiane (FUEN)- tha Gjurgjaj. Z. Halit Habip Oglu, Kryetar i Federatës së Turqve të Trakisë Perëndimore në Evropë me seli në Witen të Gjermanisë dhe nënkryetar i Unionin Federal të Kombësive Evropiane (FUEN) përshëndeti të gjitha përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë në drejtim të avancimit të pozitës dhe të drejtave të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë, ndërsa z. Gjurgjaj shprehu mirënjohjen për qëndrimin dhe përkushtimin e presidentit Halit Habip Oglu ndaj maqedonasve në Republikën e Shqipërisë gjatë tre mandateve të tij si nënkryetar i Unionit Federal të Kombeve Evropiane, për të cilin me kënaqësi të veçantë ia dorëzoi çmimin. Nikolla Gjurgjaj shprehu shpresën se ky bashkëpunim dhe marrëdhënie do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, dhe se çdo angazhim i tij për pakicën kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë është i mirëpritur dhe vlerësuar lart. Çmimi “Ilinden” u prezantua me rastin e 10-vjetorit të themelimit të shoqatës. Ajo u jepet personave që kanë dhënë një kontribut të veçantë në jetën, historinë, kulturën dhe ruajtjen e traditave autentike të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë. Këtë vit çmimit ishte për z. Halit Habip Oglu, President i Federatës së Turqve të Trakisë Perëndimore në Evropë me qendër në Witen, Gjermani, dhe nënkryetar i Unionit Federal të Kombësive Evropiane.