Urime nga Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë me rastin e ditës së Iluministëve Maqedonas dhe gjithsllavë Shën Kiril dhe Metodi
Me rastin e 24 majit, ditës së arsimtarëve Maqedonas dhe sllavë, shenjtorëve Kiril dhe Metodi, Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë i dërgoi një mesazh urimi Kryepeshkopit të Ohërit dhe Maqedonisë z.z Stefan dhe të gjithë maqedonasve kudo që janë.
Më lejoni që në emrin tim personal, në emër të shoqërisë dhe të gjithë maqedonasve në Shqipëri, juve personalisht, klerit dhe të gjithë besimtarëve Orthodhoksë, maqedonasve kudo që janë, t’ju uroj 24 majin, ditën e Iluministëve Maqedonas dhe gjithsllavë Shën Kiril dhe Metodi.
Kremtimi nderon vëllezërit e shenjtë nga Selaniku, Shën Kiril dhe Metodi, si themelues të shkrim-leximit dhe letërsisë sllave, themelues të alfabetit të parë sllav – glagolitik, të cilët janë përgjegjës për zhvillimin kulturor si të popullit maqedonas, ashtu edhe të mbarë popujve sllavëve.
Kontributi i tyre i madh është me vlerë të paçmueshme, sepse ka mbetur vetëm fjala e shkruar dhe përmes së cilës transmetohet dituria dhe urtësia e njeriut. Vepra e shenjtorëve Kiril dhe Metodi jetoi me shekuj, jeton dhe do të jetojë përgjithmonë. Le të festojmë ditën e arsimtarëve Maqedonas dhe gjithësllavë Shën. Kiril dhe Metodi.