Etiketë: <span>Strugë</span>

Kryetari i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Nikolla Gjurgjaj i dha Mirënjohje “Ilinden” z. Dejan Kosteskit, kryetar i klubit të hendbollit “Enhalon”, Strugë

Me vendim të Shoqatës, me rastin e 15 vjetorit të themelimit të Shoqatës, z. Dejan Kosteski, Kryetar i Klubit të hendbollit “Enhalon”, Strugë, Republika e Maqedonisë, i dha Mirënjohje “Ilinden”.

Sot ishte nderi im në emër të shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë që personalisht t’ia dorëzoj mirënjohjen “Ilinden” z.Dejan Kosteski, kryetar i klubit të hendbollit “Enhalon”, Strugë, Republika e Maqedonisë.

Në vitin 2022, Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe Klubi i Hendbollit “Enhalon”, Strugë, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi.

Mirënjohje u ndahen individëve dhe institucioneve që me angazhimin e tyre kanë kontribuar më së shumti në përmirësimin e jetës, historinë, kulturën dhe ruajtjen e traditës autentike maqedonase të popullsisë maqedonase në Republikën e Shqipërisë.