Shoqata maqedonase “Ilinden” -Tiranë është befasuar nga informacioni i sajuar në emisionin “Fshatrat e Shqipërisë”
Më 8 maj 2021, një emision për fshatin Kërçisht i epërm u transmetua në televizionin Top Channel. Pas publikimit të këtij emisioni për fshatin Kërçisht i epërm i cili ndodhet në afërsi të Maqellarës, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë reagon ndaj informacionit të sajuar në emisionin “Fshatrat e Shqipërisë” nga gazetarja Ilnisa Agoli.
Në emision janë paraqitur të pavërtetë historike se vllehët jetonin në fshatin Kërçisht i epërm, kështu shtrembërohet e vërteta, se maqedonasit janë ata që jetuan, studiuan, ndërtuan kisha në këtë fshat. Të dhënat në lidhje me emërtimin e kishave dhe të kaluarën e tyre janë gjithashtu të trilluara.
E njëjta gjë vlen edhe për shmangien e qëllimshme të mbishkrimeve në varrezat fshatin Kërçisht i epërm, ku do të shikoheshin qartë se ishin emra dhe mbiemra maqedonas.
Me këtë rast, dëshirojmë t’i referohemi dokumentacionit origjinal që i referohet për fshatin Kërçisht i epërm, të cilin autorët patjetër duhet ta kenë parasysh. Përveç nëse qëllimi i tyre ishte të falsifikonin historinë dhe të vërtetën. Dhe në emër të së vërtetës do të tregojmë një dokument origjinal nga dokumentacioni i shumtë për këtë fshat.
VDEKJE FASHIZMIT
LIRI POPULLIT
Tiranë më 11/2/1946
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARËSIMIT
Nr. Prot 92/13
Shkurtimi: Mbi hapjen e shkollës maqedonase në Kërçisht
Gjegje shkr. Nr. 316 dt 28.01.1946
KOMITETIT EKZEKUTIV TË PREFEKTURËS
(Seksionit të Arsimit)
PESHKOPI
Merret parasysh lutja e banorëve të katundit Kërçisht i epërm për çeljen e njij shkolle në gjuhë maqedonisht në atë katund. Në shkollën në fjalë mësimet do të zhvillohën në gjuhë maqedonisht, por që prej klasës së 3 të fillore e nalt do të bhen edhe nga tri orë gjuhë shqipe në javë. Shkolla do të veprojë si mbas programës regullorevet e ligjevet të Shtetit tonë.
MINISTRI I ARSIMIT:
(Prof. Kostaq Cipo)
Kryeministrisë
Drejt. Ars. Fillor
Zyrës Personelit
Tiranë
Për njoftim
MINISTRI I ARSIMIT:
(Prof. Kostaq Cipo)
Kryesia e Këshillit të Ministrave
Nr. 254 12.02.1946

Nëse autorët e emisionit do të përpiqeshin të gjenin të paktën një dokument në lidhje me historinë e fshatin Kërçisht i epërm në Maqellarë, ata do të kishin ditur që çdo vit të Shtunën e parë pas Ditës së Shpëtimit, maqedonasit mblidhen në fshat në takim të përbashkët që prej 10 viteve.
Në emër të tyre, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë fton të gjithë të interesuarit të dëgjojnë historinë dhe të vërtetën rreth fshatit Kërçisht i epërm në Maqellarë për t’u bashkuar me Maqedonasit në takimin vjetor në kishën e Shën. Dhimitrit në fshatit Kërçisht i epërm.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë është befasuar nga kuazi “informacionet” që në këtë emision ju ishin servirur teleshikuesve Shqipëtarë, cka ka bërë që profesioni i gazetarise në Shqipëri të jetë diletant dhe i padenje për respekt.