Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas reagimit të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë korrigjoi posterin dhe tani qëndron pakica kombëtare maqedonase
Pas reagimit të Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve korrigjoi posterin në gjuhën maqedonase duke e emërtuar si pakicë kombëtare maqedonase, e njohur zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë. Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh mirënjohjen për zgjidhjen e shpejtë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.